Vetëvendosje: Rrëzim i Qeverisë në vend të aleancës për bisedime
Faqja 1 e 1
Vetëvendosje: Rrëzim i Qeverisë në vend të aleancës për bisedime
Vetëvendosje: Rrëzim i Qeverisë në vend të aleancës për bisedime
Sot lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me rezolutën e propozuar nga PDK, AAK dhe grupet e koalicionit qeverisës.
Në këtë konferencë folën Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Shpend Ahmeti, nënkryetar i VETËVENDOSJE!-s.
Më poshtë janë qëndrimet e paraqitura në konferencë.
Kur po vjen rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?
Në kohën kur Qeverisë së Hashim Thaçit po i lëkunden themelet në njërën anë nga zërat e brendshëm kritik brenda PDK-së; në kohën kur deputetët e pakënaqur po e braktisin koalicionin qeverisës; në kohën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! po përpiqet që t’i bashkojë subjektet opozitare për t’i dhënë fund mandatit të kësaj Qeverie të korruptuar përmes një mocioni të mosbesimit i cili ende është në fuqi dhe të cilit kanë kohë t’i bashkohen ende subjektet opozitare.
Kush po i ndihmon kësaj Qeverie?
AAK-ja që ia mundësoi kësaj Qeverie vazhdimin e procesit të privatizimit dhe shpronësimin kriminal të qytetarëve të Kosovës nga pasuria jonë publike, tash po i bashkohet Qeverisë për negociata me Serbinë. Pikërisht këtë më së shumti e do pushteti, që t’i shërbesh pa të shpërblyer fare. Që t’i shërbesh deri sa je në opozitë. E kjo ndodh vetëm në Kosovë.
Çfarë përmban Rezoluta?
Në këtë rezolutë flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, vetë propozuesit e rezolutës, në këtë rast PDK, AAK dhe satelitët tjerë, e kanë pranuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë abnormale. Asnjë fjalë të vetme në atë Rezolutë nuk e kemi se përse ato marrëdhënie nuk janë normale? Dihet se çka ka bërë Serbia në Kosovë. E përkundër këtij fakti tash po thërrasin në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, thua se ka ndryshuar diçka në Serbi, apo ka ndryshuar diçka që këta t’i bëjë që të jenë më të hapur ndaj Serbisë.
Në fakt ka ndryshuar diçka, por ka ndryshuar vetëm për të keq. Pra, Serbia vazhdimisht mban politikën e njëjtë, nuk pendohet për krimet që i ka bërë, e për me keq tani kthen në pushtet Tomislav Nikoliçin.
Rezoluta thotë se si duhet të jenë rezultatet e dialogut. Pra, që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën, sovranitetin, integritetin territorial e kështu me radhë. Çështja themelore që shtrohet është: a mos vetë hyrja në këtë dialog ku do të flitet për Kosovën e për integritetin territorial të Kosovës, do të flitet për veriun e për problemet e brendshme të Kosovës, është antikushtetues, është kundër sovranitetit, është kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës? Nuk kemi çka të flasim se cilat do të jenë rezultatet, por duhet të flasim se cili është kuptimi i hyrjes në këtë dialog. E kjo rezolutë na e bën të qartë.
Cënim i sovranitetit është që sot po qëndron në Kosovë Vulini, kryetari i zyrës së Serbisë për Kosovën, pa leje të autoriteteve të Kosovës, në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me sovranitetin dhe integritetin territorial. Ai po bën propagandë tek qytetarët serb se si mos ta njohin shtetin e Kosovës. Veprimtaria e strukturave kriminale të Serbisë brenda Kosovës në veri e kudo ku munden, është cënim i sovranitetit. Mos të na flasin se si sovraniteti “mund të cënohet”, sepse sovranitetin po lejojnë çdo ditë që të na cënohet. E, kjo nuk zgjidhet duke biseduar me Serbinë, por duke e marrë në duar mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.
Çfarë është kundër sovranitetit dhe shtetësisë, është hyrja në këtë dialog. Sepse në të do të flitet vetëm kundër shtetësisë sonë, për të bërë kompromis mbi territorin tonë, për ta koncesionuar pavarësinë tonë. Nëse e shihet kjo Rezolutë, ajo nuk përmban kurrfarë kushti.
Paligjshmëria e Rezolutës
Deri para pak ditësh kusht ishte zbatimi i marrëveshjeve nga Serbia. Tash marrëveshjet po i mbesin vetëm Kosovës. Serbia nuk i zbaton. Kurse këta prapë detyrohen të shkojnë në një dialog me Serbinë pikërisht ashtu qysh po kërkon Serbia. Kjo Rezolutë është kundër demokracisë parlamentare. Ajo është e paligjshme. Rezoluta e PDK-së është e paligjshme sepse në fuqi është Rezoluta për të pagjeturit. Është e paligjshme sepse në fuqi është Rezoluta e AAK-së e mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare për të mos bërë kurrfarë bisedimesh me Serbinë pa u zbardhë fati i 1,781 të pagjeturve të rrëmbyer nga Serbia. Çdo përpjekje për të sjellë tjetër Rezolutë për ta kundërshtuar këtë është e paligjshme, sepse Kuvendi njëherë ka vendosur që t’i kushtëzojë negociatat me Serbinë. Qeveritarët dhe opozitarët bashkë i kemi informuar familjarët e të pagjeturve që më në fund Kuvendi u doli në krah atyre. Tash kemi rezolutë që po shkel mbi të pagjeturit. Rezoluta e PDK-së dhe AAK-së është tradhti për familjet e të pagjeturve si dhe shkelje e interesave të qytetarëve të Kosovës.
Mocion mosbesimi, jo Rezolutë për normalizimin me Serbinë
Ne ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve opozitare që tash është koha për një front opozitar të fuqishëm për me i dhënë fund mandatit të kësaj qeverie që pasurinë po na e han, territorin po na e tretë në marrëveshje me Serbinë. Tash kur koalicionit po i ikin njerëzit vazhdimisht, kur ata po mundohen që këto zbrazëtira t’i arnojnë prej kalimit të deputetëve përbrenda vetë koalicionit, tash është koha që opozita të bëhet bashkë. Sepse pozita është në brishtësinë e saj më të madhe të pushtetit dhe të fuqisë. Tash është koha që të gjitha subjektet opozitare të bëhen bashkë dhe t’i japin fund kësaj qeverie.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosje: Kërkohet dorëheqje e qeverisë dhe zgjedhje të reja
» Prishtinë: Vetëvendosje protestoi kundër Qeverisë Thaçi
» Avokati Ylber Dauti fiton një “betejë” në gjykatën e Nju Jorkut (1)
» Shkrime të Baki Ymerit
» Thirrje për bisedime
» Prishtinë: Vetëvendosje protestoi kundër Qeverisë Thaçi
» Avokati Ylber Dauti fiton një “betejë” në gjykatën e Nju Jorkut (1)
» Shkrime të Baki Ymerit
» Thirrje për bisedime
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi