Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të çmilitarizohet Kosova Lindore

Shko poshtë

Të çmilitarizohet Kosova Lindore Empty Të çmilitarizohet Kosova Lindore

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:51 pm

Të çmilitarizohet Kosova Lindore

Bota sot
Presidenti Fatmir Sejdiu priti një delegacion të Kosovës Lindore.


Të çmilitarizohet Kosova Lindore Deleg_400
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti një delegacion të Kosovës Lindore, të përbërë nga Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet popullor


Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti një delegacion të Kosovës Lindore, të përbërë nga Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet popullor në Parlamentin Republikan, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit, Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar i kuvendit të komunës se Bujanovcit, Skender Destani, kryetar i BDL-së dhe kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe Fehmi Beha, kryetar i Grupit të këshilltarëve në kuvendin e Medvegjës.

Përfaqësuesit e delegacionit të Luginës së Preshevës e kanë njoftuar Presidentin Sejdiu me zhvillimet e fundit në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Ata theksuan një varg problemesh dhe vështirësish me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë të këtyre tri komunave, përfshirë shkallën e lartë të militarizimit të rajonit, aksionet e herëpashershme të bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, problemet me diplomat dhe dëftesat e lëshuara në universitetet dhe shkollat e Republikës së Kosovës e probleme të tjera me të cilat përballet e gjithë popullata e me theks të veçantë edhe biznesi i shqiptarëve në këtë rajon.
Ata gjithashtu kanë përsëritur qëndrimin e tyre për parimet e vlerave të reciprocitetit në respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në mënyrë që ato të vlejnë njësoj në të gjithë rajonin.
Presidenti Sejdiu theksoi angazhimin për të krijuar politika që ofrojnë popujt dhe bashkëpunimin midis dy vendeve sovrane, në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Ai gjithashtu ka theksuar se standardet ndërkombëtare dhe të gjitha ato standarde që parashihen me konventat më të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve duhet të respektohen edhe në Serbi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi