AK: Shqipëria nuk bëhet nëse nuk arrestohet Berisha

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku fillimisht ka kritikuar gjendjen në të cilën Sali Berisha e ka zhytur Shqipërinë sa i përket nivelit të korrupsionit.
“Sali Berisha e fundosi Shqipërinë në korrupsion duke bërë që vendi ynë të jetë më i korruptuari ndër vendet e Bashkimit Evropian. Sali Berisha është kryeministri më i korruptuar, është më i korruptuar se Hashim Thaçi, madje shumë herë më i korruptuar se Fatos Nano, dhe ky tashmë është një fakt zyrtar i publikuar së fundmi nga raporti i indeksit të korrupsionit nga “Transperency International”.”
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i ka bërë apel qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian të izolojnë kryeministrin Berisha.
“Unë kam dy apele për të bërë publik sot. I pari i drejtohet vendeve të Bashkimit Evropian, që duhet të izolojnë personin më të korruptuar, i cili i ka vënë vendit vulën më të hidhur në këto 100 vite histori, atë të korrupsionit pa kufij. Apeli i dytë i drejtohet të rinjve, brezit të ri të juristëve shqiptarë, të cilët kanë detyrimin të dënojnë këtë individ që ka një lidhje të fortë më korrupsionin, sepse Shqipëria bëhet vetëm me burgosjen e Sali Berishës”, deklaroi Kreshnik Spahiu.
Duke ndalur tek ngjarja e një ditë më parë ku mbi 30 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe shoqëruan në komisariatin e policisë në qytetin e Kavajës pas protestës së mbajtur në Vlorë në kundërshtim të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë më të korruptuar në shtëpinë muze të Pavarësisë ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë 100 vjet më parë, Spahiu tha: “Dje policia e Kavajës u vu në shërbim me servilizëm ekstrem ndaj urdhrave të shtetasit Sali Berisha. Sjellje brutale me djemtë dhe vajzat aktivistë të Aleancës Kuq e Zi sepse ata u ngritën kundër denigrimit të historisë nga shefi më i korruptuar i ekzekutivit shqiptarë në 100 vjet histori. Arrestime politike do t’i quaja pa pikën e dyshimit sepse ndërsa protesta mbahej në Vlorë, policia u organizua për të ndaluar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë. Një Zot e di pse kjo sjellje aspak profesioniste e efektivave të policisë së shtetit e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe vihet në shërbim të militantizmit dhe servilizmit ndaj shtetasit, tashmë më të korruptuar zyrtarisht, Sali Berisha”.
Gjatë konferencës për shtyp, Spahiu shoqërohej nga të rinjtë dhe të rejat e Aleancës Kuq e Zi, të cilët ditën e martë u përballën me dhunën fizike dhe verbale të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe presionin psikologjik për përndjekje penale nga uniformat blu të qytetit të Kavajës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme
» Mustafa: Thaçi mund ta fitoj Prishtinën vetëm nëse bëhet anëtar i LDK-së
» Qosja: Shqipëria u çlirua nga Berisha
» Lufta e tretë ballkanike, nëse nuk krijohet Shqipëria natyrale
» Haki Abazi: Thaçi organizoj protestat, për të treguar se mund ta destabilizoj vendin nëse nuk bëhet kryeministër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi