AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
Faqja 1 e 1
AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
Bashkëbisedoi, Ajet Nuro, Tribuna Shqiptare
Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë
Bisedë me z. Kujtim Ismaili, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal
Tribuna Shqiptare: Z. Ismaili përshëndetje dhe përgëzime për nismën për ngritjen e një statuje të Nënë Terezës në Montreal si dhe për suksesin e deritanishëm. Me sa dëgjuam statuja ndodhet tashmë në Montreal. Si ndiheni?
Z. Kujtim Ismaili duke u shpjeguar projektin një grupi sipërmarrësish shqiptarë nga Montreali, 21 korrik 2012
Kujtim Ismaili: I lehtesuar dhe i shqetesuar njekohesisht. I lehtesuar sepse statujen perfundimisht e kemi ketu dhe i shqetesuar se duhet akoma pune deri ne përurim dhe koha nuk na premton shume. Duhet te jemi gati te pakten 5-6 dite perpara dates se inagurimit.
Tribuna Shqiptare: Ndonëse është shkruar shumë për këtë nismë, përsëri do t’u bëjmë një pyetje për fillimin e kësaj nisme, si lindi ideja dhe si e menduat në fillim?
Kujtim Ismaili: Une e kam thene disa here qe kjo nisme ishte nje ide e Z. Taulant Dedja te cilen pasi e biseduam se bashku e hodhem per diskutim ne Keshillin Drejtues te Bashkesise ku dhe u morr vendimi qe kjo nisme te kthehej ne realitet. Sigurisht qe nga hedhja e idese e deri ne realizim do shume pune e kembengulje per realizimin e saj e mund te them me bindje qe ide te bukura mund te kemi te gjithe por kthimi ne realitet i ideve eshte padyshim pjesa me e veshtire ne te gjitha drejtimet.
Tribuna Shqiptare: Nënë Tereza është e vetja shqiptare që ka fituar çmimin Nobël dhe ndoshta më e njohura në botë. Megjithatë, pse Nënë Tereza?
Kujtim Ismaili: Fakti qe zgjodhem Nene Trezen ka te beje me mesazhin qe ne shqipetaret deshirojme ti percjellim gjithe komuniteteve ketu ne Montreal ne Kanada e mbare Ameriken e Veriut, pikerisht ate mesazh qe Nene Tereza i percolli mbare njerzimit ane e mbane botes per me shume se gjysem shekulli , pra paqe, dashuri respekt dhe mirenjohje pa patur dallime rracore apo fetare.
Tribuna Shqiptare: Ç’farë përvoje keni krijuar me këtë nismë?
Kujtim Ismaili: Te them te drejten puna me komunitetin eshte e veshtire por me jep kenaqesi pasi realizimet e veshtira te japin me shume kenaqesi. Nga ana tjeter duke punuar per realizimin e ketij projekti per gati 9 muaj me dha mundesi te njihja jo vetem me shume bashkekombas por te bindesha njekohesisht qe jemi nje komunitet solid dhe shume dinamik e per kete te jeni i sigurte . Kam bindjen qe projekte te kesaj natyre tregojne jo vetem forcen dhe dinamizmin e nje komuniteti por edhe lidhjen e komunitetit tone me komunitetet e tjera ne Kanada.
Tribuna Shqiptare: Ju keni qenë epiqendra e këtij aksioni, por do të desha të di, cilët janë ata që ndihmuan më shumë në mbarëvajtjen e ngritjes së statujës së Nênë Terezës në Montreal?
Duke punuar për themelin e statujës. Nga e majta z. Bujar Mujollari, z. Jorgo Koçiu dhe z. Kujtim Ismaili djathtas
Kujtim Ismaili: Mund t’ju them me bindje qe deshira per te ndihmuar nuk i ka munguar asnje pjestari te komunitetit pavaresisht gjendjes financiare te gjithkujt. Por nder ata qe ndihmuan me shume ne realizimin e Projektit Nene Tereza mund te permend, zoterinjtë, Jorgo Kociu, Bujar Mujollari, Musa Shega , Vellezerit Kociu, Dr. Hysni Marku, Bardh Malaj, Dr. Andi Bajraktari, Petrit Xhepaxhiu, Lulzim Laloshi, Besnik Bashi, Sotiraq Shegani, Kujtim Canaj, Mevlan Hasani, Familjen Pistoli, Familjen Dushaj, Nikolin Vukelaj dhe nuk mund te le pa permendur edhe Misionin Shqipetar “E lumja Nene Tereza“ Toronto. Përfitoj nga rasti të përgëzoj dhe falenderoj autorin e statujës, artistin Benard Lekgegaj për punën e shkëlqyer në realizimin e statujës së Nënë Terezës.
Tribuna Shqiptare: Pengesat?
Me një grup sipërmarrësish shqiptarë duke diskutuar projektin, Montreal, 21 korrik 2012Kujtim Ismaili: Pengesat jane te natyrave te ndryshme , nga te cilat mund te permend koha qe mori dhenia e lejes nga Bashkia e Jug-Perendimit te Montrealit, informimi jo i mjaftueshem i komunitetit, largesia mes nesh dhe vendit ku u prodhua statuja pra veshtiresi ne komunikim me autorin Z. Benard Lekgegaj per kriteret e percaktuara nga Bashkia dhe qe skulptori duhet te ndiqte me rigorozitet etj etj, nuk kam deshire te permend veshtiresite tani qe ja arritem realizimit, por me besoni nuk ishte e lehte.
Tribuna Shqiptare: Ngritja e statujës së Nënë Terezës në Montreal, pikërisht me forcat e komunitetit shqiptar këtu është një risi, besoni se shqiptarët po të duan bëjnë mrekullira?
Kujtim Ismaili: Jam i bindur plotesisht per kete dhe po te duan shqipetaret bejne mrekullira kudo jane , mjafton sensi i mire dhe komunikimi korrekt.
Tribuna Shqiptare: Jeni kritikuar në të kaluarën (si Bashkësi) por edhe sot vërehet se ka mangësi në disa çështje si shkolla shqipe. Mendoni se suksesi i një aksioni si ky i Statujës së Nënë Terezës do ndihmoi në zgjidhjen e problemeve që mund t’i dalin Bashkësisë që ju drejtoni në të ardhme?
Kujtim Ismaili: Ky projekt ishte nje shembull qe tregoi qarte se se bashku gjithshka realizohet. Persa i perket shkolles shqipe mund t’ju them se mos gjetja e nje ambjenti per shkollen qe te jete i volitshem per pjesen me te madhe te familjeve me femije te moshes 7-12 vjec ka qene edhe celesi i ndonje mos funksionimi momental por edhe ky problem do marri rruge shume shpejt pasi ne muajin shkurt 2013 do organizojme Asamblene e Pergjitheshme te Bashkesise Shqipetare te Kuebekut ne Montreal ku edhe ato probleme organizative qe kemi do diskutohen e kapercehen me siguri.
Tribuna Shqiptare: Ndoshta po dalim nga tema por një pyetje rreth bashkëpunimit me shoqata të tjera. Aksioni Juaj më i fundit, ka bërë të kontaktoni edhe shoqata simotra në Kanada e ndoshta dhe jashtë saj. Mendimi juaj, bashkëpunojnë shqiptarët me njëri-tjetrin?
Kujtim Ismaili: Projekti qe sapo mbyllem ishte nisme e komunitetit tone e rrjedhimisht ne kishim menduar te ralizohej me financimin e komunitetit tone. Por nga ana tjeter meqe ky project realizohej me rastin e 100 vjetorit te pavaresise dhe meqe Nene Tereza eshte e te gjithe shqipetareve e me gjere , I beme thirrje edhe komuniteteve te tjera shqipetare ne Kanada si psh. atij te Torontos te Otavës etj. Fatkeqesisht nuk patem ndonje mbeshtetje me perjashtim te Misionit Shqipetar “ E lumja Nene Tereza” ne Toronto e per kete i falenderojme e u jemi mirenjohes edhe per faktin se ata kane konfirmuar edhe pjesmarrjen ne inagurim.
Tribuna Shqiptare: Së fundi, u jeni drejtuar bashkëkombasve Tuaj këtu në Montreal dhe gjetiu për ndihmë. Tash që gjithçka mbaroi me sukses, cili është mesazhi Juaj për Ta?
Kujtim Ismaili: Se pari gezuar festen e 100 vjetorit te pavaresise, se dyti statuja e Nene Terezes ne sheshin e Metrose Monk megjithese e realizuar nga komuniteti yne ketu ne Montreal, ju perket te gjithe shqipetareve te te gjitha trevave e besimeve kudo që jane dhe së fundi i ftoj te gjithe te jene të pranishëm në përurimin e saj ne daten 24 nëntor 2012 ne oren 11.00.
Tribuna Shqiptare: Z. Ismaili faleminderit për kohën që n’a kushtuat dhe suksese në përurimin e statujës dhe në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Urime Juve dhe Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal.
Kujtim Ismaili: Ju faleminderit edhe juve pasi informacioni qe ju i jepni emigranteve shqiptarë kudo jane, eshte detyre fisnike dhe ne sherbim te kombit, detyrë te cilen ju e beni me profesionalizem.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njerëzimi ka nevojë për paqe, dashuri e respekt, e jo për urrejtje e trazira
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
» Ekstremistët fetarë nuk e duan shtatoren e Nënë Terezës?!
» 10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
» Ekstremistët fetarë nuk e duan shtatoren e Nënë Terezës?!
» 10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi