Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?!

Shko poshtë

POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?! Empty POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 25, 2013 5:26 pm

POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?!
POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?! Vehabija-u-srpskoj-policij1


«Vehabija në policinë serbe » (« Vehabija u srpskoj policiji! ») është ky titulli i gazetës serbe « Kurir » e cila gazete paska zbuluar se polici Arben Shahini i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet  për «terroristë », njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.


Arben Shahini, është pjesëtar i doganave kufitare në Preshevë i cili shërben me uniformë qe plotë pesë vjet në policinë e Serbisë, si rezultat i angazhimit të subjekteve politike shqiptare të Luginës dhe bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të përfshijë edhe nga radhët e minoriteteve në polici, në ato mjedise të banuara me shqiptarë etnik.
 
Dhe qe pesë vjet Arbeni në këtë  profesion dhe nga askush nuk ka pasur deri tash vlerësime negative apo kritika kundër tij, pos  tash së fundi nga një gazetë serbe me emrin “Kurir” e cila paska zbuluar se ai na qenka “vehabistë”  e “terroristë” vetëm pse paska në punë një sexhade dhe një mjekërr, mjekërr kjo hic më e madhe se, ta zëmë  ajo e ish-kryeministrit serbë Drashkovic apo edhe ministrit aktual të  kulturës Markovic  të cilët, sikur i pari dhe i dyti u pritën mirë në  Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe askush ata nuk i akuzoi as si cetnik, as si vehabistë apo si terrirositë.
 
 
“Është një ithtar i zjarrtë i vehabizmit dhe me idetë ekstreme të grupit islamik, i cili është i lidhur zakonisht me terrorizëm, futen edhe në stacionin policor ” ja ky është zbulimi i gazetës serbe “Kurir” i cili para pak ditësh ka hasur në një “vehabist” në mesin e policisë serbe me emrin Arben Shahini nga Presheva.
 
Në vazhdim kjo gazetë ka shkruar se “Shahini, i cili për pesë vjet shërben në policinë serbe, sjelljet e tija duken më agresive se një vit më parë. Oficerët e tjerë të policisë ia kanë frikën se ata mund të hidhen në ajër, madje as  eprorët e tij nuk e dinë  se çfarë duhet të bërë në të. Ata nuk duan ta shkarkojë , për shkak të presionit të lartë të politikanëve shqiptarë…”

 
“Pushtetarët e në Luginën e Preshevës e kanë mbrojtur, kurse nga MPB të Preshevës nuk mund ta bëjë këtë, sepse ata menjëherë do të akuzoheshin për diskriminim fetar..” paska  mësuar një burim i  kësaj gazete.

 
 
Sipas njohurive  të Kurir-it  vërehet një potencial terrorist në brendinë e policisë, këtë e paskan  konfrimuar edhe nga krue i lartë i MPB-së. Ndryshe,  lidhur me rastin edhe “gjandermeria serbe ka marrur në pyetje policin shqiptar për dyshime me  lidhjet e tija me “vehabizmin dhe terrorizmin”..”  ka shkuar gazeta serbe, sipas cilës ai është  izolura nga kolegët e tij dhe qenka nën mbiqyrje e sipër.
 
Gjatë sezonit të  verës, në kulmin më të madh të  turistëve që kalojnë kufirin,  polici shqiptar në detyrë, në pikën kufitare qet sexhaden në bari dhe drejtohet ka Mekja për t’ju lutur Allahut, ka shkruar gezata në fjalë.   Dhe sipas saj, kjo paska shkaktuar panik dhe pakënaqësi në radhët e gjandarmërisë serbe dhe kalimtarët e rastit.  Policit shqiptar, në namaz i kanë tërhequr vërejtjen  dhe e paskan larguar për t’mos binte në sy të turistëve…” shkruan Kurir.
 
Nuk do lënë pa permenedur edhe një fakt, pasi u zu n’gojë dikund më lart Gjeneva. Në lokalet e OKB-së është kisha sikur edhe xhamia, dmth-në një salla për lutje, sepse aty vijnë  burra shteti, kryeministra, ambasadorë e diplomatë muslimanë e feve të ndryshme të cilët në kohën e duhur kryejnë obligimet fetare.  Tash nëse hy në vesh  të OKB-se apo Amnesty International ky rast i Arben Shahinit, do të shtrohej pyetjes se kush është këtu më i rrezikshëm (racist) ai që i lutet perendisë (Allahut)  apo ai që e kundërshton religjionin e tjetrit ? Do përkujtuar, se secili e mban mend mirë se si Serbia demokratike e kishte pritur Gadafin në Beograd të cilit  ja kishin rregulluar special sallën për namaz, madje edhe duke ja ruajtur e ushqyer devet e tija me “plazma keks”.
 
Sidoqoftë, lidhur me rastin në fjlaë, z.Riza Halimi, deputet nga Presheva, i ka ka thënë Kurir-it se nuk ka dëgjuar për policin Arben Shahini, por ai nuk përjashton mundësinë të ekzistimit të frymës vehabiste në Preshevë. “Nuk janë ata ashtu siq flitet, nuk janë të rrezikshëm.  Këtu vetëm propagandohet se kush është më fetar në islam, aty s’ka gjë më tepër..” ka shtuar z.Riza Halimi për gazetën serbe “Kurir”.

Presheva jone
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi