Tri ministri pa portofol
Tri ministri pa portofol
Tri ministri pa portofol
Besnik Boletini
Ndarja e fundit e pushtetit!
Prishtinë, prill
Koalicioni qeveritar nuk ka ide se si do të ndajë hiset e ardhshme të pushtetit, të cilat do të krijohen me miratimin e ligjit për qeverinë. Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, që pritet të miratohet së shpejti i mundëson kryeministrit, që në përputhje me këtë ligj, të emërojë tre ministra pa portofol, por për këtë duhet paraprakisht të vendosë koalicioni se cila parti do të qeverisë me dy nga ministritë e ardhshme.
Sipas nenit 19 i këtij Projektligji ku thuhet: “Ministrat pa portofol janë anëtarët e Qeverisë, të cilët udhëheqin fusha të caktuara të politikës qeveritare, të identifikuara si prioritete, pa qenë në krye të një portofoli klasik ministror. Ata vendosen pranë kryeministrit dhe asistohen nga struktura, të cilat i takojnë Qeverisë”.
Po ashtu nuk dihet ende se çfarë sektorësh do të përfaqësojnë këto ministri, sepse sipas zëdhënësit të qeverisë Memli Krasniqi, ky është vetëm një draft, por pritet që të aprovohet në qeveri dhe të procedohet në Kuvend. “Projektligji është në proces, tashmë ka përfunduar puna, kanë mbetur konsultimet e fundit për t’u diskutuar në një nga mbledhjet e kabinetit qeveritar, dhe nëse aprovohet atëherë procedohet për në parlament, vetëm pas miratimit final do të ketë kapacitete implementimi, mirëpo tash për tash ky është vetëm një projektligj, pra është vetëm tekst”, thotë Krasniqi, duke shtuar se nuk mund të flitet për proceset të tjera, si për rëndësinë, apo cilit subjekt politik do t’i takojnë këta ministra pa portofol. Ndërsa, Ramë Manaj, zëvendëskryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i LDK-së, thotë se është shumë herët të flitet për çështjet se me çka do të merren këta ministra, dhe cilit subjekt politik mund t’i takojnë, sepse duhet pritur që projektligji të miratohet, pra të bëhet i aplikueshëm. “Ende nuk dihet se cili do të jetë drafti përfundimtar, që do të aprovohet në qeveri, pra nuk mund të flasim për fushat që do angazhoheshin këta ministra pa miratimin e këtij Projektligji. Ndërsa, sa i përket ndarjes së këtyre ministrave pa portofol, Manaj thotë se është herët të flitet për një gjë të tillë. “Është shumë herët të flitet se si do të ndahen këta ministra pa portofol, njëherë duhet të presim miratimin final të këtij Projektligji, dhe pas miratimit final, do të diskutohet me partnerin në koalicion”, thotë ai, duke mos dashur të jap asnjë lloj premise për ndarjen e pushtetit.
Ky projektligj, është i rëndësishëm për faktin që mundëson të ketë institucione efikase dhe të qëndrueshme, vlerëson zëdhënësi i LDK-së, Vehbi Miftari. “Plotësimi i kuadrit ligjor dhe funksionimi i institucioneve, mbështetur në këtë kornizë ligjore është shumë i rëndësishëm, është pjesë e ndërtimit të demokracisë, po ashtu edhe të institucioneve të qëndrueshme dhe efektive”, thotë zëdhënësi i LDK-së Vehbi Miftari, duke shtuar se ky projektligj është një mundësi shtesë për kabinetin qeveritar që të bëjë politika që nuk janë të mbuluara nga resorët ekzistuese. Ndërsa, sa i përket ndarjes dhe angazhimit eventual të tyre për çështjet përkatëse, zëdhënësi Miftari thotë se pasi që të miratohet ligji, do të bisedohet me parterin e koalicionit për fushat ku ka nevojë të angazhohen këta ministra, dhe se cilit subjekt politik do t’i takojnë. “Ky është vetëm një projektligj, dhe duhet që të kalojë nëpër proceduara të miratimit, duhet që të presim deri te miratimi final, pastaj me partnerin në koalicion do të ulemi dhe të bisedojmë për mënyrat e ndarjes së këtyre ministrave pa portofol”, gjithashtu, Miftari, konsideron se nuk pritet që të ketë ndonjë mosmarrëveshje, apo ngecje të procesit gjatë ndarjes së këtyre ministrave.
Qëndrim të përafërt ka edhe Blerand Stavileci zëdhënës i PDK-së, krijimin e ministrave pa portofol e konsideron të një rëndësie të veçantë për funksionimin sa më të mirë të institucioneve. “Ne besojmë në punën e eksperteve, por nuk dihet akoma se çka do të përmbajë ky projektligj krejtësisht, por edhe këta ministra pa portofol do ta kenë rëndësinë e tyre, për t’i kontribuar zhvillimit të vendit”, thotë Stavileci.
Gjithashtu, edhe PDK-ja, nuk pret që të këtë ndonjë mosmarrëveshje, me partnerin në koalicion LDK-në, për çështjen se si do të ndahen ministrat pa portofol, por edhe PDK-ja, mban qëndrimin se duhet të pritet deri në miratimin e plotë të projektligjit për Qeverinë e Kosovës. “Qëndrimi jonë si parti politike është se duhet pritur miratimin përfundimtar të këtij projektligji, dhe pastaj do të diskutohet me partinë në koalicion, së si do të ndahen këta ministra. Në këtë proces nuk presim që të ketë ndonjë mosmarrëveshje”, u shpreh Stavileci
Aktualisht Qeveria e Kosovës ka 17 ministri, prej të cilëve tetë janë nga radhët e PDK-së, gjashtë nga radhët e LDK-së dhe tre nga komunitetet pakicë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PDK-ja i ofron AAK-së 7 ministri dhe zëvendëskryeministrin
» Ministri e Punëve të Pista
» Ramushi zv/kryeministër dhe 4 ministri për AAK-në
» Kosova me Ministri për Diasporën
» Gorani: Ministri për veriun?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi