Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”

Shko poshtë

Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track” Empty Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 01, 2013 8:24 pm

Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”



Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track” Largea_google-facebook1362137797Si duhet t’u përgjigjet një kompani përdoruesve që kërkojnë të mos gjurmohen lidhur me sjelljen që bëjnë në faqen e internetit të saj? Dhe çfarë roli duhet të luajë shfletuesi për të ndihmuar konsumatorët t’i komunikojnë preferencat e tyre lidhur me gjurmimin online?
Këto janë disa pyetje tepër sensitive dhe serioze për gjigandët e internetit, Google dhe Facebook, sepse në fund të fundit, nëse konsumatorët aktivizojnë opsionin "Do Not Track", këto kompani humbasin miliona, ndoshta edhe miliarda dollarë.
Aktualisht, konsumatorët mund t’i ndryshojnë opsionet e shfletuesit, duke aktivizuar "Do Not Track" përmes një funksioni shtesë (extention). Por, ku qëndron problemi? Pikërisht në faktin se disa kompani, nuk i marrin fare parasysh këto kërkesa.
Gjatë një konference të zhvilluar këtë javë në San Françisko, lidhur me sigurinë në internet, zëdhënesit e Google dhe Facebook shpjeguan se përse kompanitë e tyre nuk u përgjigjen kerkesave "Do Not Track".
Keith Enright nga Google tha se ky shërbim i shkaktonte konfuzion përdoruesve. Për më tepër, nuk ka asnjë standart zyrtar të pranuar nga industria lidhur me "Do Not Track". Ai theksoi gjithashtu faktin se instalimi i këtyre funksioneve shtesë mund të mos plotësojë pritjet e konsumatorëve.
Twitter fillon me “Do Not Track”
Erin Egan nga Facebook u shpreh se nuk ishte e sigurt nëse një opsion "Do Not Track" e pasqyronte vërtet dëshirën e përdoruesve për të mos u gjurmuar, veçanërisht në rastet kur kompani si Facebook-u, me tepër i ndjekin veprimet e përdoruesve në faqet e tyre për të përmirësuar përvojën e tyre me faqen, sesa për të shitur reklama.
Egan e mbylli me fjalët se: “Përsa kohë nuk ka një standard zyrtar nga World Wide Web Consortium (W3C),është vërtet e vështirë për kompani si ne, të marrim vendime të drejta.”
Këtë javë, Microsoft-it dhe Mozilla e vështirësuan punën lidhur me këtë çështje. Të martën, Microsoft-i lançoi Internet Explorer 10 për Windows 7, i cili përfshin një opsion “do not track” të aktivizuar automatikisht.
Ndërsa Mozilla prej dy vjetësh ofron një opsion “do not track” në Firefox. (PCWorld Albanian)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi