Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kam kërkuar zyrtarisht dënimin e persekutorëve të mi

Shko poshtë

Kam kërkuar zyrtarisht dënimin e persekutorëve të mi Empty Kam kërkuar zyrtarisht dënimin e persekutorëve të mi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 3:35 am

Kam kërkuar zyrtarisht dënimin e persekutorëve të mi U1_VilsonBlloshmi-GencLeka“Kam kërkuar zyrtarisht dënimin e persekutorëve të mi”
Intervistoi: Rushen Alimerko
Bedri Blloshmi: Largimi i persekutorëve tanë, kusht për zhvillimin demokracinë
Bedri Blloshmi është një emër i njohur i qëndresës antikomuniste në vite. Jo vetëm ai por e gjithë familja Blloshmi hoqi persekutimin komunist në vite në disa breza. Një përndjekje sa e thellë aq edhe kriminale mbi këtë familje fisnike nga Librazhdi. Për të mos u zgjatur shumë, mjafton këtu të përmendim ekzekutimin e Vilson Blloshmit, dënimin e babait të tij, Sami Blloshmi dhe të atij vetë.
-Si e mendoni ligjin që do miratohet së fundi për dosjet?
Unë e përshëndes këtë ligj. Them se është mirë që më së fundi, në Shqipëri do të ndodhë një pastrim i strukturave të shtetit nga njerëzit që kanë qenë arkitektët e krimit komunist.
-Megjithatë prokurori Zamir Shtylla tha se kam dënuar në bazë të ligjit?
Kam pasur rast në burg të takohem me viktima të Zamir Shtyllës. Atij duhej t’i vijë turp që flet sot në demokraci për “zbatim ligji”. A ka pasur hetues në atë kohë që nuk të rrihte, që nuk të bënte gati procesverbalin e të thoshte të firmosje siç donin ata. Viktimat politike që ka shkaktuar Zamir Shtylla si hetues në Berat e si shef i hetuesisë në Sarandë, janë gati të përballen me të e ti thonë të kundërtën e asaj që ia thotë.
Nuk është vetëm ky rast, por pothuaj të gjithë nga ata që kanë shkaktuar dëme që janë të tillë sot. Po ju përmend faktin e Njazi Jahos. Ka qenë prokuror i dënimit të babait tim. E ka akuzuar me një pretencë që është një fjalim politik pa asnjë provë. E nuk u desh vetëm kjo, por na duhet ta dëgjojmë sot këtë shok të na flasë në emër të mbrojtjes së kushtetutës.
-Ç’mund të na thoni për persekutorët tuja, pasi ju jeni një individ që flisni vazhdimisht hapur dhe me emra?
Dënimi ynë politik ka emrat e vet. Unë denoncoj emrat e hetuesve, gjyqtarëve, prokurorëve tanë që na kanë shkaktuar aq dëme e lëndime fizike e morale. Persekutorët tanë janë gjithandej. Hetuesi Lulo Ymeri është avokat në Vlorë. Gjyqtari Subi Sulçe është avokat në Korçë. Hetuesi Dhimitër Beshiri, është avokat në Tiranë. Pastaj këtu mund të përmend emrat e tjerë si Merdar Hasa, Spiro Lera (që ka lënë djalin sot në funksione administrative), Beqir Quku, Hysen Faqolli (që kishte ose ka djalin në Këshillin e Lartë e Drejtësisë), Petrit Azemi (që “mbron të drejtat e popullit” sot), hetuesit Isa Halili, Ligor Kondili, Besnik Halili, Luan Bega, Sabri Musai, etj. Por unë kujtoj se edhe bijtë e tyre nuk i janë larguar fushës së “drejtësisë”. Për shembull nëse nuk është Qani Lavdari, është prokuror i biri i tij. Unë këmbëngul që atyre t’i hiqet licenca e të merren në ndjekje penale. Kjo në rastet kur punojnë privatisht, ndërsa të ndalohen nga punësimi në administratë.
-Ju keni kërkuar ndjekjen penale të ish-persekutorve tuaj. Ç’mund të na thoni për këtë?
Së pari u bëj thirrje bashkëvuajtësve të mi. Të denoncojnë të gjithë kriminelët që na masakruan, të gjithë atyre shërbëtorëve të regjimit që ishin më të zi se vetë stalinizmi shqiptar, që na masakronin e torturonin me aq dëshirë. Unë i kam shkruar një letër zj.Ina Rama ku kërkoj të hapen procese penale për dënimin e atyre njerëzve që na kanë dënuar pa prova dhe na kanë torturuar në kundërshtim edhe me ligjet e kohës.
Deri tani nga zonja prokurore e përgjithshme nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Gazeta 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi