Festohen Krishtlindjet, mesazhe paqeje, solidariteti dhe uniteti

Me mesazhe për paqe, solidaritet dhe unitet, është përcëlluar ceremonia kryesore për Krishtlindjet e sivjetme, në Katedralen "Zonja Ndihmëtare", në Prizren.
Mesha, që ishte ceremonia kryesore e festës, u drejtua nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, para të pranishmëve tha se kjo festë është festë e paqes dhe e dashurisë.
“Lindja e Jezusit është festë e paqes dhe e dashurisë, festë e gëzimit dhe e haresë. Festë e shpresës dhe lumturisë, sepse është festa e mishërimit dhe fjalës së Zotit, e cila na dhuron gëzimin e përhershëm, dashurinë e përkryer dhe shpresën e pafundme”, tha Dodë Gjergji.
Dodë Gjergji u lut për të gjithë besimtarët që në familjet e tyre të ketë shëndet, lumturi e mirësi.
“Ju ftoj o vëllezër e motra për të gjitha ato që ju mungon, buka e përditshme, ose që kanë nevojë për gjerat elementare për të jetuar dinjitetshëm. Lutemi për ata që akoma vuajnë për paqe apo drejtësi. Krishti i forcoftë, i ngushëlloftë dhe freskoftë zemrat tuaja dhe ju dhashë bekimin e vet”, deklaroi Dodë Gjergji.
Duke kënduar këngë e lutje dhe u duke lexuar fragmente nga Bibla, qindra të krishterë prishtinas morën pjesë edhe në meshën e cila u organizua në kishën katolike, Shën Ndou në Prishtinë.
Famulltari Don Rroku, mes tjerash tha se paqja mbretëron në atë vend ku varroset armiqësia e vjetër.
“Paqja mbretëron kur njeriu lëshon pe, harron dhe fal dhimbjet e shkaktuara dhe largon çdo mendim e dëshirë për hakmarrje. E kjo natë e shenjtë na thërret të gjithëve që ta adhurojmë të vetmin Zot, i bërë njeri, i cili është princi i paqes”, tha Don Rroku.
Nga ana tjetër, qytetarët e pranishëm, pas përfundimit të ceremonisë fetare kanë uruar njeri tjetrin për festën.
Donik Karaqi, i cili mori pjesë në ceremoni, tha se kjo festë si asnjë tjetër e bën bashkë gjithë familjen e tij.
“Kjo është një festë dhe një ndjenjë shumë e mirë, se zakonisht e gjithë familja jemi bashkë. Përgatisim një darkë të veçantë dhe mund të them se tash më, festa e Krishtlindjes është bërë një traditë për ne në familje, që të jemi bashkë, dhe besoj edhe për familjet e tjera”, tha Karaqi.
Kurse, Nosh Noshi tha se kjo festë afron njerëzit.
“Kjo është një festë tradicionale që e festojmë që 2 mijë vjet. Kjo festë ka dashuri, afërsi miqësi, bamirësi”, tha ai.
Augustin Culaj, është një qytetar tjetër i besimit katolik, i cili thotë se kjo festë, jo të gjithë njerëzit i gjen me gjendje të mirë materiale.
“Me keqardhje duhet të them se ka shumë familje që nuk kanë mundësi të festojnë nga mungesa e kushteve ekonomike. Unë jam në dijeni për disa familje që këtë festë, çdo vit e presin jo mirë”, deklaroi Culaj.
Përveç besimtarëve katolikë, në këtë manifestim, ishin të pranishëm edhe qytetarë të besimit mysliman.
Edona Qelaj, është një nga ato që ka ardhur në kishë për te uruar kolegun e saj me rastin e festës.
“Ne kemi ardhur këtu për t’ia uruar festën kolegut tonë dhe për të parë se si festohet dhe kremtohet kjo festë e tyre”, tha ajo, për të shtuar se në Kosovë, toleranca fetare është në shkallën me të mirë të mundshme.
Ndryshe, mesazhe urimi për Krishtlindje, të gjithë besimtarëve të krishterë u kanë përcjellë edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi dhe subjektet e ndryshme politike në vend.
Krishtlindja është festë, përmes së cilës përkujtohet lindja e figurës qendrore të krishterimit - Jezu Krishtit.
Edhe pse hyn në radhën e festave katolike, Krishtlindja gjithashtu festohet nga një numër në rritje i jo të krishterëve në mbarë botën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani
» Fadil Lepaja:Uniteti në mendësinë ballkanike
» Ibrahim Berjashi:Solidariteti vëllazëror
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
» MESAZHE PËR ZGJEDHJE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi