Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës

Shko poshtë

Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës Empty Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 25, 2012 6:11 pm

Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës



Pacolli zgjidhet figurë e ndritur e diasporës Largea_pacolli1353847928

Në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare nga diaspora, Behgjet Pacolli është zgjedhur njëri prej tyre.
Përpos kësaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është zgjedhur edhe president nderi i Albanian Excellence, e cila çdo vit do të marrë përsipër identifikimin e individëve të suksesshëm jashtë vendit dhe do t’i shndërrojë ata në figura publike për opinionin e brendshëm.
Zyra e zëvendëskryeministrit njofton se kjo ceremoni është mbajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku u zhvillua Mbrëmja Gala, me 100 të zgjedhurit e Albanian Excellence, një Organizatë jo qeveritare prestigjioze nga Shqipëria.
“Këta të zgjedhur ishin që të gjithë individë të shquar shqiptarë në profesione të ndryshme, si menaxherë, juristë, inxhinierë, muzikantë, profesorë, fizikanë, psikologë, etj të cilët janë afirmuar në fushën e tyre në rrafsh ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Zoti Pacolli, siç njofton zyra e tij, ka vlerësuar çmimin, duke përshkruar ngjarjet që përcaktuan hopet e mëdha cilësore në jetën e vet dhe bëri thirrje për investim të shpirtit në arritje të suksesit.
“Dikur do të vijë koha e ideve të mira, dhe se shumë ide të mira megjithatë janë duke u jetësuar. Se jeta e vet i ngjante shumë jetës që ai bënte dikur në fshat dhe se pasuria ime më e madhe janë miqtë e shumtë”, thuhet në njoftim.
Pacolli zgjidhet në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare nga diaspora e që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi