Kastriot Myftaraj: Sa u paguan gjyqtarët e Vlorës nga Bollano, që e dhanë vendimin pesë ditë para ardhjes së Karamanlis
Faqja 1 e 1

Sa u paguan gjyqtarët e Vlorës nga Bollano, që e dhanë vendimin pesë ditë para ardhjes së Karamanlis
Nga Kastriot Myftaraj
Nga Kastriot Myftaraj
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Vlorës që gjykonte çështjen “Bollano” u vunë në shërbim të agjendës së kryeministrit grek Karamanlis, duke e dhënë vendimin e dënimit të Vasil Bollanos, pesë ditë para se Karamanlis të vizitojë Shqipërinë. Kështu, vendimi është shndërruar në një dhuratë që i bëjnë tre gjykatësit e Vlorës agjendës së kryeministrit grek, duke e nxjerrë çështjen “Bollano” në krye të agjendës së kryeministrit grek. Këtë donte edhe Bollano, i cili tashmë do të shkojë në takimin me kryeministrin grek, si një hero i helenizmit. Gjatë vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri (ai do të shkojë edhe në zonën e minoritetit grek) do të ketë një mbulim të madh të medias greke, pa përjashtuar edhe mediat e mëdha perëndimore, të cilat do të kujdesen grekët që t’ i sjellin në Shqipëri. Tashmë, pas vendimit të gjykatës së Vlorës, çështja “Bollano”, do të jetë gjëja kryesore për të cilën do të interesohen ta pyesin kryeministrin grek dhe shtetarët shqiptarë me të cilët do të takohet ai, mediat greke, por edhe ato të huaja jogreke.
Sigurisht që shtetarët shqiptarë, kryeministri Berisha, presidenti Topi etj., nuk do të mungojnë të distancohen nga vendimi i gjykatës, duke u shprehur edhe kundër tij, për të qenë politikisht korrekt. Kjo nuk ndryshon gjë. Ajo që i duhet Athinës është që me këtë rast bota të shikojë se Himara banohet nga grekë, të cilëve shteti shqiptar u mohon të drejtat dhe i shtyp, me Vasil Bollanon si simbol të minoritarit grek të shtypur në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i trupit gjykues të Vlorës do të ndryshohet në shkallët e tjera të gjykimit, gjë që është e sigurt. Ajo që ka rëndësi është se tashmë Greqia e arriti atë që donte, që Bollano të dënohej në prag të vizitës së Karamanlis. Fakti që vendimi i gjyqtarëve të Vlorës do të rrëzohet në shkallët e tjera të gjyqësorit, gjë të cilën tre gjyqtarët e dijnë, e bën edhe më të neveritshme farsën e tyre.
Nuk është e rastit që pasi në 2007 filloi konflikti për tabelat mes Bollanos dhe autoriteteve shqiptare, Vasil Bollano, në shkurt 2008, u zgjodh kryetar i përkohshëm i Omonia, organizatës së minoritetit grek në Shqipëri. Gjatë vizitës që zëvendësministri i jashtëm grek, Theodoros Kasimis bëri në Shqipëri, në janar të këtij viti, për të marrë pjesë në përvjetorin e krijimit të Omonias, ai u mburr me atë që e quajti Omonian e re, me në krye Bollanon, duke lënë të kuptohet se kjo ishte e reja që solli qeveria e djathtë greke në organizimin e minoritetit grek në Shqipëri.
Tre gjyqtarë,kur kanë të bëjnë me një çështje delikate si çështja “Bollano” duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që i sjell vendit dhe interesit nacional. Këta gjyqtarë nuk mund të justifikohen me atë se ata shohin vetëm ligjin dhe nuk merren aspektet e tjera të çështjes. Nëse gjykata është një pushtet i pavarur, ajo është megjithatë pjesë e shtetit, dhe çdo nëpunës i shtetit duhet ta ketë të qartë se ekziston një ligj suprem, i pashkruar, i cili quhet raison d’ etat (arsye shtetërore). Raison d’ etat në çështjen “Bollano” e donte që së paku vendimi të jepej pasi të ishte larguar Karamalis nga Shqipëria. Aq shumë herë sa ishte shtyrë ky gjyq, nuk u bë gjë sikur të ishte shtyrë dhe një herë. Vizita e kryeministrit grek në Shqipëri ishte tashmë një gjë e bërë publike dhe e njohur, jo vetëm në datën kur u dha vendimi, por edhe në datën kur u caktua seanca e fundit e gjyqit.
Unë nuk besoj se tre gjyqtarët nuk qenë të vetëdijshëm për implikimet dhe dëmin që sillte vendimi i tyre në datën kur u dha. Aq absurde është mënyra se si kanë vepruar ata, saqë unë nuk mund të mos besoj se ata janë paguar që ta japin vendimin atëherë kur e dhanë. Sjellja e tre gjyqtarëve të trupit gjykues që gjykoi Bollanon tregon edhe një herë se ç’ dëme mund t’ i shkaktojnë vendit gjykata të pavarura, në të cilat ka gjyqtarë të papërgjegjshëm. Kush e mban tash përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe për pasojat që do të ketë gjatë vizitës së Karamanlis, apo palaçoja diplomatic i “Portokallisë”, ambasadori amerikan Withers, i cili nuk ka hezituar të marrë pjesë dhe në konferencat gjyqësore dhe të flasë për pavarësinë e gjykatave? Aq shumë janë paralizuar shtetarët shqiptarë nga presioni i diplomatëve të huaj që të mos cënojnë pavarësinë e gjykatave, saqë edhe pse pati dy javë kohë që nga dita kur u caktua seanca gjyqësore për dhënien e vendimit në çështjen “Bollano”, askush nuk guxoi të bënte diçka për të shtyrë edhe një herë gjyqin, që është shtyrë aq shumë herë deri më sot.
Por, gjithsesi, kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Topi, mund t’ i kishte thirrur tre gjyqtarët e Vlorës dhe të bënte me ta një bisedë mes njerëzish me sensin e raison d’ etat, dhe t’ u thoshte implikimet që ka dhënia e vendimit para vizitës së kryeministrit grek. Presidenti Topi i ka marrëdhënie shumë të mira me ambasadorin Ëithers dhe sigurisht që nuk do të qortohej se po cënon pavarësinë e gjyqtarëve, nëse ambasadori mësonte se Presidenti e kishte bërë këtë gjë. Madje duhet të kishte qenë ambasadori amerikan ai që duhet ta kishte nxitur Presidentin Topi që ta bënte këtë gjë.
Edhe sjellja e prokurorisë në çështjen “Bollano” është jo më pak e dyshimtë se sjellja e gjykatës. Është evidente se Bollano u zgjodh kryetar i Omonia në shkurt 2008 për shkak se prokuroria kishte filluar hetimet ndaj tij, për çështjen e tabelave. Me zgjedhjen e Bollanos në krye të Omonia, u bë e qartë se Greqia donte që Bollano të merrej i pandehur nga prokuroria shqiptare dhe të çohej në gjykatë e të dënohej për çështjen e tabelave. Pra, zgjedhja e Bollanos në krye të Omonias ishte një shenjë se Greqia tashmë po vinte bast gjithçka mbi Bollanon, në lojën e saj etnike në Shqipëri. Në këtë moment, Prokuroria, me sensin e raison d’ etat, duhet ta kishte kuptuar se loja kishte ndryshuar. Prokuroria, pas zgjedhjes së Bollanos në krye të Omonias, mori vendimin për ta çuar Bollanon si të pandehur në gjykatë. E pra, prokuroria e kishte zvarritur deri atëherë këtë çështje, e cila sipas mënyrës në të cilën e trajtoi prokuroria dukej tepër e qartë dhe e thjeshtë. A nuk të shtyn kjo të besosh se prokuroria, duke mos vepruar në këtë çështje sipas raison d’ etat shqiptar, ka vepruar megjithatë sipas raison d’ etat grek? Përgjegjësia e prokurorisë është edhe më e madhe se e gjykatës në këtë rast, se prokuroria është organ i centralizuar.
Pas zgjedhjes së Bollanos në krye të Omonias, Prokuroria e Vlorës, e instruktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, fare mirë mund ta kishte vazhduar çështjen e tabelave, duke dënuar ata policë bashkiakë që kishin zbatuar një urdhër absolutisht të paligjshëm. Se urdhri që u dha Bollano ishte nul, siç ishte edhe vendimi i këshillit bashkiak të Himarës, ku mbështetej urdhri, pasi ishte jashtë i pabazuar në ligj dhe jashtë kompetencave e juridiksionit të pushtetit vendor. Kështu, edhe do të ishte arritur që dikush të dënohej seriozisht për këtë vepër penale (se ata që zbatuan urdhrin e Bollanos mund edhe të burgoseshin), edhe çështja nuk e kapërcente masën në implikime politike dhe ndërkombëtare. A e ka sensin e raison d’ etat Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Kjo çështje tregoi se nuk e ka. Por nuk e ka as Presidenti Topi, i cili me Kushtetutë ka të drejtë që t’ u kërkojë titullarëve të institucioneve të dhëna për çështje që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrës së tij. Dhe kjo çështja “Bollano” sigurisht që kishte implikime që kishin të bënin me ushtrimin e detyrës së kryetarit të shtetit. Prandaj Presidenti Topi mund t’ i kishte kërkuar Prokurores së Përgjithshme të dhëna për këtë çështje, madje të shkonte deri atje sa ta instruktonte për mënyrën se si duhej trajtuar kjo çështje delikate, në një bisedë të llojit të raison d’ etat. Kështu ndodh në të gjitha shtetet serioze në raste të ngjashme. Prokuroria e Vlorës dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke mos vepruar në çështjen “Bollano” sipas raison d’ etat shqiptar, veproi praktikisht sipas raison d’ etat grek.
Gjyqtarët dhe prokurori i çështjes Bollano, me mënyrën si vepruan, nuk kanë për ta pësuar si i ndjeri ish-prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili pasi u konfliktua ashpër me Bollanon për çështjen e tabelave, u vra në një aksident të dyshimtë rrugor, në 20 qershor 2008, vetëm dy ditë pasi filloi gjyqi i Bollanos. Si tepër e çuditshme për të qenë thjesht një koincidencë. Nuk mund të mos mendosh se grekët donin t’ u jepnin një mesazh kërcënimi zyrtarëve shqiptarë që nuk sillen sipas dëshirës së tyre. Gjyqtarët që dënuan Bollanon dhe prokurori i cili kërkoi dënimin e tij, nuk kanë bërë aspak diçka të papëlqyeshme për Greqinë, madje kanë bërë diçka shumë të pëlqyeshme. Dikush mund të thotë se çfarë mund të bënin gjyqtarët, derisa dënimin e kërkoi prokuroria. Por së paku mund të gjenin mënyrën që ta shtynin vendimin pas vizitës së Karamanlis në Shqipëri.
Për çështjen “Bollano” ka përgjegjësi të madhe dhe politika shqiptare. Kur filloi çështja e tabelave, PS i kërkoi kryeministrit Berisha që ta shkarkonte kryetarin e Bashkisë së Himarës, Bollano. Kërkesa e opozitës ishte e ligjshme, por duket e dyshimtë kur mendon se opozita nuk mbajti qëndrim ndaj këshilltarëve të saj në Këshillin Bashkiak të Himarës, të cilët u mundësuan këshilltarëve të PBDNJ që realizonin planin e tyre për të marrë vendimin për tabelat, mbi të cilin mbështetej Bollano, edhe pse vendimi i këshillit bashkiak ishte i pabazuar në ligj. Në vitin 2007 Këshilli Bashkiak i Himarës, mori një vendim për vendosjen e tabelave në gjuhën greke, me votat pro vetëm të këshilltarëve të PBDNJ. Në këshillin bashkiak prej 17 anëtarëshë të Himarës, PBDNJ ka vetëm 6 anëtarë, çka do të thotë se ata do ta kishin të pamundur që ta merrnin këtë vendim, në një mbledhje normale të këshillit bashkiak.
Kalimi i vendimit për tabelat në gjuhën greke u bë në një mbledhje të këshillit bashkiak ku qenë të pranishëm vetëm njëmbëdhjetë këshilltarë, nga të cilët gjashtë këshilltarë të PBDNJ, ndërsa të tjerët këshilltarë të PS dhe partive të tjera të majta. Këshilltarët e PD mungonin. Në rast se këshilltarët e PS dhe të partive të tjera të majta do të qenë larguar nga mbledhja, si protestë që po hynte për t’ u votuar një propozim i paligjshëm, atëherë gjashtë këshilltarët e PBDNJ nuk mund të votonin, për mungesë kuorumi, dhe problemi do të mbyllej këtu. Bollano nuk do të kishte siguruar dot vendimin e Këshillit Bashkiak, gjithsesi të paligjshëm, por që ai e përdor si bazën e legjitimitetit të rremë, për urdhrin e tij, për tabelat në gjuhën greke.
Nga këshilltarët e majtë Bollano nuk donte votën pro. Bollanos i mjaftonte që ata të qenë të pranishëm në mbledhje për t’ u arritur kuorumi. Këshilltarët e majtë votuan ashtu siç i duhej Bollanos, domethënë Greqisë, me urdhrin e Edi Ramës. Edi Rama nuk mund të mos e dinte çfarë po bënin ata. Kryetari i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak të Himarës, sigurisht që i ka telefonuar Edi Ramës dhe e ka vënë në dijeni për atë që po ndodhte, si dhe që këshilltarët e PD nuk qenë të pranishëm në mbledhje. Edi Rama e ka urdhëruar që këshilltarët socialistë të rrinin në mbledhje, dhe kështu u arrit kuorumi. Edi Rama mban përgjegjësi të madhe për këtë gjë, për faktin se ai është me origjinë himariote nga nëna.
Kur PS, e cila është përgjegjëse për mënyrën se si Bollano shtiu në dorë vendimin e këshillit bashkiak që ai e përdor si kartë legjitimiteti të rremë, i kërkon kryeministrit Berisha shkarkimin e Bollanos nga posti i kryebashkiakut të Himarës, kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se PS po kërkonte që ta fuste kryeministrin Berisha në kurthin e një konflikti të ri me Greqinë, kurth që PS kishte ndihmuar që të ngrihej. Që të besohej se PS ishte e sinqertë në këtë kërkesë ndaj kryeministrit, duhej që fillimisht PS të kishte përjashtuar ata këshilltarët e saj që mundësuan të realizohej manovra e Bollanos në atë mbledhjen famëkeqe të këshillit bashkiak të Himarës, ku u mor vendimi për tabelat në gjuhën greke.
Kështu, vendimi i gjykatës së Vlorës, i para pak ditëve, është kurorëzimi i një procesi në të cilin PS, prokuroria dhe gjykata, praktikisht janë sjellë sipas agjendës së Greqisë për Bollanon. Vasil Bollano, i cili ka pretenduar se është një nacionalist grek, tashmë ka siguruar, pesë ditë para vizitës së kryeministrit grek, një vendim gjykate shqiptare që praktikisht e shpall të tillë. Ironikisht, teza me të cilin prokurori Sokol Malaj në gjyq kundërshtoi pretendimin e avokatit të Bollanos se akuza ishte e motivuar nga nacionalizmi shqiptar, pra teza se akuza nuk mund të ketë motivim nacionalist shqiptar, për shkak se Bollano është i kombësisë shqiptare, kthehet kundër prokurorit si një boomerang. O z. Prokuror i organit të centralizuar të ProkurorINËS së Përgjithshme! Pikërisht se Bollano është një shqiptar që shtiret se është grek, dhe për më tepër tashmë kur është bërë kryetar i Omonias, pra i është rritur profili në maksimum, nuk i duhet dhënë ndihmë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës shqiptare që të bëjë lojën e tij nacionaliste greke. Këtë gjë e kupton dhe bufi, me përjashtim ndoshta të rastit kur është mbuluar me togën e zezë.

Gazeta Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» Kastriot Myftaraj: Bamir Topi karikaturë e Berishës president
» Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
» SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi