Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lobimet e volunterëve lindorë

Shko poshtë

Lobimet e volunterëve lindorë Empty Lobimet e volunterëve lindorë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:17 pm

Lobimet e volunterëve lindorë



Është qesharake të mos e kuptojmë se marrëdhëniet bipolare nuk varen nga problemi i Kosovës, dhe ato janë të vjetra shumë dekada më parë sesa kur është internacionalizuar problemi i statusit të Kosovës? Është qesharake (nuk dua të them se prapavija është meskine) të kujtojmë dhe “të shpresojmë” se me “diplomacinë” private të individëve mund të ndikojmë në ato shtete që kanë qëndrimet e tyre politike dhe historike ndaj atyre që janë meritorë të pavarësisë së Kosovës. Një analfabetizëm i tillë politik, nuk është siç thamë vetëm qesharak. Më shumë është i rrezikshëm, sepse mund të krijojë bindje a përshtypje të gabuar për Kosovën, për popullin e saj. Me altruizmin tonë parapolitik që na e bën pazargjik të interesave personale çështjen e statusit të Kosovës dhe qëndrimin e këtij shteti ndaj aleancës perëndimore, le që nuk arrijmë asgjë, por edhe po të ishte e mundur kjo, çfarë interesi ka Kosova të pranohet nga ata që e kanë sfiduar 20 vjet përpjekjen e shteteve perëndimore për ta çliruar, pavarësuar dhe sovranizuar shtetin e Kosovës. Sa herë duhet t’u themi këtu “shpirtrave të vdekur” se anëtarësimi i Kosovës në OKB (që do të bëhej me një numër më të madh pranimesh) nuk ka kurrfarë rëndësie për shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo pafytyrësi e njerëzve të tillë e prezanton popullin shqiptar çfarë nuk është ai, si mosmirënjohës ndaj atyre që na çliruan. Ua bën me dije se ne kur të bëhemi të fuqishëm mund të bëjmë aleanca edhe me armiqtë e aleatëve tanë që na çliruan. Është mosmirënjohje tipike kanibaliste të themi se individë ose Ministria e Jashtme e Kosovës ka pasur sukses të ndikojë në disa shtete që ato të na pranojnë. Nuk është më konfidencialitet diplomatik ta mbajmë në fshehtësi një fakt që sot e di krejt bota, ndaj as SHBA nuk e fsheh, se të gjitha shtetet (me ndonjë përjashtim fare të vogël) na kanë pranuar për arsye që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë afruar argumentet e tyre. Por edhe pse individët, dhe madje edhe zyrtarët e estabilishmentit politik në Kosovë provojnë t’ia mohojnë meritën dhe angazhimin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të thonë se ata kanë lobuar dhe po lobojnë për Kosovën, kjo gjë është qesharake për shqiptarët dhe askush nuk i beson kësaj. Tjetër punë është se as mediat, as zyrtarët e qeverisë, as opozita nuk del t’i demantojë këta njerëz që pavarësinë e Kosovës, për të cilën SHBA-të dhe aleatët e saj kanë luftuar, me armë, me diplomaci edhe me mjete miliarda dollarëshe, dëshirojnë t’ia veshin vetvetes. Kjo nuk ka shije, pikë së pari pse na paraqet si një masë amorfe, së cilës mund t’i shesësh dushk për gogla me një fije propagande që sponsorohet me para cikërrima. Por sikur kjo të ishte vetëm komike, hajde, por kjo është edhe një përpjekje për të ofruar argumente të falsifikuara për përkatësinë perëndimore të shqiptarëve, për ta harruar historinë, e cila shumë qartë tregon kush është meritor që sot ekzistojnë shqiptarët dhe shteti i tyre, dhe kush janë ata që gjashtë shekuj me radhë na kanë okupuar duke ushtruar gjenocid deri në shfarosje. Shqipëria dhe shqiptarët janë meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nuk mund të spekulojnë lobime disa individë zyrtarë dhe privatë, kjo dihet për një fakt të madh që tashmë është i njohur në tërë botën: shqiptarët janë populli më proamerikan në planet! Janë mirënjohës dhe e duan Amerikën më shumë sesa vetveten, sepse ne nuk do të ekzistonim po të mos ishte Uilsoni, Regani, Bushi, Klintoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi