Në Turqi, Shqipëri, Kosovë e BeH hapur kundër ekstremizmit fetar
Faqja 1 e 1

Prishtinë, 13 qershor - Shtetasit në Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) janë të shqetësuar rreth grupeve ekstremiste fetare që veprojnë në vendet e tyre dhe janë kundër taktikave të grupeve të tilla, zbuloi një raport i nxjerrë kohët e fundit nga Pew Forum. Raporti, Muslimanët e Botës: Feja, Politika dhe Shoqëria më 2013, zbuloi se 45 përqind e shtetasve në Kosovë, 30 përqind në BiH dhe 21 përqind në Shqipëri janë të shqetësuar nga përhapja e ekstremizmit fetar, si islamik dhe i krishterë.
Në dallim, 15 për qind e shtetasve në Turqi, 11 për qind në Kosovë dhe 6 për qind në Shqipëri i konsiderojnë vetëvrasjet me bomba të objekteve civile një mjet të justifikuar në mbrojtjen e Islamit.
Reagimet ndaj kësaj të fundit janë të gjera.
"Vrasjet nuk zgjidhin asgjë. Në BiH e dimë këtë shumë mirë pasi 100,000 vetë u vranë këtu në vetëm katër vjet. Nuk them se dialogu është kurdoherë zgjidhja, por ka diçka që e quajmë protesta paqësore që janë pranuar në të gjitha vendet e zhvilluara perëndimore," tha për SETimes, Danko Subashiç, 30 vjeç, qytetar i Mostarit.
Mediat e Kosovës hynë në ring pasi grupe islamike dhe të tjera nacionaliste shqiptare sulmuan revistën Kosovo 2.0, që diskutoi çështje të homoseksualitetit, sipas Alban Bokshit, ish-drejtor ekzekutiv i Klubit për Politikën e Jashtme në Prishtinë.
"Grupet puritane sulmuan Kosovo 2.0 në emër të mbrojtjes së asaj që e quajtën 'tradita shqiptare' si dhe në emër të Zotit," tha Bokshi për SETimes.
Zhvillimi gërvishti sipërfaqen e problemit, tha Bokshi. "Nuk e di sesa të fortë apo të mëdhaj janë këto grupe, por shoqëria kosovare dhe institucionet në përgjithësi reaguan dobët, ngadalë dhe me ngurrim."
Institucionet dhe shoqëria e Kosovës në tërësi duhet të reagojnë kur grupet ekstremiste, duke rreshtuar nga huliganët te fanatikët fetarë, përpiqen të marrin ligjin në duart e tyre. "Aq më shumë kur e bëjnë këtë në emër të një kauze 'të shenjtë'," tha Bokshi.
Besimtarët islamikë thanë se shumica në Kosovë nuk e mbështet ekstremizmin feta, por janë të shqetësuar lidhur me atë se ç'farë mund të bëjnë autoritetet për ta frenuar atë.
"Duke ditur punën e dobët të policisë sonë, nuk jam i sigurt se janë në gjendje të parandalojnë diçka," tha për SETimes, Ismail Gashi, një mysliman që jeton në Prishtinë.
Në BiH, autoritetet kanë identifikuar 3,000 islamistë radikalë dhe militantë individualë gati të godasin, sipas Agjencisë së Shërbimit Informativ të vendit.
Shtetas, shumë nga të cilët janë myslimanë të përkushtuar, thanë se deklaratat e ekstremistëve islamikë për institucionalizimin e ligjit të Sharias justifikojnë shqetësimin e tyre.
"Pavarësisht nga feja, njerëz të tillë duhet të kontrollohen nga autoritetet e shtetit. Nuk është e drejtë për mbarë vendin dhe për shtetasit e zakonshëm të dridhen nga frika për shkak të një grupi të vogël njerëzish, pavarësisht se kush janë ata," tha për SETimes, Mirzet Humo, 41 vjeç, një avokat në Sarajevë.
Në Turqi, ekspertët thanë se theksi i Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP) në pushtet në interpretimin konservativ të Islamit, ndërsa mbështet hapjen ndaj projekteve perëndimore si pranimi në BE, ka ndikuar gjithashtu pikëpamjet e shtetasve.
"Një nga aspektet më të shquara të Islamit është se mund të mbulojë një mesazh që mund të interpretohet për voli dhe struktura të ndryshme," tha për SETimes Mazhar Bagli, një sociolog dhe anëtar i Bordit Administrativ dhe të Vendimit Qendror të AKP-së.
"Rezultatet e [raportit] tregojnë se shoqëria turke dëshiron që aktorët politikë të jenë besimtarë, por nuk favorizojnë një strukturë politike të modeluar nga aspekte fetare. Pra, nuk do të ketë një interpretim të Islamit që ka të ngjarë të kërcënojë strukturën sociologjike në një mënyrë të dhunshme," tha Bagli.
Qemal Jilldiz, një mysliman i përkushtuar nga Trabzoni që u diplomua nga një shkollë me prirje fetare, tha se ai dhe shokët e tij besimtarë janë kundër çdo interpretimi ekstremist të Islamit.
"Edhe në kohë lufte, profeti ynë Muhamed nuk lejonte të dëmtoheshin gratë, fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm. Ata që do të donin të kenë ligjin e Sharias apo vetëvrasjet me bomba nuk janë në gjendje të mirë mendore dhe e interpretojnë Islamin sipas qejfit të tyre," tha Jilldiz për SETimes.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rrënjët e kultivimit të ekstremizmit fetar në Kosovë
» Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!
» Masat kundër gripit të derrave në Shqipëri dhe Kosovë
» Isa Mulaj: (Pu)shteti mercenar laik dhe satanik i Prishtinës ndërsen shovinizmin fetar të Beogradit kundër Kosovës
» Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi