PREND BUZHAL-POEZI
Faqja 1 e 1
PREND BUZHAL-POEZI
PREND BUZHALA-POEZI
****
Eh, deshe të besosh!
E po, beso, po deshe,
Mbasi mendja kështu po të mbushet!
Hiç nuk ta lanë betejat që i humbe.
Ti i pate ngritur duart përpjetë, në shenjë dorëzimi
E betejës iu ule tek gjunjët:
Nuk dua të ndeshem me ty,
Aman, mos më lër të fitoj!
E ndieje veten keq: si Njeriu më i Pafat
Si Njeriu Më I Humbur Në Botë
E pa betejat nuk bëje se nuk bëje!
Ç't’u desh ajo betejë
Që nuk e donte dritën
E dashurinë e mbërthen në akullnajë?
Ç't'ë duhej ajo betejë a mosbetejë,
Kur Gjaku të mpikset,
Sytë nuk të shohin: shikimi të zbret në ferr,
Për të shkuar tek të vrarët e fundit.
Duart nuk të punojnë: janë mbërthyer me gozhda
Për ta dërguar jetën tënde në Ringjallje
Tek trupat më të pafajshëm të Arb/Dheut .
Fjala nuk të dëgjohet:
Ta kanë dërguar në Tabelën për Çitje
E të thonë: ç'të duhet Atdheu?
Truri nuk të punon:
Për te tashmë e kanë përgatitë turrën e druve.
Këmbët nuk të ecin:
Ligësia e aureolave të vë kurthe e gropa.
E kur ke pa ti
Ndër ne Kohë të Mira?
Kohët e Mira janë për Grigjën e Ligë.
E në kohë të liga
Vetëm Njerëzit e Drejtë qëndrojnë ballëlart.
Mosbesimin ta lakmojnë?
E çka lakmojnë nga ti, vallë?
***
(Nga: Prend BUZHALA, POEZI 1999-2003
Ribotuar te libri poetik: Prend BUZHALA "Këpucët e rënda të lirisë", 2010)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prend Buzhala:Poezi
» Prend Buzhala:Poezi
» Poezi nga Prend Buzhala
» Prend Buzhala:Poezi
» Prend Buzhala:**********(Poezi)
» Prend Buzhala:Poezi
» Poezi nga Prend Buzhala
» Prend Buzhala:Poezi
» Prend Buzhala:**********(Poezi)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi