Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA

Shko poshtë

Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA Empty Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 19, 2013 4:15 pm

Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA

Slogani i PD: Ne jemi ndryshimi – përpara! Drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në histori

Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA Berisha-1992
Sali BERISHA


Kryeministri Sali Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike, mblodhi dje kryesinë e kësaj partie, e cila si qëllim kryesor kishte nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale për një fitore spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë mbledhjes së kryesisë, Kryeministri Berisha shpalosi sloganin që do të udhëheqë Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj në fushatën elektorale. Duke deklaruar se projekti i ardhshëm i PD-së është “Shqipëria vend i zhvilluar”, Berisha nënvizoi se kjo do të arrihet nën moton “Ne jemi ndryshimi, përpara”. Sipas Kryeministrit, programi elektoral i Partisë Demokratike është mbështetur në çështjen kombëtare, si dhe interesave më imediate të qytetarëve shqiptarë siç janë punësimi, investimet, arsimi, sistemi shëndetësor, shërbimet, furnizimi me ujë, Shqipëria superfuqi energjetike rajonale, Shqipëria superfuqi rajonale e IT dhe e soft. Kryeministri Berisha deklaroi ndër të tjera se, çështja kombëtare qëndron si yll polar në fokusin e Partisë Demokratike, ndërsa kërkoi që çdo shqiptar të besojë tek “bashkimi” pas besimit tek Zoti. Për të forcuar idenë e bashkimit, Kryeministri Berisha tha se ai do të bëjë gjithçka që së shpejti të nisë ndërtimi i “hekurudhës së kombit”.


Mirëmbrëma ju, të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, por edhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Një përshëndetje të përzemërt dhe një urim tjetër për Vitin e Ri 2013, viti i fitores spektakolare të Partisë Demokratike, aleatëve të saj, viti i mandatit të tretë të forcës sonë politike dhe mazhorancës aktuale. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është hapja e përpjekjes së madhe të anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve, drejtuesve të fushatës së tyre elektorale për mandatin e tretë. Ne shkojmë drejt 23 qershorit më të vendosur se kurrë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, për një proces zgjedhor që të nderojë vullnetin e lirë të çdo qytetari shqiptar. Ne kemi besim të plotë te kuadri i ri ligjor që u miratua me unanimitet, te trashëgimia e shkëlqyer. Më duhet t’u pohoj shqiptarëve se pavarësisht nga histeria primitive “hap kutitë”, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të deklaronte në zyrën time se Shqipëria ka sistemin më të saktë në botë të numërtimit të votave. Ky është standardi shqiptar në numërimin e votave. Dhe është ky standard që ka bërë që dy zgjedhjet e fundit të japin rezultate autentike të vërteta me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Është ky standard, i cili bëri të mundur në maj të vitit 2011 rrëzimin e murit të Bashkisë, duke u treguar shqiptarëve dhe botës votë për votë, në pesë kamera televizive, vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme

Unë jam, gjithashtu, shumë optimist se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme, pasi maturia demokratike e qytetarëve shqiptarë është ndër maturitë e larta. Këto vite i kanë bërë qytetarët shumë të ndjeshëm ndaj votës së tij, ndaj vullnetit të tij. Këto vite kanë zhvilluar dhe ngulitur te shqiptarët besimin te demokracia dhe vlerat e saj, besim shumë më i lartë sesa ç’mund të mendohet rëndom. Këto vite kanë qenë vitet e krijimit të Shqipërisë, të plazmës demokratike të shoqërisë shqiptare, që është edhe klasa e mesme. Ajo përbën në të gjitha shoqëritë e këtij sistemi shtyllën kryesore të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit demokratik, mbështetjen thelemore ndaj tij. Ne shkojmë të sigurtë drejt një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Disa shenja paraprake nuk janë kaq premtuese përsa i përket kundërshtarit. Ka një panik, i cili shprehet nga kthimi i filxhanit në kafen e Shefikatit çdo mëngjes tek bllokimet e KQZ-së apo statistikat e Koços. Çdo njeri ka të drejtë të prodhojë statistikën që do, të kthejë apo të mos kthejë filxhanin, por nuk ka të drejtë të bllokojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kur ky komision voton për t’i dhënë fund një problemi serioz që ka ekzistuar, atë të tejzgjatjes së procesit të numërimit. Amerika voton me 150 milionë votues dhe mbarë bota e merr vesh në orët e para të mëngjesit se cili është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara. Nxjerrja e rezultatit në Shqipëri vonohej për shkak tërësor të një mase burokratike e lidhur me 66 qendra numërimi, sikur ato nuk mund të ishin 166, por sikur zbritën nga qielli këto të 66. Për t’i dhënë përgjigje kësaj vonesë që, me të drejtë, i përflet zgjedhjet. Kjo masë kishte vetëm një synim: ta bëjmë më të shpejtë procesin. E bllokuan, Kolegji Zgjedhor e kuptoi që problemi kryesor ishte bllokimi dhe qëllimi kryesor ishte bllokimi, ndaj dhe i dha përgjigjen më të vendosur përpjekjeve për bllokim të pamerituar nga pjesëtarët e KQZ-së. Sepse në rast se ne përcaktuam 3/5 në shumicën e vendimeve dhe bëmë shumë mirë, duke zgjeruar vendimet që opozita ka minorancë bllokuese, kjo nuk do të thotë që do të bllokohet procesi. Ligjvënësi ka përcaktuar rrugët e zhbllokimeve. Pavarësisht nga kimizmi, emotiviteti, pavarësisht nga raporti përmbys i adrenalinës tek kundërshtari ynë, zgjedhjet do të përgatiten me seriozitetin më të madh dhe do të jenë një proces i lirë dhe i ndershëm.

Drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në histori

Ndërkohë, ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit. Në zgjedhjet e vitit 2009, Partia Demokratike dhe aleatët e saj dolën koalicioni i parë. Krijuam koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe unë mendoj se ky koalicion ka funksionuar në përputhje të plotë me zotimet dhe angazhimet e tij para qytetarëve shqiptarë. Ky koalicion, me reformat e tij bëri të mundur lëvizjen e lirë për shqiptarët. Ky koalicion bëri të mundur një seri reformash të tjera, të cilat mbrojtën ekonominë shqiptare nga recesioni, garantuan rritjen ekonomike. Shqipëria këtë katërvjeçar ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, si vend. Ky koalicion u shndërrua në një lokomotivë të heqjes së imunitetit dhe të të gjitha reformave për integrimin e vendit. Koalicioni ynë është zgjeruar me Partinë Demokristiane dhe po zhvillohen tratativa me parti të tjera, mirëfilltas të qendrës së djathtë, por edhe të qendrës së majtë, për t’u paraqitur ashtu siç presin qytetarët shqiptarë më 23 qershor, si koalicioni më i madh.

PS e dorëzuar përpara ditës vendimtare të betejës

Në kampin tjetër, mosbesim dhe kaos i vërtetë, për të mos thënë dorëzim përpara ditës vendimtare të betejës. Thirrje këtij dhe atij – aman bashkohuni se nuk fitojmë. A thua se të gjithë kanë preokupim karrigen e Edi Ramës. Sot i bën thirrje dhe duket i vetmi aleat që i ka mbetur, me ç’shoh unë, është Bamir Topi. Se ajo fjala e tij Fatos (deputet) që i tha “mos u hiq si i virgjër” nuk do të thoshte se kanë fjetur në një shtrat, por, siç e di ti me eksperiencën tënde të vjetër në politikë, ajo do të thoshte se kanë ngrënë në një çanak te klubi i Ashikut. Pra, shkon në zgjedhje vetëm me njeriun që i nxori edhe zorrët nga gazi Sokol Ballës kur i tha se, “President më ka bërë Berisha me zor”. Por le t’i lëmë në virgjinitetin dhe zhvirgjinitetin e tyre. Ne ecim pas çdo vote në çdo skaj të këtij vendi. Ne ecim të sigurtë drejt një fitoreje të merituar, sepse këtë mandat, i cili në tërësinë e tij në klimën ekonomike të krizës të Evropës, kanë qenë vitet më të vështira për vendet e zhvilluara të Europës, ekonomia shqiptare ruajti rritjen ekonomike dhe ritmet e punësimit. E patë, të nderuar anëtarë kryesie, se ku përfundoi autori bis i 1 milion shqiptarëve të papunë. Kur mora vesh unë që këtë Ramizi e paska nënshkruar disa herë Bajraba i Ramës. Pra, në këtë vend siç pohon Komisioni Evropian, papunësia jo vetëm që nuk u rrit, por pati ulje progresive. Në këtë vend, investimet e huaja të përvitshme, tri vitet e fundit, kanë qenë mbi 1 miliard dollarë. Në këtë vend, buxheti ka njohur rritje progresive nga viti në vit. Në këtë vend, të ardhurat buxhetore kanë njohur rritje progresive nga viti në vit. Buxheti i këtij viti është më i madhi në historinë e vendit, gjë e cila është e paimagjinueshme në kushte recesioni. Por pikërisht se ka rritje ekonomike, ka rritje të buxhetit.

Mandati ku është investuar më shumë

Ky është mandati në të cilin ne kemi investuar më shumë se në tërë ekzistencën tonë për qytetarët shqiptarë. Sepse në qoftë se në mandatin e parë përqendrimi ishte total në interesin kombëtar, se ai duhet të jetë gjithmonë i pari, në këtë mandat përqendrimi total ishte në interesat personale të qytetarëve shqiptarë në rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellës. Ju e dëgjuar një ditë Gramoz Ruçin në Parlament ku më tha “nuk ke ndërtuar asnjë kilometër rrugë”. Në BlackBerry-in (telefonin) tim vërshuan nga të katër anët e Shqipërisë, në dhjetëra dhe qindra mesazhe ku më thoshin “le të vijë të shohë rrugën e re në Golem, rrugën e re në Çajup, rrugën e re në Vithkuq, rrugën e re në Kodovjat dhe Porocan”. Ishin nga të katër anët e Shqipërisë. Pra, kurrë ndonjëherë nuk është investuar më shumë për qytetarin shqiptar sesa në këtë mandat. Paralel me të shkon liria e lëvizjes në Shqipëri për shkak të rrugëve, liria e lëvizjes me Evropën për shkak të vizave. Këtë mandat ka pasur rritje ndër më të mëdhatë të rrogave dhe pensioneve. Këtë mandat ka patur një hop të madh, të paparë e të paimagjinueshëm, në turizmin e vendit. Shqipëria turistike, realiteti më madhor i këtij mandati, fakt që ka shndërruar ekonominë turistike në degën kryesore të ekonomisë shqiptare. Shqipëria dixhitale është produkti tjetër madhor i politikës sonë. Ju garantoj se në Shqipëri sot ka një shkallë dixhitalizimi të procedurave ndër më të lartat. Dhe së shpejti po ecim drejt sportelit unik për qytetarin, ku qytetari në portalin e qeverisë të marrë të gjitha shërbimet dhe informacionet. Ky mandat, të nderuar anëtarë të kryesisë dhe të dashur qytetarë shqiptarë, ishte mandati i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Çdo shqiptar pati fatin e madh të festojë këtë 100-vjetor i lirë, me dinjitet, të festojë këtë 100-vjetor me një vizion të qartë si kristali për të ardhmen e Shqipërisë dhe kombit shqiptar, për të ardhmen e shqiptarëve të bashkuar si komb dhe idealin e tyre evropian. 100-vjetori i Pavarësisë ishte një vit në të cilin u rivendosën në piedestalet e veta të gjitha ngjarjet, personalitetet që ne u detyrojmë këtë 100-vjetor, por mbi të gjitha ideali i bashkimit kombëtar u shndërrua në lider të vërtetë të mbarë shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë ky ideal nuk ka pasur forcën, fuqinë, entuziazmin që krijoi në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Bashkimi i shqiptarëve jetik për paqen dhe stabilitetin

Procesi i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është jetik për paqen dhe stabilitetin e rajonit, është jetik për të ardhmen e kombit shqiptar. Në rast se padrejtësitë historike i ndanë shqiptarët në 5-6 shtete, kjo nuk do të thotë kurrë se do të ecet drejt 5-6 kombeve shqiptare, sepse kjo do të ishte rruga e shfarosjes graduale të shqiptarëve. Ndaj dhe ata siç kanë ditur në momentet më kritike të qëndrojnë së bashku, tani janë 100 herë më të vetëdijshëm për rëndësinë jetike vendimtare të të ardhmes së tyre “Bashkimi njëri me tjetrin, bashkimi me Europën”. Askush nuk duhet të shqetësohet nga ky proces. Por në radhë të parë, unë ftoj shqiptarët, të vendosin besimin te ideali i bashkimit kombëtar, fill pas besimit te Zoti. Sepse ata që i besojnë një ideali ata e ndërtojnë atë çdo minutë. Gjithmonë idealet janë për t’u ndërtuar. E ndërtojnë atë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit gjer në finalizimin e qëllimin, realizimin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike, si një forcë politike, që javën e parë shpalli si yll polar çështjen kombëtare, erdhi në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë si forcë politike, besnike e palëkundur e këtij ideali, që përbën dhe idealin kryesor të ndërtimit të së ardhmes së kombit shqiptar. Bashkimi i shqiptarëve njëri me tjetrin do të jetë një proces fatlum edhe për fqinjët, të cilët do të çlirohen nga albanofobia e akumuluar në dekada dhe shekuj ndaj shqiptarëve për faktin e vetëm se janë vendosur në trojet dhe territoret e tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë rivendikim. Ata duan paqe, duan bashkëpunim, por ata nuk janë dhe nuk mund të jenë absolutisht të prirur të pranojnëqëndrime albanofobike ndaj tyre. Dhe sa më afër të jemi njëri me tjetrin, aq më pak do të mendojnë t’i kërcënojnë ata kudo që janë për faktin e vetëm se janë shqiptarë.

Pas rrugës së Kombit, shqiptarët presin hekurudhën e kombit

Nuk mundet askërkush të ketë komplekse ndaj flamurit të tyre. Nuk mundet askërkush të ketë komplekse ndaj përpjekjeve të tyre për bashkim. Nuk mundet askërkush të ketë komplekse ndaj kulturës së tyre të lashtë. Ne nuk i kemi ndaj të tjerëve ato. Ndaj dhe ky 100-vjetor ishte një frymëzim i madh për shqiptarët në Shqipëri dhe në trojet e tyre etnike, për të shikuar përpara të vendosur, të udhëhequr nga ideali i shenjtë i tyre, ideali i bashkimit kombëtar, i bashkimit me Europën. Naturisht, ky është një proces afatgjatë dhe nuk ndodh as me shkop magjik, as me deus ex machina. Ky proces madhor universal bazohet në qindra dhe mijëra procese të tjera, pengesa për t’u zhdukur gjatë një shekulli, bazohet në një përpjekje mbarëkombëtare dhe jo vetëm të shqiptarëve në trojet etnike, por të shqiptarëve në mbarë botën. Partia Demokratike është e vendosur të bëjë gjithçka që shqiptarët kudo që ndodhen të ndihen një në kombin e tyre. Natyrisht, duke mbështetur fuqimisht këtë proces duhet të deklarojmë haptas ndonëse gjithnjë është interesi i parë, por kjo fushatë elektorale do të zhvillohet në respekt të disa interesave më imediate, më afatshkurtra të qytetarëve shqiptarë siç janë punësimi, investimet, siç është arsimi, siç është sistemi shëndetësor, siç janë shërbimet, furnizimi me ujë. Shqipëria superfuqi energjetike rajonale, Shqipëria superfuqi rajonale e IT dhe e soft. Pra, do të jenë këto drejtimet me të cilat ne paraqitemi dhe sa më shumë të realizojmë ne këto shtylla programi, aq më përpara avancojmë qëllimin tonë të bashkimit kombëtar, të Bashkimit me Europën. Duhet të rikujtoj këtu një thënie të Vuk Drashkoviç, shkrimtar e politikan serb, disa vite më parë tha: “Lëri, me se do të bashkohen ata, me shtigje dhish që i lidhin njëri me tjetrin”. Tani kemi ndërtuar rrugën e Kombit, por shqiptarët presin me padurim hekurudhën e kombit e të cilësisë më të lartë dhe aq saç dukej e pamundur rruga kur ne e nisëm, po kaq e pamundur duket hekurudha sot. Por kur ta nisim do ta shohim. Kjo është e vërteta.

Projekti i fazës vendimtare “Shqipëria vend i zhvilluar”

Pra, u ndala në këtë se Shqipëria vend i zhvilluar është interesi jetik i mbarë shqiptarëve dhe projekti ynë do të jetë projekti i fazës vendimtare “Shqipëria vend i zhvilluar”. Të bëjmë gjithçka për t’ja arritur këtij qëllimi. Në qoftë se hedh një vështrim në këtë vend, ajo që bën natyrisht përshtypje më shumë se çdo gjë janë vilat dhe ndërtesat e reja. E vërteta është se censusi tregoi se shqiptarët ndërtuan në tri vitet e fundit banesa për veten e tyre më shumë se çdo komb europian, përveç njërit në 30 vite. Pse u ndala tek ky shembull? U ndala për të theksuar dhe më falni, krahasuar me statistikën europiane rezulton se shqiptarët sot, të cilët në vitin 2001 kishin banesa për 1 mijë banorë më pak se çdo vend në Europë në vitin 1980, në vitin 2011 tejkalojnë në banesa për 1 mijë banorë 5 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe anëtare të OECD-së. U ndala tek ky moment për të theksuar se cili është kontributi i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë në projektin “Shqipëria e zhvilluar”. Asnjë qeveri, as dhe qeveritë e vendeve të mëdha, nuk do të mund të ndërtonin një numër kaq të madh banesash në një kohë kaq të shkurtër saç kanë ndërtuar me mundin, djersën dhe sakrificën e tyre qytetarët shqiptarë. Rritja e Shqipërisë, zhvillimi i saj është para së gjithash vepër e qytetarëve. Të gjithë ata që ngrihen kundër kësaj rritjeje në emër të betejës me Sali Berishën harrojnë se kjo është një me qytetarët, është një betejë me kontributin e qytetarëve shqiptarë. Është një betejë kundër mundit e djersës së tyre për të përbaltur atë kontribut historik që ata dhanë për shkëputjen e Shqipërisë nga prapambetja mesjetare dhe nxjerrjen e saj në dritën e zhvillimit. Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka që të detajojmë projektin “Shqipëria vend i zhvilluar”. “Ne jemi ndryshimi, përpara” do të jetë slogani ynë, sepse ky slogan shpreh më bukur se çdo slogan tjetër realitetin që ne kemi krijuar, vizionin që ne paraqesim. Një herë dhe 1 mijë herë po ta mendosh nuk mund të gjesh cilësim dhe kualifikim tjetër përveçse ne jemi ndryshimi. Jemi ndryshimi, po ç’do të thotë kjo përpara. Unë jam i sigurtë se nën këtë moto shqiptarët do të bashkohen njëlloj si në vitin 1992. Vizioni i tyre nuk ka munguar që mund ta gjymtojnë forcën e tyre të ndryshimit, nuk mund ta pengojë asgjë. Ndaj dhe me moton “Ne jemi ndryshimi, përpara” do të hapim fushatën elektorale, fushatën e fitores së shkëlqyer në 23 qershor të vitit 2013.

Shkrime të ngjashme:



  1. Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarësisë, të jetë viti i vështrimit objektiv, jashtë çdo manipulimi, të zhvillimeve të një shekulli

  2. Faza “B” e 21 janarit . Nga Prof. Dr.Sali Berisha

  3. Liria e një kombi është një dhe e pandarë. Nga Sali Berisha

  4. NJË QËNDRIM, NJË KOMB PARIMI I SHQIPËTARËVE, NGA SALI BERISHA

  5. Kongresi i Lushnjës është Kongresi i Shpëtimit Kombëtar. Nga Sali Berisha

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi