Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për largimin e Jahjagës

Shko poshtë

LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për largimin e Jahjagës Empty LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për largimin e Jahjagës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 27, 2012 6:11 pm

LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për largimin e Jahjagës


LDK: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për largimin e Jahjagës Largea_ldk-logo1351347665
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj shkrimit të Kohës Ditore duke thënë se nuk e di së në cilat burime bazohet kjo gazetë për të konstatuar se LDK tërhiqet nga kërkesa për rrëzimin e Atifete Jahjagës nga posti i presidentes.
Sipas një komunikate për shtyp, LDK nuk e di se në cilat burime bazohet Koha Ditore për të konstatuar se LDK tërhiqet nga kërkesa për largimin e Presidentes Jahjaga, por LDK nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet nga marrëveshja dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e cila shumë qart e ka përcaktuar këtë mandat të Presidentes.
“LDK mbetet e përkushtuar që palët nënshkruese të Marrëveshjes dhe Presidentja Jahjaga ta respektojnë atë dhe të krijojnë kushte për zgjedhje presidenciale të vendit. Në situatën në të cilën gjendemi, ne konsiderojmë se Presidentja Jahjaga nuk përfaqëson unitetin e popullit, sepse ajo po e shpërfillë një marrëveshje politike, e cila është ndërtuar mbi bazën e një koncesusi politik të gjerë me ndërmjetësimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, LDK është deklaruar qartë se nuk do të përkrahë ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me Presidentin, nëse nuk përmbushet Marrëveshja.
“LDK konsideron se Komisioni për reformën zgjedhore ka përfunduar punën dhe se çështjet e tjera të cilat kanë mbetur të papëfunduar, siç janë zonat zgjedhore, listat zgjedhore dhe përbërja e KQZ-së janë çështje kushtetuese, të cilat nuk mund të reformohen, nëse nuk bëhen ndryshime të Kushtetutës. LDK konsideron se reforma zgjedhore duhet të përmbyllet, në mënyrë që të hapen mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në vitin 2013, ashtu siç është paraparë me Marrëveshje dhe me Rezolutë”, thuhet në fund të komunikatës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi