Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E MBËSHTES FUQISHËM REAGIMIN E MIKUT TIM SHEFQET DIBRANIT PËR GJENDJEN E LDK-së NË KOSOVË

Shko poshtë

E MBËSHTES FUQISHËM REAGIMIN E MIKUT TIM SHEFQET DIBRANIT PËR GJENDJEN E LDK-së NË KOSOVË Empty E MBËSHTES FUQISHËM REAGIMIN E MIKUT TIM SHEFQET DIBRANIT PËR GJENDJEN E LDK-së NË KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 19, 2010 6:10 pm

E MBËSHTES FUQISHËM REAGIMIN E MIKUT TIM SHEFQET DIBRANIT PËR GJENDJEN E LDK-së NË KOSOVË 4113
E MBËSHTES FUQISHËM REAGIMIN E MIKUT TIM SHEFQET DIBRANIT PËR GJENDJEN E LDK-së NË KOSOVË



Nga Nexhat Ibrahimi


Pasi që e lexova letrën e mikut tim Shefqet Dibranit drejtuar kryetarit të LDK-së Dr. Fatmir Sejdiut, e pashë të arsyeshme që edhe unë t’i thamë disa gjëra si aktivist i LDK-së që nga fillimi në Zvicër, dhe tani qe 2 vite i kthyer në Kosovë duke u hasur me realitetin e krejt asaj që po ndodhë me jetën shoqërore-politike, dhe në këtë rast edhe të LDK-së në tërësi.
Unë pas 20 viteve aktiviteti dhe pune në mërgim, më erdhi rasti që për herë të parë të votojë në Kosovë, dhe me ju thënë të drejtën e ndjeja vetën të lumtur, pasi që do votoja i lirë në shtetin tim Kosovë. Edhe pse që nga dita e parë shihja shumë gjëra që më irritonin, u mundoja ta marrë me më gjakftohtësi gjendjen, duke menduar se ndoshta akoma nuk e njohë mirë problematikën Kosovare pasi që kam jetuar në mërgim. Çdo ditë u mundoja që të gjejë forma për t’u kyçur në proces të zhvillimit dhe organizimit të zgjedhjeve, duke u takuar me aktivist të LDK-së, e qe besa edhe me strukturat më të larta të kryesisë këtu në Prizren. I nderuar Shefqet, unë duke i njohur të gjithë ata aktivist dhe të kryesisë, pasi që më parë kishim kontakte të mira gjatë qëndrimit tim në Zvicër, ku edhe bëmë shumë punë bashkë gjatë gjithë periudhës që nga viti 1990 e gjerë pas luftës duke kontribuar në fushat e ndryshme që i lypte koha atëherë, unë mendoja se do të më afronin për të kontribuar duke e dhënë krejt at që unë mundem të jap, duke u mbështetur në aktivitetin tim në Zvicër dhe at përvojë ta vazhdojë këtu duke i ndihmuar procesit në tërësi. Mirëpo çka ndodhi, përveç përshëndetjeve shumë formale të tyre me mua, ata kurrë nuk më afruan as edhe si anëtar i LDK-së. Me sjelljen e tyre kuptova se ata kanë një frikë mos ndoshta do të ju bëhem konkurrencë. Duke e parë këtë sjellje të tyre, pasi që unë nuk kisha nevojë për poste dhe formalitete, fillova që ta ndihmoj procesin e fushatës me miq dhe shokë që kisha këtu në Prizren, me të vetmin qëllim që t’i fitoj LDK-ja zgjedhjet në Prizren.
Nga e gjithë ajo që ndodhi me fushatën, dhe përsëritja tri herë e votimit ishte edhe një dëshmi, se LDK-ja vërtet pas vdekjes së të madhit Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, ka mbetur në duart e njerëzve që pa kurrfarë respekti manipulojnë edhe me emrin e Presidentit Rugova por edhe të LDK-së në tërësi. Këta që sot e udhëheqin LDK-në, duke filluar me radhë nga Dr. Fatmir Sejdiu e gjerë te Eqrem Kryeziu këtu në Prizren, kanë mbetur vetëm kukulla dhe në shërbim të atyre që LDK-ja gjatë gjithë kohës në krye me Presidentin Rugova e ka luftuar me çdo çmim, duke sakrifikuar njerëzit më të mëdhenj që kishte LDK-ja ku në mënyrë të denjë luftuan për çështjen kombëtare dhe ranë heroikisht në beteja, në mbyllje të shekullit të kaluar, të cilët kontribuuan në mënyrën më heroike të mbyllej me fitore plaga e rëndë e popullit shqiptar, plaga e ndarjes në dysh, e kështu të mbyllej me fitore edhe përpjekja shekullore e çlirimit të Kosovës siç ishin:
Prof. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit e LDK-së, për shumë vjet njëri nga nënkryetarët e LDK-së, dijetar e profesor i njohur për më shumë se 30 vjet, ishte në vitet nëntëdhjetë njeriu i dytë i LDK-së, bashkëpunëtor i ngushtë i Dr. Ibrahim Rugovës. I njohur si negociator i shkathët në bisedat me palën serbe/jugosllave dhe në Konferencën e Rambujesë. U zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e vitit 1998, i cili u vra nga forcat serbe në maj të vitit 1999, në kohën e kulmit të luftës e të eksodit të shqiptarëve nga Kosova.
Prof. Latif Berisha, disa vjet anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Mitrovicë. Poet dhe profesor universiteti në pension. U vra nga forcat serbe në shtëpinë e tij në Mitrovicë në fillim të fushatës ajrore të NATO-s më 24 mars 1999.

Dr.Xhavit Ahmeti, Profesor në Universitetin e Prishtinës. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. U zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e vitit 1992. Këshilltar për arsim i Kryetarit Rugova deri kur vdiq tragjikisht në një aksident trafiku më 21 nëntor 1996.

Xhemail Mustafa, këshilltar për Informim i Kryetarit Rugova nga viti 1992. Kritik dhe letrar, gazetar i njohur i kulturës dhe bashkëpunëtor i QIK-ut. U vra në një atentat nga dora kriminale shqiptare të panjohur, në hyrje të banesës së vet në Prishtinë më 23 nëntor të vitit 2000, më pak se një muaj pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000, të cilat i fitoi LDK-ja. Pastaj do ti përmendi edhe dy heronj të luftës si:

Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin
Në jetën e popullit tonë, në rrugëtimin historik shumë të bujshëm të tij, ka shumë ngjarje, të cilat duke përqendruar në vetvete dhe përmbajtje të epokave të tëra, qëndrojnë si gur themelues të hapave që ka bërë ky popull në historinë e tij në krye me LDK-në. E tillë ishte padyshim, Beteja e Koshares e cila kulmoi me thyerjen e kufirit që ndante në dyshë një popull shpirtërisht të pandashëm dhe korrigjoi kështu padrejtësinë më të madhe që ia kishin bërë këtij populli fuqitë e mëdha. Kjo ngjarje e madhe gjithsesi historike e jetike, mbase ngjarje më e rëndësishme e historisë sonë më të re, u referohet figurave të mëdha, figura këto që ishin në vijën institucionale dhe të LDK-së, të cilat kemi mirësinë dhe nderin ti përkujtojmë sot. Ngjarjet e mëdha pjellin figura të mëdha, prandaj aq sa ishte e madhe historikisht Beteja e Koshares, aq dolën të mëdha figurat e autorëve kryesor të asaj beteje, figura të cilat ishin betuar në lëvizjen më të madhe gjithë popullore të Kosovës në LDK, që të luftojnë për lirinë dhe pavarësinë në vijën institucionale, duke i mbrojtur ato me tërë qenien njerëzore, shpirtërore dhe patriotike, e këta ishin dëshmorët e devotshëm të kësaj epoke historike, Sali Çeku dhe Agim Ramadani. Beteja e Koshares ishte e veçantë, andaj të veçantë janë edhe këta dy heronj të cilët kaluan dhe përmbyllën jetën me ngjarje të mëdha, prandaj kushdo që provon të bëjë biografi të rastit për ta, e kanë të rëndë hartimin e biografive të mëdha (grosso mode), sepse në biografinë e këtyre legjendave të Koshares nuk ka gjëra të parëndësishme, prandaj del përpara problemi i zgjedhjes, se çka duhet veçuar për të thënë.
Në veprën atdhetare të Agim Ramadanit dhe Salih Çekut zotëroi dashuria për tokën e të parëve, ajo dashuri të cilën një mendje e madhe frënge e shkëputi nga kategoritë metafizike dhe e ngriti e lartësoi në filozofi dhe në kult kombëtar. Dhe këta dy heronj thoshin, citoj: “Nga të gjitha idetë pas të cilëve iu dhamë nga mendja e jonë, asnjë ide nuk u rrënjos tek ne të dy kaq thellë, sa dashuria për tokën kombëtare” mbaroj citatin. Këto dy figura të luftës sonë e kishin të vetën atë porosi të shkollës filozofike të stoikës, sipas të cilës trimi i mirë duhet të rrojë si burrë dhe të vdes si burrë. Këta jetuan dhe vdiqën si burra.
Lufta e Prekazit dhe Beteja e Koshares, njëra që bëri jehonë në tërë rruzullin shqiptar, dhe tjetra që kulmoi me thyerjen e kufirit, që ndante në dyshë një popull shpirtërisht të pandashëm, dhe korrigjoi kështu padrejtësinë më të madhe që ia kishin bërë këtij populli fuqitë e mëdha, janë data që e bashkuan popullin. Këto ngjarje janë të mëdha, gjithsesi historike e jetike, mbase ngjarje më të rëndësishme të historisë sonë më të re, u referohet mu këtyre figurave të mëdha, figura këto që ishin në vijën institucionale dhe të LDK-së, të cilat kemi mirësinë dhe nderin ti përkujtojmë, nga se për këta trima dhe për Kosovën, LDK-ja ishte parti nacionale dhe emblematike.
Ishte Nacionale, sepse LDK-ja si asnjëherë tjetër unifikoi shqiptarët për një qëllim të vetëm, bërjen e Kosovës shtet.

Dhe Emblematike, sepse LDK-ja u bë flamur i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, falë popullit i cili jo vetëm u identifikua por edhe u mishërua me angazhimin dhe këmbënguljen e prijësit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, të cilit i takojnë meritat më të mëdha për ngritjen e kësaj embleme. Emblemë e cila vazhdon edhe më tutje të jetë jo vetëm udhërrëfyese por edhe motivuese për popullin e tërë Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare. Këto fjalë të mëdha i nderuar Shefqet u shkojnë bukur të gjithë atyre që i përmenda, por sot këta që e udhëheqin LDK-në, dhe udhëheqin Kosovën, në emër të tyre dhe në gjakun e tyre janë bërë milionerë, jetojnë në miliona por do të vdesin si tradhtar.
I morra si shembull këta Burra të Mëdhenj për t’ju përkujtuar të gjithë atyre që sot manipulojnë me meritën e këtyre heronjve, dhe sillen sikurse kurrgjë nuk ndodhi, dhe në pafytyrësi gjakun e këtyre heronjve e përbuzin vetëm e vetëm për t’i ruajtur postet e tyre presidenciale, ministrore, parlamentare etj, se kështu edhe pasurohen me miliona, duke e lënë popullin në vuajtje me një papunësi mbi 45%, pa kurrfarë të drejtash njerëzore në drejtësi, shëndetësi, sigurime etj.

Ju i nderuari Shefqet i drejtoheni z. Sejdiut se ai do të duhej të jepte dorëheqje pas humbjeve katastrofave të LDK-së në zgjedhjet lokale duke e marrë shembull Kryetarin e Partisë Laburiste ish kryeministrin Britanik Gordon Braun. I dashur mik, harroje këtë që ju drejtohesh ti, sepse këta që moti i kishin humbur parimet, jo vetëm z. Sejdiu por të gjithë. Faktikisht shteti i Kosovës është formal, pasi që nuk funksionon kurrgjë, është vënë në mëshirën e të huajve, dhe kështu ata në emër të (drejtësisë evropiane) duke gjetur hapësirë nga udhëheqja e vendit bëjnë krejt çka duan. Unë nuk shoh një mundësi për një ndryshim në LDK por në tërësi edhe në politikën kosovare, nga se këta e kanë përgatitur terrenin mirë. Këtu mundet gjendjen ta ndryshoj vetëm verdikti i popullit, dhe përderisa populli shukat dhe vazhdon të jetë në një farë mënyre militant i partisë, të cilët po vuajnë edhe për kafshatën e bukës, vetëm e vetëm mos ta prishin interesin e partisë gjegjëse ku gjendet secili veç e veç. Pra, populli duhet të vetëdijesohet për ta ndryshuar këtë gjendje kaotike, sepse të jesh i lirë nuk mjaftojka, nëse nuk i ke gjërat elementare për jetës.
Duke e përfunduar, me shpresë se kjo që kërkoni ju i nderuar Shefqet do të realizohet për ju, për mua dhe për tërë Kosovën, ju dëshirojë shëndet të mirë juve dhe gjithë bashkëveprimtarëve, shokëve dhe miqve të mi dhe tuaj në Zvicër, punë dhe suksese në jetën e juaj në Zvicër.

Me respekt
Nexhat Ibrahimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi