Hysen Këqiku: Vlera arti me përmbajtje dhe funksion shoqëror
Faqja 1 e 1

Hysen Këqiku |
VLERA ARTI ME PËRMBAJTJE DHE
FUNKSION SHOQËROR
FUNKSION SHOQËROR
“Të shkruash për popullin do të thotë, pikësëpari, të shkruash për njeriun e racës sonë, të tokës sonë, të së folmes sonë, tri gjera aq të thella për t’u kuptuar sa kurrë nuk do t’ua gjejmë dot fundin...”
Antonio Maçado
Antonio Maçado
Nga Hysen Këqiku
Rapsoditë dhe këngët e vëllimit të 12-të “Kroi i këngës” të Demir Krasniqit në brendinë e të cilave autori ka gdhendur, me figura të qarta dhe me tiparet katakteristike të një trashigimie të begatshme të krijimtarisë anonime të gjeniut popullor, të cilat te autori i këtij vëllimi janë ngulitur që me kohë e për të sherbyer si një krua që nuk shterron po rrjedh art me një mbrujtje artistike.
Në këtë vëllim janë përfshirë këngë temash e motivesh të ndryshme që në vete përmbajnë rezultate historike, sociale, patriotike dhe mbi të gjitha vlera letrare me përmbajtje dhe funksion shoqëror, skema e veçori artistike të caktuara.
Në rrugën e këtij zhvillimi, Demir Krasniqi ka skalitur vlera të reja në raport me vëllimet e mëparshme. Këto vlera kristalizohen në përmbajtjen e këngëve, në tipare e vija konstante të reja kulturore, etiko-morale dhe artistike. Këngët, ashtu si vetë ngjarjet, zhvillohen me një lidhje të brendshme tematike që karakterizohen edhe nga një lidhje të përcaktuar artistike. Mbi këtë bazë lindin ciklet këngëve:”Tradhëti,mundime, persekutim”. “Për flamurin – për lirinë”, “Lule dashurie”, “Kurorë dasmore”, “Mall kurbeti”, “Lot e shi”, “Flakadani i paepur”, “Bilbili për bilbilat”, “Miqtë për mikun” dhe të cilët u përgjigjen këngëve që i kanë në brendinë e tyre duke zgjedhur detyra të reja ide-oartistike.
Këto krijime që në vazhdimësinë e tyre na sjellin jehonën e psherëtimave të dashurisë ndaj atdheut, i cili “u dogj dhe u poq” nëpër sfida dhe katrahura në epoka të tëra. Atdheu - ai atdhe që i qëndron autorit gjithëmonë përpara e meriton përshendetjen për një “fitore të madhe”, përbëjnë një tipar origjinal të këngës ku autori e ka ngulitur individualitetin e vet. Realiteti dhe aktualiteti historiko-social, e frymëzojnë autorin dhe e bëjnë të vuajtur për mijëra shqiptarë që i rrëmbeu ushtria vrastare serbe edhe ende as të gjallë as eshtrat e tyre nuk ua ktheu në atdhe. Me këtë rast Demir Krasniqit, kënga i sherben si një ekstazë, e cila bashkë me ofshamë, lot e dhembje del nga shpirti i tij krijues:

“Kthemi eshtrat, ogurzi –
Presin nënat me duar n’ gji!
N’shami t’zeza, gratë te dera,
Zemërshkrumb, motrat e mjera”...
(“Ktheni eshtrat”, faqe 20)
Presin nënat me duar n’ gji!
N’shami t’zeza, gratë te dera,
Zemërshkrumb, motrat e mjera”...
(“Ktheni eshtrat”, faqe 20)
Demir Krasniqi është njeri nga krijuesit më sentimental, i cili këngëve dhe rapsodive ua mvesh këtë tipar bashkë me flakën e ngjarjeve dhe, në jehonën e tyre, kuptojmë një pjesë të jetës së autorit prandaj, vetë autori është ndër ata krijues që përjetimi i ngjarjeve e ka robëruar dhe e mbanë të ngërthyer për t’u zbrazur e për të krijuar skena monumentale të qëndresës e të shprehura artistikisht e kronologjikisht në këngët:”Haki Taha”, “Haxhi Tishuku”, “Po digjet Prizereni”, “Në festival po na thërret Klina”, “Jam krenar që jam shqiptar”, “Dasma e flamurit” dhe këngë tjera..
Autori me lapsin e tij të mprehtë, ec nëpër katrahura me personazhet e këngëve: Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, si tri kaptina të posaçme të historisë sonë kombëtare, të cilët kanë jetuar skenat monumentale të luftimeve, entuziazmin e fitoreve, që i kanë mbajtur mbi supe, peshën e sakrificave, përcakton në një masë të madhe një nga veçoritë themelore të këtyre këngëve si dhe rrugën që ne pasardhësit e tyre duhet ta ndjekim nga se atdheu ynë është një:

“Gjithë ku është trungu ILIR –
N’shtetin tonë të rrojmë të lirë!
Si në jug – si në veri –
Ka një emër:SHQIPËRI!
(“Jam krenar që jam shqiptar”)
Rradhitja e cikleve, është një lloj gradacioni dhe, me peshën e përmbajtjes emocionale, sherben si një formë rehabilitimi sepse nga një situatë luftarake, qendrese e sakrifice për ta bërë atdheun e bashkuar, na futë në një botë tjetër krijimtarie, përkatësisht në botën erotike, në të cilën autori me një lirizëm, me një ndjenjë dhe prekje poetike, pasqyron në varg, strofë, këngë e deri në një tërësi në vete që e quan “Lule dashurie”.
E gjithë përmbajtja e këtyre këngëve është diçka shumë e afërt dhe e përshpirtshme, e cila preket me ndjenja e me kujdes që të mos lëndohet.
Demir Krasniqi duket se është njohës i mirë i erotikës popullore dhe mbi bazat e asaj njohurie ka sajuar dhe ka skalitur art të njëmendtë, të cilin duket se e ka udhëhequr një patos i theksuar. E gjithë kjo i ka arsyet e veta. Këtu autori kthehet në rininë e tij të bjerrur, duke na rikujtuar çastet dhe këngët popullore erotike – baritore dhe në tabanin e tyre krijon këngë të reja, të cilat manifestohen me gëzimet e dashurisë dhe si të tilla bëhen edhe të fuqishme edhe shqetësuese për të gjithë njerëzit. Ato i japin njerëzimit burimin e përtëritjes së jetës. Pikrisht kjo është ana pozitive e këtyre këngëve, ku dominon fati edhe fatbardhësia, ku mbesin më pak të dukshme dhemjet e tragjika. Vërtetë dhembja, tragjika dhe e bukura janë në sherbim të dashurisë.
Kjo është e madhërishmja në këtë cikël.
Demir Krasniqi i takon një konfiguracioni dhe një relievi të gjelbër, malor, plot me bukuri, me dekore që ashtu siç janë, ka ditur t’i krijojë vetëm natyra dhe, në ato bukuri gjen figura, me të cilat e stolisë bukurinë dhe të bukurën – dashurinë. E tërë kjo stolisje karakterizohet në këngën e parë të këtij cikli: “Moj malësorja e Gollakaut”, në të cilën “Moj e mira” e këngëve popullore është “molla e bajrakut”, “maza e kajmakut”, “bora maje kreshte”, “rrezja e parë e diellit”, “lulja në muaj të prillit”, ajo është edhe “loti në qerpik të syrit”, “ajri në fllad të malit”, “bletë në hoje të mjaltit”, “engjull”, “botë përrallore”, duke e përfundura me një fjali thirrmore “Lum ai që t’merr për dore”!
Autori i këtyre këngëve është më shumë romantik se realist nga se kundrimi i tij është përceptimi i brendëshëm i tërë atyre çasjeve, prekjeve, miklimeve, pëshpëritjeve e ofshamave të të rinjëve për njeri tjetrin, afrimi me hapa të ngadalshëm që i shtynë përpara dashuria, të rrahurat e zemrës nga frika për të mos e lënduar dashurinë, prirja e vullnetit që t’i çaset e ta çikë me ndjenjën e njerëzishme, me seriozitetin dhe besnikërinë, me një dialog të brendshëm e të kuptueshëm:

“Do t’vi nëpër male
T’bajmë llaf ngadale,
Te firaja e Llazit
-Moj fidanka e bacit
T’bajmë llaf ngadale,
Te firaja e Llazit
-Moj fidanka e bacit
-Çomja mësitin babës-
Kallushani i dadës
Mos ta lamë për kismet
T’na hyj kush ndërmjet!”
(“Kallushani i dadës”)
Kallushani i dadës
Mos ta lamë për kismet
T’na hyj kush ndërmjet!”
(“Kallushani i dadës”)
Të kësaj natyre dhe mbështjeje poetike janë edhe këngët e tjera të këtij cikli: “Për çdo ditë kur shkoj te shkolla”, “Moj molla verore”, “Hane, Hane”, “Ka thënë hoxha me qitap”, “Hajde hidhe vallen”, “Natën e mirë” etj.
Duke i lexuar këto këngë t’i kujtojnë shumë këngë popullore të dashurisë, ritmin dhe muzikalitetin e tyre, vargun, figurat dhe bukurinë e tyre. E tëra kjo e bënë të afërt dhe për vete lexuesin, i cili i ka lexuar apo i ka kënduar këngët popullore të dashurisë. Le ta marrim si shembull këngën popullore: “Po bajnë zojt cili-vili”, vargu, ritmi dhe muzikaliteti i së cilës është asimiluar mrekullueshëm në tekstin e këngës “Ka thënë hoxha me qitap”, nga e cila po e veçojmë një strofë:

“Ka thënë hoxha me qitap –
Me i dashtë çikat është sevap!
Dojni çikat për Allah –
Mos me i dashtë është gjynah!”
(“Ka thënë hoxha me qitap”)
Me i dashtë çikat është sevap!
Dojni çikat për Allah –
Mos me i dashtë është gjynah!”
(“Ka thënë hoxha me qitap”)
Me aftësinë e vjeljes, transformimit dhe e asimilimit të bukurisë artistike në vargun e këngëve, Demir Krasniqi arrin një sukses të pakontestueshëm, i cili, autorin e këtyre këngëve e bënë me një individualitet karakteristik në gjininë e krijimtarisë së rapsodive dhe këngëve origjinale.
Dashuria në këngët e ciklit “Lule dashurie”, gëzon mundësinë e ngadhnjimit që realizohet me bashkimin e të rinjve, vajzës e djalit dhe, ky kushtëzim realizon përfundimin e sakrificave duke e bërë finalizimin në dasëm. Kështu i lëshohet rradha që t’i hap perdet e skenës dasma dhe cikli “Kurorë dasmore”, i cili përbëhet vetëm nga dy këngë të bukura: “Sonte kemi dasëm” dhe “Veglat tona popullore”, në të cilat manifestohet gëzimi i të gjithëve sepse i jepet mundësia “lulëzimit dhe shtimit të bimës njerëzore”. Kryesisht në këto dy këngë manifestohet kurorëzimi i dashurisë, pasqyrohet gëzimi dhe entuziazmi i dy të rinjve, prindërve dhe dasmorëve:

“N’oborr t’shtëpisë bubullojnë defet
Si valë deti rriten qejfet.
Hedhin valle nuse edhe bija
Të buzëqeshur rrinë vjehrrija.
(“Sonte kemi dasëm t’madhe”)
Ose:
“Kur këndojnë vajzat me defe
Dritë, hare mbushet shtëpia;
Këngë, valle për shtatë qejfe
Si e ka traditë Shqipëria.
(“Veglat tona popullore”)
Si valë deti rriten qejfet.
Hedhin valle nuse edhe bija
Të buzëqeshur rrinë vjehrrija.
(“Sonte kemi dasëm t’madhe”)
Ose:
“Kur këndojnë vajzat me defe
Dritë, hare mbushet shtëpia;
Këngë, valle për shtatë qejfe
Si e ka traditë Shqipëria.
(“Veglat tona popullore”)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hysen Këqiku: Vlera arti me përmbajtje dhe funksion shoqëror
Vlera të pakontestueshme artistike paraqesin këngët e ciklit “Mall kurbeti” në të cilat me një zë elegjiak shprehet vuajtja psikofizike, dhembja për të afërmit, droja se a do të bëhemi bashkë ndonjëherë, frika se kurbeti është i pamëshirshëm, ai ka mbyllur dhe mbyll shtëpia dhe një varg problemesh tjera që shkaktojnë tek autori e në popull - çrregullime etnopsikologjike dhe ekonomike. Dihet se kurbeti ka lind si pasojë e varfërisë ngase, sa më i varfër të jetë një vend, numri i kurbetçarëve është më i madh. Ata në kërkim të shpëtimit nga skamja, braktisin edhe më të dashurit e tyre. Kjo plagë, për fat të keq, e ka ndjekur njeriun tonë shekuj me rradhë. Ajo është shumë aktuale dhe, me peshën e lotëve të dhembjes, të vuajtjes e të nostalgjisë, frymon aq sa në këngët e kurbetit, aq edhe në shpirtin e autorit, të cilin e ka pasqyruar në këngët e këtij cikli: “Malli për vendlindjen”, “Ç’po vajton një nënë e shkretë”, “Vëllai im”, “As n’vendlindje as në kurbet”, “Viti i ri në kurbet”, “Viti i ri në katër gjuhë”, “Ninullat e gjyshes”, “Ditë vjeshte”, “Dita e parë e pranverës”, “Në aeroportin e Prishtinës” dhe “Udha e mbarë shofer i ri”.
Vetë titujt e këtyre këngëve, lexuesin e fusin në atmosferën e zymtë të pikllimit ngase nuk mund të gjendet ndonjë familje në vendin tonë që nuk e ka këtë plagë, këtë ndjenjë dhembjeje e malli.
Kjo ndjenjë manifestohet në forma të ndryshme. Te Demir Krasniqi, vargu i mbushur me ngashërima, për bijt, bijat, nipat dhe mbesat të shpërëndara gjithandej botës duke mbetur kështu për fat të mjeruar vetëm nëna dhe babai përkatësisht gjyshi dhe gjyshja, prandaj duke u bazuar në këtë gjendje faktike, vargu i tij bëhet elegjiak dhe, si i tillë, krijon ndjenja elegjiake edhe tek lexuesi.
Ti kujtojmë disa vargje nga këngët e përmendura më lartë: “Ç’po vajton një nënë e shkretë, /Në pleqni vetë ka mbetë”, “More vëlla i dashuri vëlla”, / Ti prej meje qysh me u nda!?”, “Larg vendlindjes në kurbet-/ Lash rini e lash shëndet...”, “Gjyshja ka plot nipa e mbesa, /Por s’pat fat t’i përkund në djepa.” etj, etj.
Gjendjen e vet, autori e ka pasqyruar me tërë forcën e shpirtit, nga se prej 19 anëtarëve sa i ka, vetëm dy vetë kanë mbetur në shtëpi, 17 të tjerë, nipa e mbesa flasin në katër gjuhë. Ata të lindur në katër shtete me gjuhë të ndryshme, e kanë vështirë të komunikojnë me njeri tjetrin. Le ta kujtojmë këngën :”Viti i ri në katër gjuhë” ose këngën “Ditë vjeshte”:

“Edhe sivjet, me 2 shtator
Me lot n’sy, u ndam n’oborr!
Unë në shkollë, e ju n’ kurbet –
Nëna n’shtëpi e vetme mbet!
Me lot n’sy, u ndam n’oborr!
Unë në shkollë, e ju n’ kurbet –
Nëna n’shtëpi e vetme mbet!
Ose:
“Herë qaj unë, herë qan Xufa,
Lotët rrjedhin tufa-tufa
Gëzimet që na i dha kjo jetë
Na i vodhi kurbeti i shkretë!...”
(Ditë vjeshte”)
“Herë qaj unë, herë qan Xufa,
Lotët rrjedhin tufa-tufa
Gëzimet që na i dha kjo jetë
Na i vodhi kurbeti i shkretë!...”
(Ditë vjeshte”)
Demir Krasniqi është një vrojtues dhe njeri nga sogjetarët më të suksesshëm në këtë drejtim nga se, nuk i shpëton asgjë pa e parë e pa e shijuar. Është një soditës dhe meditues besnik i ngjarjeve të ndryshme, të cilat i shtjellon me petkun e artit muzikor. E tërë kjo shifet në veprat e tjera si dhe në ciklin “Lot e shi”, që kap tema e motive të ndryshme dhe që lexuesin e hudhin si luhaja herë te kjo temë e herë te tjetra. Ajo që është me rëndësi për tu vën në pah, është merita se lexuesin e bën për vete. Ashtu si vetë edhe lexuesi udhëton edhe svidon bashkë me të mirën. Atë e adhuron edhe e skalitë me mjeshtri edhe përmes rrugës me vështirësi, të mirës ia mundëson depërtimin drejt hapsirës së dëshiruar. Autori me të gjitha mjetet e demaskon dhe e dënon tradhëtinë, pabesinë, mashtrimin, gënjeshtrën, diskriminimin, përbuzjen, padrejtësinë, mashtrimin, pashpirtësinë, papunësinë, mendjemadhësinë – me një fjalë i lufton veprimet devijante. Kënga e Demirit e fisnikëron shpirtin, atë e bënë të dashur, të dhembshëm dhe herë – herë melankolik. Si krijues humanitar, të mirën dhe sakrificën për të mirën, afërsinë dhe dashurinë me njeri - tjetrin e ushqen me shprehjet më të zgjedhura që i burojnë nga shpirti me një çiltëri dhe ndjenjë kristalore si uji që buron nga kroi.
Tema dhe motive të ndryshme, autori i kësaj vepre trajton edhe në ciklin “Flakadani i paepur”.
Në këtë cikël me nota të theksuara nostalgjike është e theksuar vuajtja – vuajtja për diçka të humbur e që autori e këkon t’i kthehet e ta gjejë. Ajo është një n ë n ë e madhe, e cila e rrëmbyer nga forcat e pabesisë dhe padrejtësisë, të birin e vet e le jetim, pa nënë, pa vëlla, pa motër – pa ia dëgjuar as fjalën, në prehërin e saj kurrë pa pushuar, pa e përjetuar butësinë e duarve të saja, pa përkëdhelje dhe si i tillë i mbetur në duar të huaja që nuk përkëdhelin por përkundrazi në duart që grrithin. Kjo dhemje e shprehur me nota reale aludon te një nënë me një emër mëmëdhe, shteti amë, ajo e tëra, është SHQIPËRIA, nga e cila u ndamë padrejtësisht. Prandaj, nga largësia fizike por nga afërsia shpirtërore Demir Krasniqi, që në vitet e para, kur veten e futi në botën e artit muzikor e veçmas kur ato ndjenja filloi t’i skalitë në këngë, ia thoshte:

“Ndër të gjitha shoqet, ti ma e mira,
Nuse e bukur madhështore
Ti ke lind për shqipe t’lira
Për ty, kënga s’pushon prore.
. . .
”E vetmueme, e molilsun
N’vatrën time të tymueme
E pa zot me zemër t’krisun,
Në këto troje të robnueme.”
(“Nanës sime”)
Nuse e bukur madhështore
Ti ke lind për shqipe t’lira
Për ty, kënga s’pushon prore.
. . .
”E vetmueme, e molilsun
N’vatrën time të tymueme
E pa zot me zemër t’krisun,
Në këto troje të robnueme.”
(“Nanës sime”)
Kësaj dhembjeje të madhe për “Nënë”, i bashkohen edhe psherëtimat për vendlindjen, si dhe viset e tjera përkatësisht, në rastin tonë, Kërçova, të cilën e adhuron dhe dhembshuron, sepse edhe ajo jetime. Qëndresa e moçme, e cila që nga ndërtimi i kalasë së Pogragjës ka ardhur bashkë me ne dhe, qëndron mbi rrënjët e moçme. Ndjenja këto të pashlyera nga mbamendja e të shprehura me ndiesi artistike në këngë.
“Këngën nxjerr nga gjiri – e këndon bilbili!
Si nusja në vek duke thurrë pëlhurë,
Aman, aman!
Ai qëndisë këngën – si kala me gurë
Aman, aman!
(“Kalaja e Pograxhës”)
Si nusja në vek duke thurrë pëlhurë,
Aman, aman!
Ai qëndisë këngën – si kala me gurë
Aman, aman!
(“Kalaja e Pograxhës”)
Këtij vektari, përkatësisht këtij kroi të këngës, miqtë – dashamirët e këngës, artit muzikor dhe qëndresës, e cila manifestohet dhe mbrohet me armën më të përsosur – artin, iu bënë krah, shtylla dhe bashkëartist. Ata me dhuntinë krijuese i falën diçka nga shpirti i tyre – i kushtuan poezi për ta mbajtur në albumin e krijimtarisë, si diçka të prekshme, të dukshme dhe reale.
Le t’i përkujtojmë përkushtimet: Daniela Ogranaja: “Poezi për Demir Krasniqin”, Muharrem Ramabaja: “Zëri yt dhe buzëqeshja”, Hasan Sadiku: “Zëri i tij - ushqim shpirti”. Gani A. Berisha: “Këngë e shpirt i dha malësia”, Avdi Lena: “Bilbilit të Gollakut”, Lulzim Grashtica: “Mbretit të këngës sonë”, Vahid Nasufi: “Mirë se erdhe Demir Krasniqi” dhe Shkëlqim Krasniqi: “Babait tim këngëtar”.
Për ta pasqyruar ndjenjën e sinqeritetit po e shkëpusim nga një varg nga secili krijim: “Unë jam ajo që në rastin e parë të dashurova”, “-Në mua derdhi pikllim e lot gëzimi”, “Këngë të punës, këngë dashurie,/Këngë të luftës, këngë lirie...”, “Me këngë erdhe në zemrën time”, “Qëndis këngën t’fort si gurë”, -“Nga Kosova vjen më i miri, /Një këngëtar me gojë bilbili”, “Me këngë zemrat na i pushton” etj.
Shkëputja e këtyre vargjeve nga poezitë përkushtimore, le të shërbejnë si një koment për realitetin që e karakterizon këtë tufë këngësh e rapsodishë të Demir Krasniqit, i cili si një krua, nga i cili buron uji i freskët, ashtu edhe nga pena e tij - këngë pas kënge me të cilat e begaton artin e shpirtit – muzikën.
“Kroji i këngës” është një vlerë e veçantë. Autori me këtë e pasuron këtë gjini të krijimtarisë artistike sepse, për shkak të numrit të vogël të rapsodëve krijues, kjo lloj krijimtarie ende është deficitare.
Këngët e këtij vëllimi janë krijime lirike dhe si të tilla rrahin një tematikë nga disa aspekte të jetës.
Vargjet, strofat dhe tërësia e këngës e ka pasuruar në masë të madhe metrikën, e cila mund t’u sherbejë poetëve në krijimet e tyre artistike.
Hartuesit e teksteve të këngëve, ata më të suksesshmit, e dinë se refreni është një bukuri e posaçme e këngës. Ky aneks, si një xhevahir i këngës, nuk i mungon krijuesit Demir Krasniqi. Refreni në këngët e tija kryen një efekt të këndshëm muzikor dhe e tëra kjo ia jep një vlerë tjetër artistike.
Në këngët e këtij vëllimi është prezent dialogu , i cili zgjeron këndin e pasqyrimit të objektit artistik duke e funksionalizuar edhe më shumë, edhe më bindshëm idenë e krijimit.
Vëllimi me këngë “Kroi i këngës” është mjaftë i pasur me mjete figurative: simboli, epiteti, personifikimi, gradacioni, metafora e herë-herë ironia, alegoria si dhe nama ose mallkimi janë mjetet me të cilat manipulon mjeshtrisht. Përdorimi i tyre i drejtë dhe me mjeshtri ia rrisin vlerën artistike kësaj vepre.
Gjuha dhe pasurimi i saj me shumë fjalë arkaike, që autori i fut në përdorim, këtij libri edhe më shumë ia shtojnë vlerën gjuhësore, përmbajtësore dhe ideoartistike.
Kjo vepër si e tillë, meriton të vlerësohet drejt dhe ta gjejë veten në mesin e lexuesve, këngëtarëve, rapsodëve, kompozitorëve, hulumtuesve dhe studiuesve të kësaj gjinie.

Similar topics
» Hysen Këqiku: ABC-ja ime
» Hysen Këqiku: Vegim i përflakur
» Hysen Këqiku: Laryshia e një universi
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi