Selim Hasanaj: Martesat e përziera
Faqja 1 e 1
Selim Hasanaj: Martesat e përziera
MARTESAT E PERZIERA
Nga Selim Hasanaj
Meqense dicka të tillë kamë pas rast ta shof pergjatë tanë jetes sime dhe herë si aktor e herë si publik edhe të jem pjesë e të mirës dhe të keqes nga këso martesa ,dhe meqense dhetvjetshin e fundit në trojet shqiptare martesat e tilla janë ba MODË, janë ba TREND dhe pothuej fare pak flitet, fare pak shkruhet dhe fare pak analist profesionist merren me këtë dukuni vendosa me at kaqikun tem ti thamë disa fjalë nga pervoja ime , nga prizmi i asaj se si i shofë sot të mirat dhe të këqiat nga këto martesa, si i kamë pa dikur dhe cilat ishin arsyet e këtyne martesave dikur e cilat janë tash.
Në vitin 1946 të dy dajet e mi( vëllaznit e nanës) pershkak të veprimtarive nacionaliste patriotike të babës së tyne ( gjyshi im) Mushak Bajram Hasanaj detyrohen të ikun nga vendlindja fshati Prekallë i Istogut dhe pas shumë peripetive njani vendoset në Lublanë të Slovenisë e tjetri në Beograd por edhe ky pas pak viteve i bashkangjitet vëllaut në Lublanë. Këta dy djemë të ri ishin djem të pashem dhe Rrafshi i Dukagjinit i mban mend kur ata në vitet e 70 të shek. të kaluem vinin në vendlindje dhe ditve të pazarit delnin në Istog dhe Pejë të veshun me kostum kombëtarë. Mbajë mend se si pleqet këthenin kryet dhe thonin; po mashkujt që kokan e mashalla u kjoftë.
Daja i madhë martohet me nji slovenkë e cila ma vonë do e zavendsojë në shumë mënyra nanën time sepse unë pjesen e madhe të fëminisë e kalova pranë kësaj grueje të mrekullueshme e cila e tillë mbet pertanë jeten. Tezja Ivanka sikur e thrras jeton edhe sot dhe ka 84 vite, unë gjithmonë ndalem per ta vizitue kur kalojë neper Lublanë gjatë rrugës per në Dardani. Edhe daja jeton dhe edhe ai asht 84 vjecar. Kanë jetue bashk në bashkshortësi rrafsh 60 vite. Kanë dy djem, dy nipa, pesë mesa dhe nji stermesë.
Daja tjeter ma i ri se ky i pari, martohet me nji muslimank nga Tuzlla e Bosnes dhe ai me te kishte dy vajza. Kjo muslimanka kurr nuk mujti ta gjenë veten me dajen dhe as ai me te dhe pas 25 viteve martesë ndahen, dhe anmiqësohen aq shumë sa daja disa herë deshi ta vrasë dhe ajo disa herë i kurdisi atij burgime dhe maltretime nga policia. Kishin dy vajza, dhe vajza e madhe kryen fakultetin e gjeodezisë dhe vetem pas disa javëve me 1976 vritet në nji aksident trafiku. Gjithmonë asht flitë se aksidenti ka kjen i kurdisun per ta vra atë. Arsyeja mund të ketë kjen se ajo kishte nji dashnor sloven, mendonte të martohet me te , nana muslimankë e nxiste dhe perkrahte atë martesë vetem per të ja plas barkun babës së vajzes ( burrit të vetë)ndersa baba kerrcnonte se do e vrasë si Hasan Fazlia Hykmeten ( ngjarje kjo e vertetë e viteve 70 që pat ndodhë në Sarajevë kur baba e vret bijen dhe burrin e saj serb e edhe veten e vetë). Mas vdekjes së vajzes së madhe vajza tjeter ma e re pergjatë kohës së mortit dhe ngushllimeve, nga ish kunatë i bahet dashnore ish dashnorit të motres dhe martohet me te.
Tash baba i vajzave cmendet dhe ate me dhunë organet shtetnore e detyrojnë të largohet nga Lublana. Per fat ishte mjeshter i mirë i galvanizimeve dhe ate e punsojnë disa shqiptarë të mirë në Fabrikën e Amortizatorve në Prishtinë ku me vite punojë si shef i repartit. Martohet ma vonë me nji shqiptare, i lindin dy vajza edhe me këtë grue dhe në shtator të 1999 me gjithë bashkshorte i humbin të gjitha gjurmet në fshatin e tij të lindjes në Prekallë. Vajzat të moshës 13 dhe 9 vjec janë rrit të vetmueme nen kujdesin e dajve të tyne dhe unë si djalë i hallës para disa mujve per herë të parë vuna kontakt me to. Arsyeja pse kaq vonë asht se ato nuk nifnin askend pos dajve të tyne dhe frigoheshin dhe per këtë ato ishin në mbrojtje të KFORIT dhe institucioneve të tyne. Neve familjarve na pamundsohej kontakti. Nejse kjo asht temë tjeter.
Mora shembull dajet e mijë dhe per të tregue se sa janë fatlume apo fatzeza martesat e perzieme do e pershkruej pak me disa raste pikrisht nga pervoja dhe perjetimet e mia me martesat e dajve të mijë.
Daja i madhë pati fat me nji grue të ndershme, burrnore, me karakterë dhe moral të fortë dhe ajo edhe e ndihmon ate të shkollohet sa ai arrin të marr titullin e ing.të komunikacionit dhe me vite ishte zyrtar i naltë në hekurrudhat e Republikës së Sllovenisë. Kishin dy djem dhe tash daja pasi ishte i mvarun nga grueja as që perzihet se si do ken emnat djemet. Grueja i pagzon ata me Mirko dhe Edvard. Kur vijnë per herë të parë në Dardani zihet daja ngusht dhe e lutë gruen që ta perkrahë në nji rrenë që ati i duhet ta banë per mos me ilendue dhe iritue babën, axhallaret, dajet dhe farefisin e vetë në Dardani. Do ju thojmë ilakeve se djemet kanë emnat Miftar ( Mirko) dhe Elez ( Edvard) dhe këtë do e arsyetojmë se kemi qëllimin që edhe kur do vdesim unë e Elezi do mbesin prap Miftari e Elezi. Pra daja vetë quhej Miftar ndersa ky daja ma i ri Elez. Me këtë rrenë jetonë daja im 57 vite, me këtë rrenë jetojnë shumë nga familjaret tonë dhe me këtë rrenë jetojë derisa vdic gjyshi Mushak. Tash masi Mirko dhe Edvardi të cilet shkurt i thirrnin Miro dhe Edi martohen ( me slovenka kuptohet edhe ata) fëmija e tyne kanë emna tipik slloven dhe nuk dijnë fare se nga i kanë rranjet e veta.
Daja Miftar i imi sado që ka prosperue në anen ekonomike, ka ba pasuni marramendse per veti, ka ndihmue panderpre të afermit në vendlindje, posaqërisht motren e vetë ( nanën time) dhe fëmijet e sajë, pavarsishtë se grueja e tij Ivanka gjithmonë ka respektue, ka nderue, dhe ka perkrah e ndihmue familjen dhe kusherinjet e dajes, daja fare pak ka kjen i lumtun me jetën. Ai burr ka pas muhabet teper të mirë me mue, me mue i ka bisedue edhe fsheftësitë ma të mëdhaja të shpirtit. Kishte pak nji inati në veti dhe shpesh posa fillonte ndonji rrefim disi donte të lakojë temen, ti ik asaj, por unë gjithmonë arrija ta nxis që ai të flasë. Per nji jetë të tillë nji shkrimtarë i mirë do mund shkruente roman voluminoz, nji rezhiser do mund bante film, andaj unë këtu duhet të jem sa ma i shkurt dhe do i pershkruej disa nga paknaqësitë që i shprehte daja me jeten dhe fatin e vetë. Ai tregonte se si kur ishte në darsmen e motres së grues së vetë ishte ndje i vetmuem, se si kishte ndje se asht dele e zezë mes bardhokave, tregonte se si edhe në morte ndjehet se të gjithë e dallojnë se cili asht ai dhe ndjen se asht i tepert. Kur ai mi tregonte këto perjetime të tija , unë sado i ri percillja darsmat tona në Dardani ku ishte prezent daja dhe familja e tijë. Daja defrehej, këndonte, fliste dhe të gjithë e degjonin me kurreshtje, ndersa tezja Ivankë atje në lokalin e grave quditej pse janë të ndamë gratë dhe burrat, quditej pse burrave u shtrohet buka ma e mirë, ma e bollakshme dhe ma kualitative ndersa grave dhe fëmive u shtrohej ajo që mbetej nga sofra e burrave. Quditej se si kercenin e vallzonin gratë dhe vajzat, quditej se si ishte gjithcka, dhe kur kësaj i shtoje edhe faktin se ajo ishte aty e paaftë të komunikojë me diken sepse ajo nuk e dinte gjuhen shqipe, dhe as gratë e vajzat rreth saj nuk e dinin slovenishten , por as serbishten , normal se ajo ndjehej e tepert në atë gazmend. Normal se ajo mezi priste të perfundojë ai cirkus dhe të ik në Lublanë. Pa asnji dyshim vereheshin paknaqësitë e saja dhe ato lenin vrragë per nji kohë të gjatë ma vonë.
Kështu pra tue e ndi veten si dhia ner dele si njani e si tjetri ata e jetuen jeten. Sot si pensionist jetojnë në pronën e babës së Ivankes sepse ajo nuk kishte vëlla dhe pasunia ju mbet motrave të cilat ja shiten kësaj dhe ajo pasuni asht në nji thellsi të bjeshkve të alpeve slovene në afersi të Kocevjes në Podstene. Djemet jetojnë në Lublanë dhe Novo Mesto. Mirreshin me kultivimin e deleve dhe tash kur janë plak dhe ma nuk kanë mundësi të perkujdesen per to kanë reduktue numrin e tyne dhe kanë diku 50-60 krenë dele. Do e tregojë edhe nji qudi. Daja ka 30 vite që nuk ka kjen në Dardani. Malli e mbyti, por nuk muj shkon. Per ta hjek mallin ai secilen dele dhe secilin qingj e ka pagzue me emnat e të afermve të vetë dhe farë e fisit në Dardani. Kur më merr malli per ndonjanin per ta shkojë para deles me at emen dhe bajë muhabet me te më tha veren e kalueme kur isha dhe i vizitova.
Kështu pra martesa e perzieme sikur edhe martesat mbrenda etnitetit fillon me simpati, ndjenja dashurie pas kontakteve fizike, me ndertim familjeje dhe të mirave materiale dhe ku kjo fazë asht pak sa ma delikate dhe medoemos njani partner duhet të lëshojë pe tjetrit, të viktimizojë ideale, traditë, kombë e fe sepse rrezikon të humb gjithcka, ama sa ja vlenë të jetojë njeriu pertanë jeten me ndjenjen e inferioritetit, me ndjenjen e dhisë ner dele, me ndjenjen e perbuzjes dhe cka jo tjeter e krejt kjo per shkaqe të të mirave materiale.
Martesa të perzieme ka pas, ka dhe do ketë gjithmonë, dhe ato janë normale, por sipas mendimit tim nuk janë zgjidhje e mirë, janë zgjidhje euforike e momenteve të dobsisë së individit momente këto kur ai nuk mund kontrollon ndjenjat e veta, momente kur ati i duket se po perfiton të mira materiale, se po ndryshon standardin e cka jo tjeter. Ama heret a vonë rezultati i martesave të tilla në shumicën e rasteve ( pra jo gjithmonë) perfundon tragjikisht, me divorce, me kerrcnime dhe burgime, me dhunë, me vrasje, dhe me cmenduni sepse humbet , neperkambet, perdhoset identiteti i personit dhe ky person ose bahet vrases, ose cmendet e flet me dele( si daja im) ose cmendet e rrezikon bashkshortin dhe familjen dhe duhet dergue në spitale të të smuerve psiqik. Gjithmonë kjo ka ndodhë, andaj duhet shqiptaret dhe të rejat shqiptare të mendojnë fundin e jetës para se ta fillojnë shijimin e sajë. Mos lakmoni në veturat e misionarve dhe sherbyesve nderkombëtarë atje në Dardani. Mos mendoni se ate që ata jua thonë dhe ju premtojnë asht realitet. Ata atje per kushtet dhe standardin e juve në Dardani sillen si mbreten dhe milionera, po ky luks per ta asht perderisa ata janë në at sherbim sepse marrin paga të majme, por këtu në shtetet e Evropës ata janë qytetar të thjeshtë, janë hiq, askush nuk i njef e besa shumica e tyne janë perdorues narkotike dhe alkooloqar, janë dhunues dhe vrasës, dhe nuk kanë asgja krye shpirti sikur thotë ajo e popullit. Janë klienta sociali. Ata ( mashkujt e huej) ju marrin juve femnave shqiptare per tu ba ma vonë robinja dhe skllave, sherbtore dhe sherbtore edhe per të mira materiale per ta sepse nuk e kanë fort gajle me ju detyrue të shitni trupin dhe nderin e juve bordeleve të Evropës dhe parat që do i fitoni tua jepni atyne. Perplot me fatzeza të tilla janë rrugët e Norvegjisë, Suedisë, Gjermanisë, Austrisë e shteteve tjera evroprendimore. Ato fatzeza kanë ardhë nga shtetet e varfëna, si Tajland, Filipine, shtetet e varfëna të Afrikes, por ka edhe nga Rusia ose nga ish shtetet e Sovjetit të dikurshem të cilat janë edhe me tituj akademik dhe këtu per të mbijetue janë skllave seksi të narkopsikopatve evroprendimor.
Ama edhe nese takoni djem të kombeve tjera ( cfardo kjofshin ato) të cilet janë të urtë, të ndershem , të shkolluem, dhe kanë qellime vertetë per martesë megjithate juve vajzat shqiptare do bajshit ma mirë ta zgjidhni nji djalë shqiptarë të varfer me pasuni, por ai juve ju flet shqip, ai juve ju don shqip, ai juve ju trajton shqip dhe ai juve edhe nese ju keqtrajton jua banë gjithcka shqip. Dhe edhe nese vjen deri te ndamja edhe kjo do bahet shqip dhe pasojat do jen ma të vogla se sa te martesat e perzieme ta zam , pas ndamjes së qiftit , në mes futet shteti, ai i merr fëmijet dhe njanit prind i shkrumohet zemra sepse i shkurtohen të drejtat per fëmi. Kjo e detyron ate të bahet dhunues, vrases etj, etj.
Dhe po e thamë hapatas se unë si nji i ri, i varfën skajsmënishtë dhe pa asnji shpresë se baba mund të më gjanë nuse diku në Dardani sipas traditës me shkues ( msit) sepse me këte traditë vajzat fejoheshin per djemet e pasanikve me tokë, me shtazë si lopë e dele dhe kuaj , traktora e kombanja dhe askush nuk i bante perhajr vajzen nji fukareje cfarë isha unë dhe familja ime dhe nga ana tjeter nuk nifesha me asnji vajzë të shkollueme sepse unë jetoja në Lublanë, alternativë e vetme per tu martue ishte të martohem me ndonji slovenkë, kroate apo muslimankë të Bosnes që ishin të shumta në atë qytet. Unë ndoshta do e baja nji veprim të tillë sepse isha shkollue me vajza të këtyne nacionaliteteve, isha kolegë pune tash me to dhe kishte shumë nga to që mezi pritnin të ju jap nji shenjë dhe do bahej e imja. Por jo, unë kisha model dajet e mijë, historitë e tyne të dhimshme dhe asesi nuk doja të shkojë atyne hapave, ta psojë qoftë si ky që dy vajza i humbi pergjithmonë në Lublanë, njana ju vra e tjetra u ba sllovenkë, dhe ma në fund u zhduk pa gjurmë edhe vetë me bashkshorten e vetë e cila ia pau sherrin ati dhe të kaluemes së tij. Apo të dajes tjeter që pat nji grue të shkelqyeshme,të dashtun e humaniste, por megjithate daja sot në pleqni jeton i vetmuem vetem me te në malet e Podstenës në alpet sllovene dhe atje e hjek mallin per farë e fis tue folë me dele dhe qingja që i duken se janë farë e fisi i tij.
Unë prita, erdhi KISMETI sikur thotë populli dhe gjeta nji shqiptare , nji fshatare, e pashkollueme, por e urtë, puntore, e ndershme dhe me te ZOTI mi dhurojë tre fëmijë të mrekullueshem. Me këtë zonjë të thjeshtë dhe modeste jetova shumë vite në varfni edhe në Istog, mes tjerash isha edhe i pa shtëpi dhe banoja me qira në ndertesen e ish burgut famkeq KULLA E POPIT në Istog, shumë herë mezi kishim bukë thatë per veti dhe fëmijet tanë, por jeta ishte e ambel, jeta ishte me kuptimin e saj as unë nuk isha dele e zezë në mes bardhokave tek tubimet dhe ahengjet apo mortet te familja e saj e as ajo ishte e tillë në familjen time. Ishim qift SHQIPTARË të nji gjuhe, të nji kulture, të nji tradite , të nji gjithckafi per të mirë dhe per të keq.
Ju lutem rini shqiptare mos gaboni, mos lakmoni dhe mos u mashtroni. Martesat e perzime heret a vonë e kanë duqin mbrapa sikur thotë populli e unë ju thamë se e kanë sherrin mbrapa dhe pasojat e atij sherri janë të pasherueshme, janë fatale.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Sarpsborg
Norvegji
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatbardha Zeka:Katërfishohen martesat e përziera
» Selim Hasanaj: Shpendi
» Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
» Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
» Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi