Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:EULEX-i zbaton 6 pikat

Shko poshtë

Teki Dervishi:EULEX-i zbaton 6 pikat Empty Teki Dervishi:EULEX-i zbaton 6 pikat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:08 pm

EULEX-i zbaton 6 pikat Teki Dërvishi
Okupimi “ligjor”
Teki Dervishi:EULEX-i zbaton 6 pikat Sh_b
Nostalgjikët e UNMIK-ut kritikojnë Presidencën dhe Qeverinë që kërkojnë të largohet UNMIK-u (në një gazetë që nuk e përmendi këtu, se s’dua rivalitete fals). Kjo, kërkesa për largim të UNMIK-ut, sipas nostalgjikëve, paska qenë dashur të bëhet me kohë dhe jo tash kur e bënë Sjediu e Thaçi. Si duket, paskësh qenë dashur të bëhet në kohën e zbatimit të “standardeve para statusit”. Kurse - marrëveshja (Pakoja) e ka paraparë largimin e UNMIK-ut pas pavarësisë së Kosovës. Dhe pas pavarësisë UNMIK-u nuk u largua, ndaj tash, e jo përpara, duhet t’i thuhet “UNMIK go home” - thyeje qafën!
Këta nostalgjikë (të administratës serbe 1244) paskan qenë të vetmit që “në kohën e duhur” e paskan “kritikuar” UNMIK-un, e jo si “disa sot” që po e “kritikojnë” tash kur ai është larguar (!!!). Me sa kohë profesionalisht merrem me punë gazetarie, e di se deri në qershor të vitit të kaluar, asnjë individ autor ose figurë politike (pos ndonjë opinioni të lexuesve si dhe dy tre analistëve ndërkombëtarë) askush nuk e ka kërkuar largimin e UNMIK-ut. Kjo mund të dokumentohet lehtë, sepse janë në arkivin e Bibliotekës Universitare kompletet e gazetave të pasterilizuara nga “kritika” ndaj UNMIK-ut. Por, kritikë ndaj UNMIK-ut, e them me modesti, ka bërë vetëm “Bota sot” (ekskluzivisht). Shkrimi i parë në këtë “temë” botuar në gazetën tonë në korrik të vitit 1999 ka titullin “UNMIK-u administratë e Serbisë në Kosovë”.
Pra, ende sot nuk është larguar UNMIK-u (se për këtë vendos Këshilli i Sigurimit, dhe ai ende nuk ka vendosur). Por që është non sens mënyra si e kamuflojnë ndërkombëtarët rolin politik dhe administrativ të UNMIK-ut, është bindje e tyre se në Kosovë mund të shesësh dushk për gogla politike. Jo është çështje se “heshtin” ata para sponsorëve të standardeve.
Jo, Këshilli i Sigurimit nuk ka marrë vendim për largimin e UNMIK-ut, po përkundrazi, menjëherë pas aprovimit të Kushtetutës, në mënyrë ambulante Ban Ki Muni me Putinin (në Moskë) e kanë rimodeluar rolin e tij në të ashtuquajturin Rikonfigurim. Pra revidim i Pakos së Ahtisarit, konkretisht shkelje e sovranitetit të Kosovës, të arritur me verdiktin e popullit, të arritur me disiplinën kombëtare në zbatimin 10-vjeçar të standardeve para statusit. Pra çka i mbetet atyre që janë kompetentë ta mbrojnë sovranitetin e Kosovës, pos të thonë – UNMIK, largohu!
Çka është Rikonfigurimi? Festivali spektakular i instalimit të Misionit Evropian që para syve të kamerave i zhvesh uniformat e UNMIK-ut dhe i vesh ato të Eulex-it. Drejtoria e “reduktuar” e UNMIK-ut e merr komandën zyrtare mbi të gjitha misionet evropiane dhe kjo proklamohet me deklarata zyrtare të eminences blu të Brukselit. Nën “Ombrellën” (lexo:komandën, kompetencën) zyrtare të UNMIK-ut misioni evropian zbaton politikën e tij (të Këshillit të Sigurimit) dhe mban kriterin e tij politik duke mos e pranuar shtetin në të cilin ata dëshirojnë të zbatojnë “ligje”. Pra zbatojnë 6 pikat që janë platforma konkrete politike e të ashtuquajturit Rikonfigurim. Rivendosje e administratës serbe, por tash jo më në tërë Kosovën, por vetëm në 30 për qind të territorit të aneksuar të Kosovës. Plus kësaj, në 70 për qind shtet i pavarur i Kosovës, merr pjesë në pushtet edhe ajo pjesë serbe që ka pranuar të kamuflohet në kombin e ri të Ahtisarit – “kosovarë” kosovar!
“Tashmë dihet se në tri komunat veriore të vendit, në veri të Mitrovicës, në Albanik (Leposaviç) e në Zveçan, si dhe në enklavat serbe në Graçanicë, Shterpce e në disa lokalitete të tjera ende funksionojnë strukturat paralele serbe që zbatojnë ligjet e Serbisë (6 pikat)” Këto zbatime ata i mbështesin haptas dhe zyrtarisht në Rregulloret e UNMIK-ut. UNMIK-u komandon Eulex-in.
Ndërkaq Eulex-i mburret se si tashmë është operacionalizuar në tërë territorin e Kosovës, që do të thotë edhe në atë 30 përqindëshin që e menaxhojnë rregulloret e UNMIK-ut me ligjet e Serbisë në gjashtë pika të Ban Ki Munit. Si qenka pra e mundur që Eulex-i i operacionalizuar në territorin e Rregulloreve të UNMIK-ut (Serbisë) të mos i zbatojë politikat që zbatohen atje? Pra me cilat ligje punon Eulex-i (në vendosjen e rendit, sistemit) atje ku nuk përfillet sovraniteti (legjislacioni) i shtetit sovran të Kosovës?
A zbaton (atje) Eulex-i 6 pikat? - Kermaboni thotë - “jo”!
Pastaj shton: “Nëse doni të flisni për 6 pikat, flisni me shefin e UNMIK-ut”, pra lidhur me marrëveshjen transparente të UNMIK-ut me Beogradin (lexo: me Serbinë) përsëri “lidhur” me pëlqimin e marrëveshur për zbatimin e 6 pikave. Edhe nëse këtë “preference të adresuar” (në UNMIK) të Yves de Kermabonit nuk e kuptojmë si aludim se “UNMIK-u” me Serbinë është kompetent t’i zbatojë 6 pikat, e jo Eulex-i, fakti (dhjetëra herë këtu i përmendur) se Eulex-i është nën ombrellën e UNMIK-ut, jo veç se prejudikon, por edhe identifikon rolin e Eulex-it si obligator i marrëveshjes së Beogradit me UNMIK-un.
Eulex-i “nuk i zbaton” 6 pikat, sepse (thotë Kermabon):
1. “Ne (Eulex-i) nuk jemi pjesë e këtij përcaktimi” (lexo: të arritur në marrëveshjen e UNMIK-ut dhe Serbisë ku është përcaktuar zbatimi i 6-pikëshit).
2. “Kemi mjaft pika për të zbatuar në fushën tonë të përgjegjësisë: në polici, dogana dhe drejtësi” (lexo: përgjegjësinë Eulex-i e ka ndaj këshillit të Sigurimit, përkatësisht UNMIK-ut). Dhe - nga gjashtë këto tri pika të përgjegjësisë së Eulex-it 1. policia, 2. doganat dhe 3. drejtësia, janë pjesë e atyre gjashtë pikave? Apo policia, doganat dhe drejtësia (ligji) “në veri” implementohet nga institucionet e Kosovës, e jo nga “Eulex-i i operacionalizuar atje definitivsht)?
3. “Ajo që po përpiqemi (nuk po e bëjmë por po përpiqemi) është zbatimi i ligjit”. Emri jepet i përgjithshëm “ligjit”. Nuk ka rëndësi cili ligj (abstrakt), ai ligj që zbatohet brenda 6 pikash, apo ai ligj që “nuk i zbaton” 6 pikat në “jo”-në kategorike të Kermmabonit.
4. “Kemi vendosur një prani të vazhdueshme (të kujt) në doganat në veri dhe kemi arritur ta zvogëlojmë kontrabandën”. “Jo” kështu nuk i zbatojnë 6 pikat. Dhe kufiri “i relativizuar” Kosovë-Serbi (jo Prishtinë-Beograd) qenka çështje e “kontrabandës” së zvogëluar, e jo çështje politike “e përcaktimeve” në marrëveshjen e Serbisë me UNMIK-un.
5. “Ne po punojmë çdo ditë me policët serbë në veriun e Kosovës”, por “jo” - kështu nuk zbatojmë 6 pikat. Në Kosovë policia ligjore legale quhet “Policia e Kosovës”, e jo polici serbe e veriut.
Çështje është se në mënyrë histerike edhe (disa) “analistët” shqiptarë e jo veç Kermaboni, sikur e kanë harruar fenomenin e quajtur Rikonfigurim (i UNMIK-ut).
Si quhet Rikonfigurimi: ai quhet 6 pika! Tash duhet pyetur Kermaboni, a e pranon Eulex-i Rikonfigurimin e UNMIK-ut? Nëse nuk e pranon Rikonfigurimin (komandën e UNMIK-ut) atëherë vërtet nuk i pranon dhe nuk i zbaton edhe 6 pikat!
Nuk ka faj Kermaboni, as shefi i tij në Bruksel. “Jo”-të dhe “po”-të e misionarëve evropianë e kanë shndërruar në letërsi hermetike abstrakte fenomenin politik “rikonfigurim”, që kështu të spekulohet zbatimi i 6 pikave në mënyrë ilegale politike, të legjitimohet jolegjitimiteti.
Rikonfigurimi i rudimentuar i administratës së UNMIK-ut shkarkohet në operacionalizimin e misioneve evropiane që i përgjigjen Ban Ki Munit, përkatësisht OKB-së, përkatësisht – Rusisë!
Proceset në vijim të zbatimit të “ligjeve” abstrakte, do ta demantojnë së shpejti “situatën e kamufluar” të ndarjes de facto të Kosovës. Por de jure kjo nuk do të mund të bëhet kurrë. Nuk ekziston në teoritë politike ndonjë fenomen i quajtur “okupim ligjor”! Kjo s’arrihet dot as me ligjet e Evropës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi