Prizren: Marsh protestues i Vetëvendosjes kundër zyrtarëve komunalë

Sot, Qendra në Prizren e Lëvizjes Vetëvendosje!, organizoi Marsh Protestues përmes së cilit u shpreh pakënaqësia e qytetarëve të Prizrenit për gjendjen në të cilën është katandisur Komuna e Prizrenit e rrjedhimisht dhe jetesa e secilit në këtë komunë. Para fillimit të marshit, Sekretari organizativ i Qendrës së Vetëvendosje!-s në Prizren, Faruk Dakaj, ju drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë: “Pas shumë akuzave dhe aktakuzave të vazhdueshme jo vetëm nga ne, pavarësisht skandaleve dhe reputacionit të keq, deri më tani asnjë zyrtar komunal i Prizrenit nuk ka dhënë dorëheqje. Përderisa në vendet demokratike zyrtarët e dyshuar japin dorëheqje edhe për arsye banale, pushtetarët lokal të Prizrenit, pavarësisht proceseve të shumta kundër tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare, vazhdojnë punën pa e çarë kokën për ne dhe pa dhënë as një shpjegimin më të vogël për të bëmat e tyre. Ka ardhur koha për drejtësi dhe dhënie të llogarisë. Tashmë, as prerja e shiritave dhe as shtrimi i asfaltit nuk iu ndihmon dot. Ramadan Muja bashkë me gjithë zyrtarët e korruptuar, përpos dorëheqjes duhet të japin llogari për çdo cent të keqpërdorur ndër vite” – dhe i ftoi ata të marshonin drejt ndërtesës së Komunës së Prizrenit.
Gjatë marshit protestuesit kishin këto parulla në duar : “Poshtë Ramandan Xhambazi”, “Prizreni nuk e meriton këtë qeverisje”, “Pushteti i krimit, nga krimi dhe për krimin”, “Poshtë mafiokracia”, si dhe brohorisnin “Me hajna, nuk ka shtet”, “Dorëheqja nuk mjafton”.
Para objektit të Komunës, nënkryetari i Qendrës, Artan Abrashi, tha se ky pushtet aktual në Prizren, është tanimë jolegjitim për ta qeverisur këtë komunë. “Në kushte – tha Abrashi, - ku gjendja e rëndë ekonomike vazhdon ta varfëroj qytetarin e Prizrenit e ku mbi 45 % e qytetarëve të aftë për punë s’mund të punësohen njerëz të pushtetit sikurse Nijazi Kryeziu, Nexhat Çoçaj dhe shumë bashkëpartiakë të tyre, nga rastet sociale, brenda 2 mandateve u bënë pasanikë, në kurriz të qytetarëve të varfër”. Ai shtoi më tej se këta njerëz që në zgjedhje vjedhin votën tonë, në mandat qeverisës vjedhin paratë tona dhe me qëndrimin e tyre në pushtet vjedhin të ardhmen tonë, nuk mund më të tolerohen, duke ja kaluar fjalën Arbër Rexhaj, kryetari të Qendrës.
Rexhaj, gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të shumtë pjesëmarrës në Marshin protestues për keqpërdorimet e pushtetit lokal në Prizren tha se – “pikërisht Ramadan Muja si apologji për ta, ishte vetë demagogjia. E demagogjia ishte mashtrimi sistematik i këtij elektorati pas figurës së kryetarit të Komunës së Prizrenit. Por tanimë edhe kjo figurë e udhëheqësit të komunës zyrtarisht është zhytur në llumin e kriminalitetit dhe korrupsionit. Këtij pushteti nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos të dorëhiqet, të shembet”. Klientelizmi – vërejti Rexhaj, - shantazhi, edhe dajaku diku-diku kanë qenë mekanizmat që ky pushtet e mbajti veten. Po ashtu, ai shtoi se militantët i mbajnë në kontroll duke ia siguruar mbijetesën e cila varet nga ky pushtet e ku Drejtoritë komunale janë shndërruar në degë partiake ku qytetarët të cilët nuk pajtohen me ata, kryesisht janë të papunë.
Gjatë fjalimit të tij Arbër Rexhaj shtroi disa pyetje që i referohen marrëdhënies me qytetar qeverisje si: Pse qytetari i Prizrenit duhet t’i besoj pushtetit komunal kur udhëhiqet nga njerëz të korruptuar; pse qytetari i Prizrenit duhet t’i paguaj taksat e obligimet tjera kur ato përfundojnë në xhepat e zyrtarëve; pse qytetari i Prizrenit duhet të besojë në rend e ligj kur qeveriset nga një pushtet që s’njeh asnjë rregull?
Kërkesat nga ky Marsh Protestues ishin:
• Dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Komunës dhe dënimi e tij për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar kësaj komunë.
• Fillimin e hetimeve për të gjitha rastet e dyshimta në të gjitha drejtoritë e kësaj qeverisje komunale dhe marrja e masave ligjore ndaj tyre nga organet e drejtësisë.
• Themelimin e një komisioni hetimor për hetim parlamentar të veprimtarisë së deritanishme të komunës së Prizrenit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Tani më shumë se kurrë është nevoja që ta ngremë zërin për tërë pakënaqësitë të cilat janë grumbulluar nga keq-qeverisja në komunën e Prizrenit. Ka ardhur koha për drejtësi dhe dhënie të llogarisë. Tashmë, as prerja e shiritave dhe as shtrimi i asfaltit nuk iu ndihmon dot. Ramadan Muja bashkë me gjithë zyrtarët e korruptuar, përpos dorëheqjes duhet të japin llogari për çdo cent të keqpërdorur ndër vite.
Prandaj për ta, vetëm dorëheqja nuk mjafton!, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lëvizja për Bashkim kundër aksionit të Vetëvendosjes në kufij
» Marsh protestues në Tetovë (30/09/2009) - Jo falsifikimit të Historisë shqiptare
» Ngritët aktakuzë kundër 6 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës
» EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë
» Prishtinë: Mijëra protestues kundër heqjes së shamisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi