Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi Empty Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 11:46 pm

Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi U1_SelimHasanaj
PERGJIGJE MIKUT TIM ALI REXHEPI

Nga Selim Hasanaj

I dashuri dhe i nderuari miku im Ali Rexhepi. Të faleminderit per letren , per konsideraten tënde dhe per gjithcka që shkruen në këtë leter tande.
Unë nese nuk gabojë kamë ndegjue se veb faqet e internetit janë mundësi per tu ba debate dhe per tu trajtue tema të ndryshme. Dhe unë që nga fillimi kur fillova ti plasojë disa shkrime të mia në saidin zemrashqiptare.net të vetmin qellim e kisha dhe e kamë (e edhe do ta kem) që të hap, nxis diskutime, debate replika etj, per trajtim të temave, dukurive, ngjarjeve e gjithcka tjeter që ka të bëjë me jeten , me të perditshmet tona, të atdheut, të rrethit ku jetojmë etj. Nese ky botkuptim i imi per veb faqet është i gabuar atëherë edhe shkrimet e mia dhe të gjitha komentet e mia publike qenkan të gabuara dhe ato unë po i terheq tue kerkue falje publike popullit tim që tani. Ama unë e di se shkrimet e mia gjithmonë i kamë ba me qellim të nxitjes së debatit, hapjes së temave, diskutimit per to dhe ashtu sikur të gjithë njerzit që kanë format dhe mënyrat e veta të punës dhe shprehjes edhe unë e kam atë timen dhe me te unë shkruej dhe dikush kësaj me të drejtë ose jo i thotë STIL. Pra stili im i të shkruarit është ky që gjer tani lexuesi i zemrashqiptare.net dhe i disa saideve tjerë eka pa. I mirë apo i keq , është stil i imi. Dhe normal as që pres që të gjitha mendimet e mia të shprehuna në shkrimet e mia të pelqehen dhe lavdohen. Bile mue aspak nuk më nxitin lavdatat, më teper më inspirojnë dhe frymzojnë kundershtimet dhe mospajtimet.
E thue vetë miku im se rregullisht e lexon saidin zemrashqiptare.net dhe se aty lexon shumcka që të pelqen, por Ti e thue se në këtë said janë disa shkrime që kohen e fundit "SULMOJNË SHUMË ASHPER FENË ISLAME APO NDOSHTA PO HAPIN KONFLIKT MBRENDA SHQIPTARVE." dhe vazhdon... "Në mesin e atyre që shkruajn shkrime të tilla është edhe nji mik i imi Selim Hasanaj". Tutje Ti thue se ke respekt per Selim Hasanaj por mendon se Selim Hasanaj ka bë një gabim per të cilin duhet tu kerkojë falje besimtarve musliman sidomos në komunen e Mitrovicës. Ti aludon në shkrimin " SHIJA E HURMAVE TË ARABISTANIT NË IFTAR NEPER TAVOLINAT E RRUGVE TË QYTETEVE TË DARDANISË" pra ti aludon me theks në fjalinë: " po c`far iftaresh rrugve, po c`far hurmash e turmash muti po hanë ata mjerana per iftarin e tyne që ua servojnë nipat e ish pushtuesve pes shekullor". Dhe meqense asht kjo fjali që tye miku im Ali Rexhepi të ka revoltue unë po perqendrohem vetem rreth saj dhe ashtu si ti kerkon publikisht po e shkruej këtë shkrim. Në radhë të parë nuk qendron pohimi yt kur thue se këta iftar i kanë ngren baballaret tanë, axhallaret dhe të afermit tanë dhe shtron pyetjen a e meritojnë këta njerz që per iftar tu dhurosh mut per këtë muaj të shenjt të ramazanit?! Pra nuk qendron pohimi yt nese mendon se fjalia ime asht drejtue direkt në formë strikte per besimtaret musliman të Mitrovicës. Vetë titulli i shkrimit asht deshmi se unë sulmojë format primitive, jo tradicionale, nencmuese, denigruese , perbuzëse dhe poshtruese që popullin e shkret të Dardanisë e kanë detyrue të bie aq posht sa të ushqehet rrugve edhe per iftar, po sikur skllav me ushqimin që ua sjellin " BAMIRSAT E TURKISTANIT e ARABISTANIT". Dhe padyshim se mendimi im me atë shprehje ofenduese ka qen per ata që servojnë per njerzit e mjer në varfninë ekstreme iftare per të demostrue humanizem ndersa ata në realitet po demostrojnë mjerimin dhe po demostrojnë se Dardania nuk asht tokë e shqiptarve, por e muslimanve, turqve, arabve etj,etj. fakt ky që i shkon pershtati politikës hegjemoniste e fashiste të Serbisë e cila panderpre vit pas viti neper shekuj ka ba elaborate, ka ba shkrime e vepra voluminoze per ta bind Evropen dhe boten se në Dardani ( Kosovë) nuk ka shqiptarë, aty ka vetem mbeturina të pushtuesve osmanlinjë. Dhe a nuk asht servimi i iftareve në këso forma poshtruese, anticivilizuese cfarë bëjnë gjithandej neper qytetet e Dardanisë "HUMANISTET" mafioz shqipfolësa ka dy tri vite radhazi në kohen e Ramazanit?! Unë miku im Ali Rexhepi , meqense të njof mirë, meqense e di dhe e njof mirë personalitetin tand, dhe dij per qendrimin tand të paster kombëtarë si aktivist dhe patriot i devotshem dhe i palëkundur per ta ndihmue kauzen kombëtare ku me vite me të gjitha forcat i sherbeve atdheut permes Levizjes Kombëtare LDK-së ku pate edhe poste të nalta , nuk kamë asnji dyshim se edhe ti pajtohesh me mue se servimi i ushqimit neper rrugë dhe trotuare asht jo civilizues, dhe per të na paraqit jocivilizues mundohet Serbia. Unë di dhe jamë i sigurt se edhe Ti pajtohesh se këtë formë poshtruese që tash po bahet ( dhasht Zoti JO)traditë per iftaret e shqiptarve neper rrugë dhe trotuare jo pa ndonji qellim dhe pa ndonji prapavijë e kanë fillue ata që e kanë fillue dhe që po vazhdojnë ta demostrojnë. Dhe jamë i sigurt se pajtohesh se qellimi i tyre është KOB per Dardaninë. Pra miku im Ali Rexhepi dhe juve të gjithë qytetarë të Mitrovicës sado që shkrimi im nuk u ka pas cak juve , shkrimi im juve shkarrazi ju permend sepse rastin ma perkujtojë nji qift miqesh të mi nga Mitrovica, megjithate unë me ndergjegje të vrame kurr nuk e kamë zakon të rri dhe e shof se reagimi i mikut Ali nuk asht i rastësishem, andaj unë fillova të mendojë dhe erdha në perfundim se sado që mendimi im ishte ndyshe megjithate forma se si e kamë formulue fjalinë me të drejtë mund të kuptohet ashtu si miku im Ali Rexhepi e thotë dhe reagon me indinjat. Andaj unë Selim Hasanaj autor i shkrimit në fjalë JU KERKOJË FALJE TË GJITHË ATYNE QË KANË MUND TA NDJEJNË VETEN TË OFENDUEM DHE TË SULMUEM NGA SHKRIMI IM. Unë atë fjali jua dedikojë jo JUVE por atyne që servojnë ata iftare, dhe edhe shtreses mafioze shqipfolse të politikajve shqiptar që kan ba stomakun sikur dosat shtatzana dhe që per interesa meskine bashkpunon me lloj, lloj horrash dhe nuk zgjedhin mënyra pa e poshtersue popullin e vetë, pa e rrezikue atdheun e vetë dhe të ardhemen e fëmijve tanë.
Pra miku im z. Ali Rexhepi unë aspak nuk sulmojë fenë islame, aspak nuk hap debat per të sjell konflikt mbrenda shqiptarve, por perkundrazi unë aludojë që ta ruejm traditen kombëtare dhe fetare si dhe tolerancen mbrenda fetare. Baballaret tanë kanë agjërue ramazanin por ata iftaret i kanë bë në shtepi në mes familjes së vet dhe jo me hurmat e arabve por me ndonji fryt peme nga toka dardane si dhe me ujin e burimeve të krojeve e puseve tona. Tash kjo traditë po ndryshon dhe njerzit ushqehen rrugve pa i shkue mendja kujt se ushqimi në rrugë në permasat katostrofike të pluhurit që është prezent në ajrin e Dardanisë helmon dhe vret popullin e shkret. Dhe mendojë se (sikur thue edhe Ti) tani ma me dekada janë agjinue Ramazanat, me dekada janë ngrën iftaret, por jo në këso mënyra primitive. Populli shqiptarë ka pas tradit të veten edhe per agjirim , edhe per iftar, edhe per taravi, edhe per syfyr. Andaj kjo asht ajo që unë hap debat dhe shpreh paknaqësinë time se aspak pse dikush agjëron , pse dikush falet, pse dikush banë iftar. Ato le të bahen por në lokalet dhe vendet e caktueme e jo kështu si të marr, si nomad, si të burgosun, si sklav të na servohet ushqimi rrugve. Me këte kurr nuk pajtohem po qe se edhe e krejt bota më kundershton. Unë do mbetem i vetem në mendjen time.
Per permbajtjen tjeter të letres sate miku im Ali Rexhepi unë pajtohem dhe më erdhi mirë që ke nda kohen dhe ke ba këtë replikë me mue. Si gjithmonë unë të jamë mirnjohes per të mirat dhe respektin që ti si nji i ri azilkerkues me nji nuse të re që posa kishit ardh në Suedi, por asnjiherë nuk harrove traditë e atdhe dhe dije të tregosh se shqiptari mbi të gjitha asht shqiptarë. Unë ma shumë se Ali Rexhepin që do ti falte pes vaktet dhe do i agjironte 30 ditë ramazan e due dhe e respektojë Ali Rexhepin e vitit 1989 kur unë si ma i vjetri në strehimore refugjatesh e kisha respektin dhe perkrahjen tande ashtu sikur neve brez pas brezi i mësojmë fëmijet tanë. Respektojë të vjetrit. Ti je dhe do mbetesh per mue nji mik imi i shtrenjt, nji njeri i mirë dhe nji patriot i madhë.

Falë me shnet
Perjetsishtë miku yt
Selim Hasanaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi