Shpërthim në veri, shqiptarët nën presion terrori

Në lagjen "Kroi i Vitakut" në paraditen e së mërkurës, ka ndodhur një shpërthimi, nga i cili deri më tash nuk është raportuar se ka shkaktuar dëme.
Nazmi Ismaili, anëtari i Këshillit të Veriut, Këshill ky që mbledh përfaqësues të lagjeve të banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, tha për Radion Evropa e Lirë, se shpërthimin e kanë dëgjuar edhe vetë banorët e kësaj lagjeje.
“Ishte një detonim, çfarë ishte nuk e dimë”, tha Ismaili
Ismaili ka treguar se menjëherë pasi është dëgjuar shpërthimi, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vëzhguar situatën.
Policia e Kosovë e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha për Radion Evropa e Lirë se policia është duke hetuar rastin për të përcaktuar llojin e shpërthimit.
"Ne jemi ende në fazën e përcaktimit të llojit të mjetit shpërthyes. Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar, pasi që besohet se mjeti është hedhur në fushë të hapur në lagjen Kroi i Vitakut”, tha Hoti.
Ai tha se shpërthimi, i cili ka ndodhur në afërsi të shtëpive në këtë lagje, ka ngritur tensione dhe shqetësim te banorët e lagjes.
Sipas zëdhënësit Hoti, punëtorët që kanë qenë duke punuar në ndërtimin e shtëpive, nuk dihet ende se a do të nisin punët sot, për shkak të tensioneve.
“Do të bëjmë një vlerësim të tërë situatës në mënyrë që të shohim për së afërmi nëse ekzistojnë kushtet që puna sot të vazhdojë apo të suspendohet përkohësisht; kjo mbetet të vlerësohet varësisht nga situata e krijuar në terren”, tha Hoti.
“Kroi i Vitakut”, në veri të Kosovës, dhe lagjet e tjera të banuara me popullatë të përzier janë përshkuar kohët e fundit me incidente.
Nga ana tjetër, "përkundër kërcënimeve dhe incidenteve që janë duke krijuar strukturat paralele serbe në veri, rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë nuk do të ndërpritet".
Kështu ka deklaruar sot kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur pas incidenteve të fundit në Kroin e Vitakut.
Zoti Kastrati, ka thënë se shtëpitë po rindërtohen për ata që kanë jetuar dhe kanë pronat në veri dhe jo për të tjerët.
“Shumë qytetarë të veriut jetojnë nëpër strehimore kolektive në jug, andaj ne kemi për obligim t’u ndihmojmë që të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë Kastrati.
Në një komunikatë për media nga Komuna e Mitrovicës thuhet se “tensionimit të situatës janë duke i kontribuuar persona që në emër të UNMIK-ut në veri kërkojnë leje për rindërtim të shtëpive".
"Kjo është absurditet, meqë askund në botë nuk kërkohet leje për rindërtim të shtëpisë së djegur”, thuhet në komunikatën e komunës.
Shtëpitë e rindërtuara të shqiptarëve te Kroi i Vitakut kanë qenë cak i incidenteve edhe disa ditë më parë, kur njërës prej tyre i është vënë zjarridhe është djegur nga persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit.
Një ditë më parë, te po e njëjta lagje, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë.
Ndryshe, rastet e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm janë shpeshtuar kohët e fundit në veriun e Kosovës, ndërkohë që organet e rendit janë duke i hetuar motivet dhe autorët e mundshëm.
Autoritetet komunale në Mitrovicë kanë kërkuar në vazhdimësi shtim të masave të sigurisë, meqë siç thonë ata situata mund të eskalojë në çdo moment.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shpërthim në veri të Kosovës
» Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?
» Baki Ymeri: Shqiptarët e Maqedonisë në veri të Danubit
» Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
» Engjëll Koliqi: SI GJITHMONË TË BASHKOHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT TË SANOJMË BASHKË SITUATËN NË ZONAT E PËRMBYTJEVE NË SHQIPËRINË VERI-PERËNDIMORE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi