Sot, ditëlindja e kryeministrit Sali Berisha
Faqja 1 e 1

Sali Berisha
Sot, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbush 65 vjeç. Kjo hyn tek përvjetorët e rrumbullakët dhe që sigurisht kanë mënyrën e festimit të tyre; familjare, politike e shoqërore... Redaksia, si përkrahëse dhe mbështetëse e filozofisë dhe programit të tij, i uron çiltërsisht një gëzim dhe sukses mbi sfidat e ardhshme. Por, kjo ditëlindje, të çon në vëmendje të një ideje që vlen për të gjithë publikun dhe shoqërinë. Janë të shumtë ata që e urojnë sot Berishën, por është ende i papjekur e i paformuar, ai elitaritet intelektual e politik që mundet ta trajtojë urimin për Berishën si një mirënjohje, të shpallur e të padyshimtë, për tërë veprimtarinë e tij në favor të kombit. Është një dramë e madhe e shoqërisë shqiptare, që mirënjohjet politike, njerëzore dhe shoqërore, i ka të vështira. Kjo ndodh edhe për shkak të një kulturë të mangët qytetare, edhe për faktin se mortja e komunizmit e ka deformuar vlerën e kontributeve politike. Mungesa e mirënjohjes politike ka shumë partizanë e aktivistë çartallozë, të pakulturuar e xhelozë, të pakarakterë dhe shpesh injorantë, të cilët i fryjnë një bilbili qesharak, se mos na krijohen mitet e reja... Turp i madh! Njerëzimi ka pasur dhe ka mite. Çështja është a janë të vërtetë si mite? Mirëpo, veçanërisht këta çartallozët e ngrefosur me xhel në flokë dhe verdhashë nga pantallonat e fanellat, konkubina shërbimesh e mashtrues të fjalës, kanë hall një tjetër gjë; mos u preket miti i rremë, miti i Enver Hoxhës. Se është një kujtim i trishtë dhe i dhimbshëm që në këtë vend është përkujtuar veç ditëlindja e armiqve themelorë të kombit shqiptar: Leninit, Stalinit, Titos... Madje është e turpshme të themi se ditëlindjet dhe urimet për Miladin Popoviçin e Dushan Mugoshën shoqëroheshin me dhurata të mëdha financiare, kur inteligjencia shqiptare vdiste në Maliq apo në burgjet famëkëqija, ku hetimet bëheshin nga oficerë jugosllavë e rusë dhe ku i gjithë ingranazhi i shtetit lëvizej prej këtyre specialistëve të krimit komunist. Ditëlindje ivanovësh e temposh... Një fat i rëndë, i zi! Për 50 vjet, ditëlindjet e diktatorit, ishin ushqimi dhe mashtrimi kombëtar. Ky njeri që vrau në qelizë bashkëkombasit e vet, ky njeri që sa më shumë ditëlindje bënte, më shumë vriste, më shumë urrente, deri në shkallën që mbasi mbaroi me kundërshtarët politikë natyrale, filloi prodhimin e armiqve, vrau njerëzit e tij të afërt; shokë, miq e bashkëpunëtorë, e më pas vrau edhe djemtë e tyre dhe kurdisi qindra gjyqe e themeloi dhjetëra skuadra pushkatimi... Dhe këtij njeriu i thuhej “marrsh nga ditët tona”...
Por njëkohësisht, na ndalohej festimi i ditëlindjes së Ahmet Zogut, njeriut që e themeloi, i dha fytyrë shtetit shqiptar dhe arriti kuota shumë të larta konstitucionale... Por po të uroje atë për ditëlindje, shkoje në varr.
Sa pak mirënjohës ndaj një kontributi të tillë politik, sa pak urime ka marrë ai njeri, për çka bëri për vendin e tij. Se padyshhim, cilido politikan, edhe kur i shërben për mirë kombit të vet, bën gabime, por ditën e ditëlindjes merr urime për mirënjohje. Urimi si mirënjohje për kontributet e politikanëve është një plagë e rëndë e shoqërisë. Madje, ka një inferioritet edhe brenda segmenteve të vetë drejtimeve politike, në të shprehurin e kësaj mirënjohjeje. Ka një drojë mos është një turp e një gabim. Komunizmi kriminelët i shpall, u feston edhe ditëlindjen vrasësve të mirëfilltë, protagonistëve të shitjes së Shqipërisë... Janë të mbushur kalendarët me fytyra të turpshme, që rrinë fshehur pas arkivave të mbyllur apo padijes, apo rregullave strikte xheloze të atyre që i dinë të vërtetat. Por për të gjithë, veçanërisht për të djathtët, është krejt e nevojshme që të shpallin dhe të legalizojnë vlerat, duke krijuar kalendarin e mirënjohjeve për tërë ata burra që ia kanë dalë mbanë t’i shërbejnë këtij populli dhe këtij vendi. Në këto 20 vjet pluralizmi, Berisha në opozitë dhe në pushtet, është gjithnjë faktor politik në kahje të interesave të kombit. Dikur, një ish-bashkëpunëtor i tij është shprehur në gazetë se ai është personalitet historik, kurse të tjerët nëpunës. Dhe ne, që punojmë apo jemi pjesë e filozofisë së tij politike, jo vetëm e duam, jo vetëm e mbështesim, por ne kemi kurajon për t’ua dhënë të tjerëve si vlerë, për të ushqyer shoqërinë me tiparet e tij, në planin njerëzor e politik. Berisha - qëkurse fillon e vlerësohet burri - nuk ka qenë asnjëherë njeriu i zakonshëm apo i mesatares, ai i ka sulmuar majat dhe i ka kapur ato. Kundërshtarët politikë, shpesh janë detyruar t’ia pranojnë vlerat, por gjithsesi një turp i madh publik ka ndodhur: ndërsa nuk është bërë sulmi dhe shpëlarja nga urimet për një kriminel të dikurshëm, është anatemuar me një zell primitiv që nuk e nderon dhe nuk tregon pjekuri në reagimin ndaj veprës së një lideri që bëhet shembës i komunizmit, president dhe kryeministër i Shqipërisë së lirë e demokratike. Zelli i dikurshëm kriminal shpërndahet në një pjesë të mediave duke shpikur vlera të paqena tek njerëz të rëndomtë, nëpunës politikë apo vegla të çfarëdolloji, që sigurisht do jenë të pranishëm në zhvillimet e shoqërisë.
Urimi si mirënjohje, është një guxim. I vetmi që s’ka nevojë për ato është vetë personi, vetë lideri. As ky shkrim nuk i duhet Sali Berishës. Madje një keqkuptim më shumë, apo një rast që rrozaxhinjve të Enver Hoxhës e Pilo Peristerit të fillojnë të qahen, por nevojën e kemi ne, të gjithë ata që kanë për detyrë ta modernizojnë këtë shoqëri, të rrisin influencën e mendimit elitar intelektual. Urimet si mirënjohje e qytetërojnë shoqerinë, e ndihin paqen sociale, dhe ato zënë vend kur shprehet për figura që e meritojnë realisht. E tillë është edhe ditëlindja e Kadaresë, të tilla janë përkujtimet serioze që duhen bërë për Nënë Terezën, Skënderbeun, Ibrahim Rugovën, Fan Nolin, Gjergj Fishtën, Jani Vreton, Gjon Shllakun... Për sa e sa politikanë e shtetarë, të cilët, ia ngrenë lavdinë këtij vendi. Shprehja “Çezarit jepi ç’i takon Çezarit” është shumë pak për këto raste. Më shumë, më shumë duhen shpallur të vlefshmit dhe të mirët, se përndryshe akoma do nderojmë vrasësit e 150 intelektualëve apo monstrat që vërdallosen sot duke helmuar ekranet e titujt e gazetave. Ata s’bëjnë gjë tjetër veç u ndërrojnë kostumin ustallarëve të vjetër.Urimi si mirënjohje u përket njerëzve me karakter, u përket guximtarëve, u përket të mirëve

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
» Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha
» Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi