Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestë me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave”

Shko poshtë

Protestë me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave” Empty Protestë me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:06 pm

Protestë me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave”


Protestë me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave” Largea_neserpro1351857465
Serbia duhet të kërkojë falje publike për dhunën e ushtruar ndaj popullit shqiptar, para se te fillojnë bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu thanë përfaqësueset e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, të cilat paralajmëruan një protestë për nesër me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave”.

“Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës” dhe “Thirrjet e Nënave” organizojnë nesër një protestë paqësore me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para negociatave”.Igballe Rogova, udhëheqëse e “Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës”, thotë se përmes kësaj proteste nuk kundërshtohen negociatat, por kërkohet që Serbia paraprakisht të kërkojë falje për gjenocidin që ka ushtruar mbi popullin shqiptar gjatë viteve të 90-ta, kthimin e personave të pagjetur, kompensimin e dëmeve materiale si dhe të ketë drejtësi për krimet dhe dhunimet e bërë gjatë luftës.

“ Ne nuk jemi kundër negociatave, ne nuk themi nuk ka negociata. Ne e kuptojmë që negociata janë në proces, e kuptojmë që ka përkrahjen edhe të BE-së dhe të SHBA-ve. Por, ne dëshirojmë që t’i kujtojmë që këto janë kërkesa dinjitoze të një populli, ndaj të cilit është bërë gjenocid”, tha Rugova.

Ndërkaq Nysrete Kumnova nga organizata “Thirrjet e Nënave” tha se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh dinjitetin njerëzor dhe shtetëror të qytetarëve të Kosovës para se të hyjë në negociata me Serbinë.

“ Pa përmbushjen e këtyre kërkesave çfarëdo negocimin me Serbinë është i papranueshëm. Këto janë kërkesa legjitime të një populli ndaj të cilit është ushtruar gjenocid”, tha Kumnova.

Protesta paqësore do të filloj nesër në orën 11.00 në Sheshin “Nëna Terezë.” Organizatorët kanë ftuar për një pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke u bërë ftesë atyre që të vishen me të kuqe, si shenjë e përfaqësimit të gjakut të derdhur gjatë luftës në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi