Rrëfenja të shkurtëra
Faqja 1 e 1
Rrëfenja të shkurtëra
Përparim Hysi:Rrëfenja të shkurtëra
1. "Amaneti" i një plaku.
Kish kohë që një burrë plak po lëngonte. Duket se i kish ardhur fundi. Mbledhur familjarët dhe e ruanin: pritej nga çasti në çast që të ikte nga kjo botë. Ata aty rreth e përqark,se ja: do ikë, po vallë ç'amanet do lërë pas? Dhe amanetin nuk e tretë as dheu. Plaku në grahmat e fundit, rënkonte dhe hajde t'ia mirrje vesh se ç'thoshte. Dhe ata,po sy e veshë. Kur, befas, plaku ngulur sytë mbi dyshemenë e dhomës dhe shikon se shfaqet një mi.
- Vrajeni atë mi!- tha... dhe,sakaq, i mbylli sytë...
* * *
2. Gjoleka
Gjoleka ka qenë një nxënës imi. Nxënës imi në atë kohë që ne, shqiptarët, çanim bllokadën imperialiste-revizioniste. Në një kohë kur ekonomia gri e socializmit ngadhnjmtar kish vajtur në zgrip dhe, si paradoks të këtij mjerimi që bënte mu, ne rrëmbenim nga UNESKO një stimul për sigurimin e bukës në vënd e lloj-lloj thagmash të tjera. Ishte kohë që në të vetmin dyqan të fshatit ( quhej dyqan me artikuj të përzier) binte miu dhe thyente kokën. Ishte ajo kohë që brezi im dhe ca më lart dhe ca më poshtë meje, e mbajnë mënd mirë: një sapun nga ata të RRogozhinës i dukej një amviseje sikur t'i kishe sjellë nga Parisi parfumin më të shtrenjtë. Shkurt: nuk gjeje asnjë gjë. Për të luftuar, sadopak, parazitët tek nxënësit, na kishte ardhur urdhër nga lart që djemtë në shkollë t'i qethnim zero. Si ushtarët. Natyrisht, kishte nxënës që këtë urdhër nuk e pëlqenin dhe rebeloheshin. Një nga këta qe edhe Gjoleka. Rebelohej Gjoleka, por urdhëri qe urdhër. Ndërsa Gjoleka i kërcënohej berberit, afrohem unë.
- Ulu mbi karrike!- urdhërova. Dhe Gjolek "rebeli" u ul. Beberi për dy minuta ia bëri kokën zero.
E bukura qëndron tek qëndrimi i Gjolekës:
- Ja, të shohësh, do qethem !!!
Gjoleka,tash, është bërë gjysh dhe, kur e takova në mes familjarëve të tij, i them:
- Ja, të shohësh! Do qethem?!!!
-Po rri, o profesor, mos na ço në ato kohë,- më thotë duke qeshur.
* * *
3. Zaçja dhe Hekurani
Qenë të dy bashkëfshatarët tanë. Një ditë prej ditësh, kur u kacafytën. Jo u zunë, por u rrahën keqas. U zunë për "motive të dobëta", siç thuhet në gjuhën e kronikave të zeza. Dhe siç në çdo zënie pati të humbur dhe të fituar. U pa açik që Hekurani e dëndi mirë e mirë Zaçen. Fajin e kish Zaçja që u ngrit dhe i shtiri çik. Epo shkon nganjëherë për lesh dhe kthehesh i qethur. Kështu ndodhi dhe me Zaçen.
Plaku i urtë dhe i mënçëm, Ismet Korita, e dënoi këtë sherr dhe, sado që kish të bënte me Zaçen, iu lëshua ashtu si dinte vet mbi këtë.
- Qysh, mor djalë, e "rrahe" të birin e botës?!!!
Dhe Zaçja që qe mbushur me hematoma nga grushtet e Hekuranit, zuri të kapërdisej në sytë tanë:
- E rrava po. Jo. Po do ta bëja sehir. Ia bëra kurrizin më të butë se barkun!!!
Dhe Ismeti aq i mëmçëm:
-Po ç'dërdëllis, mor të rënçin krahët fije-fije. Po ai të bëri paluze, more faqezi që nuk ke kokrrën e kripës.
Dhe, më pastaj, qe seç qe. Ngrihet gruaja e Zaçes dhe vete merr për burrë Hekuranin. Bëri "trafikim" votash, thuhet në kronikën e bardhë të lajmeve. Ka ndodhur qëkur kam qenë unë fëmijë dhe Xhuveli, kur bëri atë "trafikimin" e votave, duhet ta ketë ditur këtë histori krejt të vërtetë. Po ku votat e ku Zaçja me Hekuranin ?!!!
4. Njëra nga ato
Unë e kam njohur. E pashë atë mëngjes tek autobuzi. Ndërsa unë do hipja për të shkuar në zonë për inspektim, errdhi dhe ajo. Pothuaj me një frymë. Seç kish bërë, dukej nga fustani që kish veshur. Prapa me njolla bari jeshil, tregonte se qe "rrokollisur" mbarë e prapë në ato "net pasionante vere". Sa kish dalë pranvera dhe nata e verës ta bënte me sy. Mësueset që punonin tek fshati i saj, ia dinin "hallin". Por, kur e panë, që "rrokullisja" qe aq e dukshme, nuk e mbanin dot të qeshurit. Më e keqja qe, se Ajo, për fat të keq të saj ( po me të vërtetë vallë a do ketë patur shapka apo sandale?!!!), ishte fare e zbathur.
- Moj qyqe,- ndërhyri njëra nga mësueset,- po ku vete kështu zbathur?!!!
Dhe ajo: - Zbathur... të kem nderin, nderin unë, pa për të tjera as që pyes. Sa më bën nderi mua !!!
Të gjithë ia dhanë të qeshurit.
Ajo u ul në një nga sediljet dhe as që e bënte qejfin qeder.
* * *
Këto rrëfenja po i dërgoj sa për relaksim. Hiq të parën, të tjerat i kam përjetuar. Në vini ndonjë bisht mbi to, është punë për ju. Unë tregova ç'kam parë.
Tiranë, 18 korrik 2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme të shkurtëra nga Bota
» Diskutime shoqrore të shkurtëra e të gjata
» Lajme të shkurtëra nga aktivitetet shqiptare në mërgim
» Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Diskutime shoqrore të shkurtëra e të gjata
» Lajme të shkurtëra nga aktivitetet shqiptare në mërgim
» Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi