Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha-Mrkiç: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Shko poshtë

Berisha-Mrkiç: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve Empty Berisha-Mrkiç: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 23, 2012 7:23 pm


Berisha-Mrkiç: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve


Berisha-Mrkiç: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve Largea_30foto31351006604
“Qeveria shqiptare mesazhe të qartë për bashkëpunimin dypalësh”


Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se qeveria shqiptare është e interesuar për një kapitull të ri marrëdhëniesh pozitive me Serbinë pasi një zhvillim i tillë është edhe në interes të rajonit dhe të qëllimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian.


Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm serb Ivan Mrkiç, kryeministri Berisha theksoi se dallimet mes të dy vendeve nuk duhet të behën pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se pavarësisht të shkuarës, e ardhmja e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë ajo e miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok si në edukim, kulturë, turizëm, ekonomi etj.


Në këtë kuadër Kryeministri vlerësoi se përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore lehtëson shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore etj. “Kështu ndërtimi i autostradës Nish-Merdarë dhe i një hekurudhe që lidh portet e Shqipërisë me Evropën qëndrore do të krijojnë hapësirat të mëdha bashkëpunimi në të ardhmen” tha Berisha.


Nga ana e tij, ministri serb u shpreh se në këtë vizitë ai sillte mesazhin e ndjenjave miqësore të qeverisë së re serbe për popullin shqiptar. Merkic u shpreh se dy kombet kanë jetuar pranë njëri – tjetrit ndër shekuj dhe do të ishte në interesin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe që raportet bilaterale të bazohen në pjesën më të mirë të marrëdhënieve shumë shekullore.


Ministri theksoi se vërtet ekzistojnë diferenca në marrëdhëniet dypalëshe por këto marrëdhënie në të ardhmen duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta, pavarësisht diferencave.


Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për nevojën për të rikapur shanset e humbura në të shkuarën dhe se në këtë kuadër është me rëndësi zhvillimi i takimeve në kuadrin e një komiteti ndërqeveritar, i cili do të identifikojë fushat me interes dypalësh.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi