Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Fëmija shqiptar me sy të zinj

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Fëmija shqiptar me sy të zinj Empty Alfred Papuçiu: Fëmija shqiptar me sy të zinj

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 29, 2009 9:45 pm

Alfred Papuçiu: Fëmija shqiptar me sy të zinj U1_AlfredPapuciuFëmija shqiptar me sy të zinj
Nga Alfred Papuçiu
Fondit të bibliotekës së autorëve të huaj për Shqipërinë dhe shqiptarët ju shtua kohët e fundit edhe një titull tjetër tepër tërheqës : “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ” e veprimtares humaniste, profesoreshës zvicerane Francine Koch. Ky libër dygjuhësh, shqip dhe frëngjisht, botuar nga „Toena“ është i një natyre të veçantë. “ Ky është një libër me përshtypje vetjake, siç shkruan autorja në fund të tij, për të cilin përgjigjem vetëm unë. I kam grumbulluar gjatë udhëtimeve të mia të rregullta në Shqipëri nga janari 1994 e deri në shkurt 1997, në kuadrin e një projekti zhvillimi për çerdhet e fëmijëve në Tiranë. Ky libër është fryt i një takimi. Ashtu si në çdo takim të vërtetë, ka edhe çaste kënaqësie, afrimi, suksesi, ka edhe çaste dyshimi, bllokimi, shqetësimi, por gjithmonë ruan vlerësimin për gratë dhe burrat, që punojnë dhe jetojnë në kushte, të cilat për mua do të ishin të papranueshme…”
E bëmë këtë hyrje për të treguar se vetëm dëshira e mirë për të bërë diçka për fëmijët shqiptarë e shtyu profesoreshën zvicerane të vijë në Shqipëri…
Ne u takuam një ditë dhe Francina më tha se kishte dëshirë të botonte diçka nga kujtimet e saj nga Shqipëria dhe se kishte dëshirë që unë ta lexoja më parë. Kujtimet i kishte lexuar edhe shkrimtari i njohur zviceran Georges Haldas, si dhe disa kolegë të saj… Me kënaqësi e nisa leximin e tyre dhe pasi i vlerësova çiltërsinë dhe natyrshmërinë e të shprehurit të saj, theksova se për mua ishte një kujtim shumë i bukur dhe mbi të gjitha me një vlerë të veçantë për njerëzit që punojnë me brezin e ri në Shqipëri, pavarësisht nga disa kritika dashamirëse që janë për ecurinë e punës me ta. E vetmja vërejtje që i bëra ishte ta ulte pak dozen e kritikave duke i theksuar “se disa shqiptareve nuk u pëlqejnë edhe kritikat dashamirëse, kështu që do të ishte mire t’i shmangëte”.
Aty për aty, Francinës pasi i pëlqeu mendimi im, m’u shpreh se kishte dëshirë që unë të përktheja librin. E pranova me dëshirë. Të them të drejtën atë libër e lexova me një frymë dhe përkthimi sikur shkonte vetë. Pas një kohe të shkurtër kënaqësia e saj dhe e imja ishte se botimi u paraqit në Panairin e Librit në Palekspo në Gjenevë, si dhe u prit mire nga shtypi zviceran, si dhe ai francez. Francina mbajti disa ligjërata në Zvicër dhe në Francë. Një gazetë ndër të tjera shkroi: “Lexuesi shqiptar, por edhe ai frankofon është i habitur nga përshkrimi realist i mjedisit shqiptar. Në kundërshtim me nihilistët apo entuziastët që vijnë, shpesh edhe në Shqipëri, këto vitet e fundit, Francine Koch është një vizitore që shkruan për vërtetësinë e jetës në Shqipëri. Dhe kjo është përshkruar me një ndërgjegje të thellë përgjegjësie, e stimuluar në çdo kohë me pyetjen e sinqertë:”Kush jam unë, përballë vetmohimit, kurajos, shpresës së madhe të shqiptarëve, unë që jam larg ndryshimeve të papritura dhe peshës së përditëshme?“…
Ndërsa gjendja emocionale, përballë këtij realiteti zbulon një tipar të përbashkët me vizitorët e tjerë të Evropës Perendimore që kanë shkruar me afeksion për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo ndjenjë është e lidhur me përgjegjësinë që ndjen çdo evropian i kultivuar për fatin e popujve të tjerë të kontinentit apo të botës. Sidomos për një popull, gjuha e të cilit është një nga 9 gjuhët indo-evropiane, një nga gjuhët më të vjetra dhe që nuk vjen nga ndonjë gjuhë tjetër dhe që ka mbetur e paprekur megjithëse ka qënë pushtuar nga shumë të huaj…Një popull që kishte nënë Terezën si shtetase, një papë, guvernatorë, perandorë dhe vizirë të mëdhenj…
Të respektosh të tjerët, sidomos kur ata kanë preokupacione dhe vështirësi të mëdha është një shenjë dinjiteti dhe emancipimi. Ky humanizëm spontan shihet në të gjitha faqet e librit „Fëmija shqiptar me sy të zinj” që unë pata fatin e madh ta përkthej në gjuhën time amtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi