Skicë: Aty ku zbrazëtia dhemb më shumë se plagët

Isha në spital të shikoja Gjergj Ndrecën. Në ditën që po thyhej nën fantazmat e flakëve të Gjergjit, mu duk se ish krijuar një boshllëk i madh, të cilin mund të ma zbuste vizita në spital. Kisha folur me të disa herë kur ishte në grevë të urisë. Darkave, para se të mbyllja gazetën, telefoni i tij ishte një arsye për të qenë më i qartë për dramën e tyre dhe cinizmin e qeverisë. Rallëherë të ndodh që të vendosësh një raport të tillë me një qytetar të zakonshëm, që të jetë aq i qartë dhe aq i drejtpërdrejt për dramën e vet dhe të shoqërisë ku jeton. Ishte i qartë se Berisha nuk e ndan shoqërinë në ish- të persekutuar dhe ish- komunistë, por në mbështetës dhe kundërshtarë të tij për momentin. Siç ndodh me çdo njeri pa parime. Dhe kjo mjaftonte që ai të mos shikonte dritë në horizont tek pushteti.
Spitali i djegieve plastike, ku Ndreca është shtruar, ishte i qetë. Disa kamera në oborrin e tij janë i vetmi interes publik për “heroin e vetmuar”, që dergjet në sallën e reanimacionit. Gruaja e tij, së bashku me një fëmijë që e thërriste Lizi, ishin tek shkallët. Disa të afërm të tyre ishin bashkë me të, por njeriu më i fortë ngjante vet gruaja e Gjergjit. U shpjegonte të gjithëve gjendjen e tij dhe u jepte kurajë. Në kat të dytë, dy policë ruanin hyrjen në pavijon. Gjergji ishte i pavizitueshëm. Djegia që vërtitej mes shkallës së dytë dhe të tretë, sipas mjekëve, ishte e fortë, por rreziku për jetën dukej se ishte larguar, nëse organizmi reagon normalisht.
Zbrita sërish në kat të parë ku priste gruaja dhe fëmija e Gjergjit. Gruaja ishte bërë nervoze, pasi Lizi donte doemos të hynte brenda ta shikonte babin e vet. Nëna e qetësonte se babi është mire dhe ajo nuk mund të hynte. Dialogu mes nënës dhe fëmijë ishte e vetmja gjë nervoze në atë korridor të boshatisur pa asnjë njeri. Disa infermiere që silleshin rrotull, kalonin të bezdisura nga gjithë kjo skenë.
Pak kohë më parë kishin qenë disa deputetë të opozitës. Paradite dhe disa ish- të burgosur. Një prej tyre, një djalë nga Bulqiza, që ka qenë i përndjekur, më kërkoi dhomën ku ishte Ndreca. Kishte ardhur vetëm dhe kish drojë të pyeste gjithkënd.
Bisedova me dr. Xhepën, një mjek të njohur që punon tek djegiet plastike dhe më shpjegoi në telefon pak a shumë gjendjen e tij dhe shpresat për mbijetesë dhe shërim. Roja privat i spiralit më përcolli deri tek dera gjithë pezëm pa folur.
Në korridoret e spitalit më dukej se më shumë se plagët e Gjergjit, digjte zbrazëtia. Hipa në makinë të kthehesha në redaksi. Duke kaluar në bulevard pashë dhjetëra makina të qeverisë dhe trupës diplomatike. U kujtova që kishte festë gazeta Panorama. Nuk mungonte asnjë. Edhe Edi Rama me Sali Berishën, që gjenden njëri në Uashington e tjetri në Strasburg, kishin përshëndetur paraprakisht. Edhe katër presidentët e tjerë ishin pranë tortës. Mu duk vetja i tepërt dhe vazhdova rrugën. Në zyrë nuk më punohej më. Hapa faqen e gazetës dhe pashë qindra komente online dhe shkrime që mbështesnin Gjergj Ndrecën. Gjergjin, që ishte vetëm në spital, me gruan dhe fëmijën tek shkalla, me qera të papaguar dhe rrogë të pamarrë prej vitesh dhe me peshën e plagëve të djegura në shpinë, për të trimëruar këta shqiptarë anonimë pas kompjuterit. Me fjalë mbështesnin Gjergjin, por në pushtet mbajnë ata që ishin në Rogner, tek festa e një gazete, që i bën të ndihen në pushtet. Aty, ku nuk mungonte asnjë dhe tek Gjergji, ku mungonin të gjithë.
BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
» Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin
» Sami Repishti: Zbrazëtia shqiptare më ngjall frikë!
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi