Selim Hasanaj: Shpendi
Faqja 1 e 1
Selim Hasanaj: Shpendi
Selim Hasanaj
SHPENDI
Tregim
Kishte
kohë që andrrat i shifte naten dhe i realizonte ditën. Jo ai diten
bante planin per ti realizue andrrat dhe gjithmonë vepronte në terrin e
nates kur i tër fshati ishte në gjumë. U hap fjala se në fshatin BREGU
vepronin fantazmat. Disa thoshin se e kanë pa me sytë e vetë se si ajo
dukej. Kapllani një ditë i tregonte Shpendit se si kishte qenë duke
ardhë nga mali mbramë naten, ku kishte pre disa dru dhe kur kishte
ardhë te Sokaku i Malit i kishte dalë para një hije, ky kishte ndalue
dhe me mendjen se mund të jetë roja e pyellit kishte tentue të mshifej,
por cka me pa, kercente perpjetë një krijesë pa këmbë, me flokë të
lëshuara deri në bel dhe me mjekerr po sikur të mulla Imerit, bardhë
sikur bora. Mendja më shkojë te pushka dhe posa hoqa at nga krahu, më
tinglluen veshet dhe thuese dikush më piskati, moooooosss, mos se të
shitojë, ti marr mendet e kresë. U ndala dhe per Zotin u frigova sa
ska. Nuk është shaka me fantazma e lugeter. Shpendi e ndëgjonte tër
kohen dhe nuk e tha asnjë fjalë. Ai mendonte dicka, por ec e dije se
cka! U pershendet me Kapllanin dhe u largue ashtu në mendime.
Ecte
me hapa të shpejtë dhe posa arriti te Ara ner Kumbulla , ku kishte zanë
presat per ta vaditë misrin , takon Sofën, ajo kishte marr një tubë
bari në gryk dhe me drapnin në dorë ecte ngadalë thuese i zihej fryma.
Ishte ma e vjeter se Shpendi dhe Shpendi e pershendeti i pari. Po cka
po të mundojnë e je ngarkue me ata barë oj Sofë i tha Shpendi?! A pak
ke korr dhe bajtë barë e san në kurriz moj e bekuar? Eh, plaku nuk po
muj rrika rehat, nuk e di por e kamë atë të shkretë lope te shpija dhe
thash ta marr pak bar dhe të ja qes per drekë, po nal ubu njëherë të të
pyes dicka.
Shpendi
ndalojë dhe i kapi dukun e barit nga krahi Sofës. E more efa Shpend, a
ke ti ndonjë ide per fantazmen, Kapllani e kishte pa pramë dhe ishte
tmerrue nga friga, merre me mend Kapllani të frigohet, e pashë me sytë
e mi bante be në din e iman. Ishte e tmerrshme. Sado që e kamë një këmb
nën dhe e një mbi te , qebesa po frigohem edhe unë dhe naten po i mbyll
dyer e dritare me celsa mbrapa.
Shpendi
e ndegjonte dhe per një moment nuk ju pergjigj pyetjeve të Sofës. Dicka
mendonte dhe per castin harrojë veten. Folë , more , po cka të gjetë?!
Jo, asgjë oj Sofë, isha pak larg me mend, por të ndegjova se cka më
the. Edhe mue më tregojë pak më parë po të njeten prrallë. Qysh more
prrallë, po thue ti a? Po ai bante be e rrfe se e ka pa me syt e vet.
Ani ani , ai e ka pa dhe ai do e shef edhe shumë herave tjera, por unë
nuk besojë në ato mesele, është dicka tjeter puna, duhet të jemi të
kujdesëshem ja dredhi Shpendi. Ec more e ndihmom ta qes dukun e barit
në krah i bertiti Sofa, të gjetë e quda të gjetë, nuk e besojë se ka
fantazma, teveqeli, po a pat zor të madhë me e shpernda këtë fjalë
Kapllani, fliste Sofa vet me vete derisa e hidhruar në Shpendin
largohej me hapa të shpejt.
Shpendi
i shiqojë presat e ujit në arë dhe pasi futi ujin në vijen e parë u ulë
krye are dhe mbeshtolli një cigare. Thithte tymin e cigares dhe era e
duhanit Tarabosh ndjehej që larg. Pushojë bukur gjatë aty dhe ashtu
spontanisht u ngrit dhe u drejtue per në shtëpi. Ndjente uri, ishte
koha e drekës. Dielli veq kishte dal lart mbi kodrinën e fshatit Bregu,
Shpendi shiqojë at pamje të mrekullueshme të cilen e kishin krijue
rrezet e diellit që ishte në prendim e siper. Ofshani thellë dhe ashtu
në mendime u fut në shtëpinë e tij të vogël e perdhese. E shoqja Zoja e
priti vrengët dhe as që u lkund vendit kur Shpendi hyri mbrenda. Eh
vakt o vakt tha Shpendi, si po i vikan njeriut punët. Dikur zot shtëpie
në 65 antarë familje e sot as grueja nuk e luen prapanicen kur hy
mbrenda.
Plaq,
more ja këthej Zoja, po as që të pash, jamë e tmerruar, a ke ndegjue se
cka i kishte ndodhë efes Kapllan?! Po sa pare bën ti edhe me ndegjue
cfar njeri je nuk e beson. Vallha unë per veten time nuk guxojë me dal
per dere pasi të bjen terri. Efa Kapllan kishte pa fantazmen, ishte e
tmerrshme, prej mbramjes së djeshme akoma efa Kapllan nuk kishte ardhë
në veti fliste Zoja dhe Shpendi ashtu i lodhur, dhe në mendime i
piskati, more le ti Kapllanin e fantazmen, ec ma shtro sofren se vdiqa
urije.
Hangren
drekë të dy pa e kembye asnjë fjalë mes veti. Zoja hante dhe shiqonte
vrenger të shoqin, ndersa ai as që i banin pershtypje ato shiqime. Pas
buke piu një kafe dhe duel me të shpejtë nga shtëpia. Po shkojë ta
shiqojë si po i shkon uji ares i tha të shoqes dhe u zhduk pas rrugices
që qonte prapa koshit dhe pastaj nga aty permes një kapgjiku dilej në
shpat nga ku shifej një pjesë e mirë e rrafshit të Dukagjinit. Qendrojë
aty per disa sekonda dhe papritmas ju duk se dicka levizte prapa
shpinës së ti. U këthye me të shpejtë dhe pau se një njeri i
mbeshtjellur me një pelerinë të madhe sikur të ishte tremb nga Shpendi
iku me hapa të shpejt drejtë bahqes së kumbullave, kërceu mbi gardhin e
bahqes, trupojë sokakun dhe u fut në malin e lajthisë. U si ju duk kjo
Shpendit, nuk u frigue fare , ate e interesonte ta dij se si arrit kjo
fantzmë të zhduket ashtu shpejt si vetëtima? Vendosi të këthehej pas
dhe pa u diktue shkojë në shtallë të lopes, pasi shiqojë dhe u sigurue
se aty e kishte mauzerrin, ai ngadal qiti kokën jashta derickes së
pojates, u sigurue se nuk e shef askush dhe me pushkë nën sqetull,
ashtu të palosur per trupi që mos të bie në sy nese rastësishtë takon
dikend eci shpejt dhe u futë në misrin e ares së Kapllanit ku u struk
në një vijë uji e cila ishte e mbuluar nga bari.
Prit
aty një kohë bukur të gjatë, pau se asgjë nuk dukej andaj pasi
mbështolli me sako e mbulojë pushken me dhe në mes të ares, shkojë te
ara e vetë dhe pau se si ujitej misri i ares.
Tër
naten kishte ndejt në arë, kishte pergjue cdo levizje dhe asgjë nuk
kishte pa. Me agun e mengjesit vendosi të shkojë në shtëpi dhe ta bëjë
nji sy gjumë pas kësaj nate të turbullt dhe shqetsuese. Ai nuk mendonte
dhe nuk kishte frigen nga fantazma, ate e mundonte ta zbullojë se kush
nga mashkujt e familjes së ti ishte fantazma. Mendonte dhe u betue se
herdo kurdo do e zbulon dhe mendja i shkojë te Kapllani.
Ai
e ka pa i pari, kur ra Aliu nga mullari i sanës Kapllani nuk kishte
qenë në odë, erdh pas disa minutash që u ndegjue piskama e Millojkes se
diksh e shyu shkallen e Aliut dhe ai ra me kokë per guri. Kishte vdek
në vend. Millojka pat ba me gisht në Kapllanin, por ma von nuk ishte e
sigurt se cka kishte pa. Aliu i ri poashtu u shitue nga zanat, nga
fantazma, e gjeti Kapllani, tha se kishte qen i gjallë dhe i kishte
tregue se e kishte mbyt fantazma. Tash fantazma sillet rrotull dhe i
pari u takue me te Kapllani, dicka nuk është në rregull mendojë Shpendi
dhe ma shumë nga lodhja se sa nga deshira e zuri një gjumë i thellë
ashtu i shtrim në krevatin pas stufes dhe fjeti per disa orë. Edhe në
anderr e pau Kapllanin, kishte marr pamje të ujkut dhe ulurinte mbi një
shkëmb guri.
Posa
vendosi pushken per faqe dhe deshti ta gjuaj e ta vras u tremb dhe i
doli gjumi, dhe tek pas disa sekondave hetojë se kishte qenë i vetem
aty, dhe e shoqja Zoja posa u fut mbrenda. Po ku ishe i tha Shpedi,
askund, thash mos ta prish tye gjumin dhe dola pak rrotull neper bahqen
e kumbullave. A e pave kun fantazmen i tha Shpendi dhe lëshojë një
ofshamë të thellë?!
Plaq
sonte mos më frigo me te ja këthej e shoqja. Shpresonte e poshtra se
nuk e dinte Shpendi këtë lojë. Kjo lojë e poshter kishte vite që luhej
në këtë lagje dhe per shkak të kësaj loje deri tash kishin humb dy
jetna njerzish. Cili e kishte radhen tash mendoj Shpendi dhe ndezi edhe
një cigare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
» Selim Hasanaj: Martesat e përziera
» Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
» Selim Hasanaj: Përgjigje mikut tim Ali Rexhepi
» Selim Hasanaj: Politika për islamizimin e Evropës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi