Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-UNË DHE AI

Shko poshtë

AGIM GASHI-UNË DHE AI Empty AGIM GASHI-UNË DHE AI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 02, 2013 4:42 pm

AGIM GASHI-UNË DHE AI 8699_10151468898799077_258558137_n
AGIM GASHI-UNË DHE AI

Unë më nuk jamë si ai
As ai më nuk është si unë
Ndryshuam shumë

Ai në botën e amshimit
Unë pa u varrosë
Në vuajtje nis e sosë

Fati nuk na eci
Me të bukrat gratë
Gjithmonë shtratin thatë

Kërkova dashuri të madhe
Mbeta pa hiq
Të mëdha dashuri nuk kish

Gjithmonë pritsha
Me kokën lart i mjeri
Dashuria mos po bie nga qielli

Por nga qielli binte
Borë bresher e shi
Kurr dashuri

Sa qel e mbyll sytë
Jeta po kalon
Njerzia t´harron

Tash në buzë të varrit
I mjeri mbeta unë
Jeta pus pa fundë

02.06.2013
Düren-Parku i Rurit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi