Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi

Shko poshtë

Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi Empty Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:55 pm

Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi

Bota sot, Tiranë
Presidenti Topi zhvillon një bisedë telefonike me Presidentin turk, Abdullah Gyl.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një bisedë të përzemërt e miqësore me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.
Të dy homologët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha fushat, diskutuan edhe për situatën në rajonin ballkanik si dhe për përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian.
Presidenti Topi u interesua për situatën në Turqi duke shprehur edhe një herë keqardhjen për viktimat dhe të zhdukurit nga përmbytjet e fundit në Stamboll.
Ndërsa Presidenti turk Gyl, nga ana e tij, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Presidenti Topi për të vizituar Shqipërinë, e informoi Kreun e shtetit shqiptar që e ka përshpejtuar vizitën e tij të planifikuar në vitin 2010, duke rënë dakord që ta zhvillojë atë në datat 9-10 dhjetor 2009.
Presidenti Topi e uroi Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe nëpërmjet tij, i përcolli mbarë popullit mik turk urimet më të mira e të përzemërta për muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi