Raimonda Moisiu-Intervisë:Kujtime të paharruara: si shpëtuan familje hebreje në familjen Babamusta dhe mbrojtja e idealeve demokratike
Faqja 1 e 1
Raimonda Moisiu-Intervisë:Kujtime të paharruara: si shpëtuan familje hebreje në familjen Babamusta dhe mbrojtja e idealeve demokratike
Kujtime të paharruara: si shpëtuan familje hebreje në familjen Babamusta dhe mbrojtja e idealeve demokratike
Intervista me historianin prof. Neki Babamusta, Mësues i Merituar
Raimonda Moisiu: Sinqerisht jam kurioze të di motivin dhe interesin që ngjalli te Qeveria Amerikane për të nderuar Atë & Bijë – Ju i nderuar Prof. Babamusta për kontributin tuaj ndërkombëtar dhe demokracinë, dhe vajzën tuaj Ermira – ‘Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”?
Neki Babamusta: Letër amanet: “Të mbrohen Shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.” – George Washington (Babai i Kombit, Sh.B.A.).
Kombi i madh amerikan është ndërtuar, bazohet dhe funksionon mbi bazën e vlerave demokratike dhe humanitare botërore. Bazuar në përkrahjen historike që Sh.B.A.-ja i ka dhënë kombit tonë, në momentet më kulmore dhe në çdo kohë, për shqiptarët, Amerika vlerësohet me zemër si kombi i dytë.
Si pjesë përbërese e kombit shqiptar, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani”, koha prej afro 100 vitesh ka qenë periudhë bashkëpunimi e afrimi në forcim të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane.
Shkolla amerikane në Kavajë, themeluar në 1920 (Golem), Lufta Çlirimtare (v. 1941-44), Fronti i Rezistencës (1944-46), fitorja e Demokracisë (22 mars 1992) dhe ardhja e ambasadorit të parë Amerikan në Kavajë z. William Ryerson (15 mars 1992), Lufta Çlirimtare e Kosovës (1998-99), qëndrimi në Sh.B.A. dy herë si familje dhe takimet në Kongresin Amerikan (1999 & 2003), si edhe angazhimet e vajzës time, Ermira në politikën amerikane – janë dëshmi e qartë e kësaj miqësie të hershme.
Kjo lidhje e ngushtë e familjes time, Amerikës dhe Shqipërisë karakterizohet nga një miqësi e fortë dhe aleanca të përbashkëta si në frontin diplomatik dhe në aspektin social-kulturor.
Ermira Babamusta: Gjatë punës time me figura të larta kam përkrahur vlerat kulturore-demokratike amerikane. Nominimi për dekorimin tim dhe familjen u bë me kërkesë nga udhëheqja e komunitetit të Las Vegas drejtuar zyrës së senatorit amerikan Harry Reid. Me aprovim të drejtorit dhe Senatorit Reid gjatë verës së 2013 (prill-gusht) 4 persona të veçantë u njohën për kontributin e tyre të shquar: dy për rolin e tyre në kulturë dhe art në Nevada (shtetin që senatori përfaqëson), si dhe unë dhe babai për rolin tonë në paqe, demokraci dhe drejtësi në Amerikë dhe shkallë ndërkombëtare. Nderimi për 4 personat u shoqërua me çertifikatë njohje nga Senati Amerikan si dhe kërkesë për ngritjen e flamurit në ndërtesën e Kongresit Amerikan.
Ky ishte një nder i veçantë sepse zyra e senatorit për herë të parë nxorri këto çertifikata që i përshtaten rastit të vlerësimit duke specifikuar arsyen dhe fushën e kontributit. Në ceremoninë zhvilluar në Kongresin Amerikan në Washington DC në 1 gusht 2013, falenderova senatorin Harry Reid dhe qeverinë amerikane për rolin e tyre madhështor në punët shqiptaro-amerikane dhe përkrahjen e fortë amerikane për Kosovën. Pata nderin t’i dhuroj senatorit Reid një punim tradicional me shqiponjën me dy krena si simbol i miqësisë shqiptaro-amerikane. Ishte një moment historik për dy kombet.
Senatori Harry Reid, Kryetar i Senatit, dhe Ermira Babamusta gjatë ceremonisë, gusht 2013, Senati Amerikan, DC
Raimonda Moisiu: Si ndjeheni tashmë mbas këtij dekorimi të lartë nga Kongresi Amerikan si “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë”?
Neki Babamusta: Sh.B.A.-ja si vend i Demokracisë funksionale rrezaton për vlerat e çdo njeriu,pavarësisht kombësisë, rracës, prejardhjes apo vlerave fetare.
Çdo person që ia ka kushtuar jetën vlerave njerëzore, paqes dhe demokracisë, për popullin amerikan dhe Qeverinë e saj, je një vlerë e respektuar, dhe në kuptimin metaforik “yll hollivudian”. Edhe përpara kombit tim, dy fiset “Babamusta” dhe “Cani” janë tepër të nderuar, bazuar në fakte.
E veçanta e dekorimit të dytë (e para dhënë nga kongresmeni Kennedy në 2004) u dha me 4 korrik 2013, ditën e festës së pavarësisë së Sh.B.A.-së, dhe me miratim tepër të përzemërt nga Kryetari i Senatit Amerikan z. Harry Reid.
Natyrisht, ndjesia qe me emocione të jashtëzakonshme. Merita dhe lavdia i takon kombit tim. Si i barabartë në mes të barabartëve ndjehem krenar përkrah falangës qindra-mijëshe të bashkombasve të mi, që punojnë për të njëjtin qëllim. Falenderoj në mënyrë tepër të përzemërt Kongresin Amerikan, senatorin Harry Reid, qeverinë e Sh.B.A.-së me në krye Presidentin e vlerave paqësore në botë Obama.
Raimonda Moisiu: Për dy fiset tuaja Babamusta dhe Cani ka shumë shkrime dossier në arkivën e shtetit dhe botime të përditshme. Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbëshme të këtyre familjeve, burgu, mbi 80 jetë njerëzish të persekutuar e të pushkatuara. Cili qe kërcënimi që këto fise i sillnin sistemit dikatorial komunist, në fuqi?
Neki Babamusta: Papa Françeso ka thënë, “shpëtojeni jetën …. është e ardhmja e njerëzimit!” Të vrasësh një njeri është çmenduri, bëhesh mëkatar i përjetshëm. Vetëm dashuria njerëzore e ngroh, e fisnikëron dhe e bën më të begatë jetën dhe më të ngrohtë Universin. Ndonëse shpirti i mëkatarit mbetet në errësirë, mëkatet e tij dalin në shesh.
Nuk kam për ta harruar ditën (në maj 1954) kur u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetëve, të cilët ishin në grindje politike, përçarë nga partia komuniste dhe ishin gati për vëllavrasje politike (lufta e klasave). Njëri grup anonte me Shyqyri Pezën (pushkatuar nga diktatura), bashkëpunëtor me anglezët, ndërsa grupi tjetër anonte nga vëllai i tij Myslim Peza, që përkrahte regjimin vendor. Kam qenë vetëm 17-vjeç, mësues në fshatin Gjysylkonaj, kufi me Pezën. Me shpejtësi u futa në mes dhe thashë me zë të lartë, “para se të vriteni vlla me vlla, qëlloni mbi mua. Vritni mësuesin tuaj.” Me fat u shmang gjakderdhja në mes 35 familjeve (me shumë kurorë) të fshatit. Mbas dy ditësh ftova në shtëpinë time në Kavajë 8 përfaqësuesit e tyre, ku u bë pajtimi i gjaqeve midis dy grupeve.
Në nëntor 1964, gjatë kryrjes së shërbimit tim ushtarak në Elbasan, më kërkuan për të më rekurtuar në organet e sigurimit të shtetit, për shërbim të jashtëm diplomatik. Natyrisht refuzova t’i shërbeja regjimit komunist sepse nuk ma lejonte ndërgjegja të fusja në burgje njerëz të pafajshëm. Refuzimi pati pasoja për të ardhmen time. Më keqtrajtuan: i tramatizuar u shtrova në spitalin ushtarak të Elbasanit (nëntor 1964), që në fillim më mohuan të drejtën e studimit (të cilën e mora me korrespondence si shkollën e mesme dhe universitetin), më pushuan nga puna, më transferuan në zona të largëta dhe përndoqën familjen time.
Neki dhe Suzana Babamusta
Nga persekutimi komunist të dy fiset patën pasoja të rënda. Mbi 20 vetë të vdekur nëpër burgje, të burgosur dhe internuar. Vëllain e gruas, Naim Cani, vetëm 21 vjeçar, e shtypën me makinë në orar të punës. Megjithëse familja u interesua për të gjetur personin dhe shkakun deri në organet e larta të qeverisë së kohës, heshtën dhe nuk morën asnjë masë ndaj shoferit që kreu vrasjen.
Babi im, Beqir Babamusta, pësoi një vdekje të dhimbshme. Në vitet e para të çlirimit, këshilltari i lagjes i bënte presion psikologjik vazhdimisht duke i thënë “unë jam Enver Hoxha”. Babai vdiq nga ataku në zemër në moshë shumë të re, 68 vjeç.
Edhe vajza ime Ermira, ndonëse mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën tetë-vjeçare dhe konkursin e anglishtes, komisioni i provimit të anglishtes nuk i dha të drejtën për të vazhduar shkollën e mesme. Komisioni vendosi të dërgonte në shkollën e mesme në gjuhët e huaja në Tiranë bijë komunistësh dhe funksionarësh të pushtetit, ndonëse ato nuk fituan pikët minimale në konkurs. Si morëm rezultatin negativ, me ndërhyrjen time dhe të gruas, i kërkova komisionit të përsëritej provimi dhe të korrigjoheshin të gjitha provimet e pjesmarrësit në konkurs para nesh. Një anëtare e komisionit të provimit në një qytet tjetër na lajmëroi se po korigjonin të gjitha provimet duke u bazuar te përgjigjet e provimit të Ermirës, që ishte më i miri. Edhe pse Ermira meritonte pikët më të larta, ia ulën pikën me kërkesë të krytarit të komisionit. Vajza ime, e indinjuar iu drejtua komisionit, “rezultatet e gabuara që dhatë ju do t’i verifikojë shkolla e gjuhëve të huaja në Tiranë dhe Ministria e Arsimit”.
Raimonda Moisiu: Po për strehimin e një familje hebreje dhe ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste të Benito Musolinit, ç’mund të na thoni? Si dhe pse i strehuat?
Neki Babamusta: Ish Mbreti Zog, për humanizëm dhe inteligjencën që karakterizonte izraelitët, në 1938 nënshkroi marrëveshjen me Evropën që nëpërmjet Kryqit të Kyq Ndërkombëtar të sillte në Shqipëri disa mijëra hebrej. Në fillim u instaluan në Vlorë, dhe pastaj në tërë Shqipërinë.
Hitleri shfarosi nëpër kampet e përqendrimit në kromateriume (furrat e vdekjes) mbi 6 milion hebrenj. Populli shiqptar, krenohet për humanizmin e tij sepse shpëtoi jetën e mbi 2,000 hebrejve.
Në Kavajë, ish-sekretari i gjygjit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me përmbaruesin, mësuesin patriot Mihal Lekatari, (Mësues i Merituar), arritën të pajisin me pashaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrej.
Në shtëpinë time, nëpërmjet kushurijve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me to në italisht. Familja na tregoi që pjestarët e tjerë të familjes izraelite dhe shumicën e fisit ia kishin vrarë gestapoja hitleriane.
Më ka mbetur në kujtesë pamja e tyre e trishtuar, sidomos fati i fëmijëve. Trishtimi i tyre shoqërohej me një buzëqeshje të ëmbël për prindërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta), që i mbajtën të strehuar për 3 muaj. Gjatë kësaj kohe jetonim me frikën e kontrollit nga ushtarët gjerman. Gjatë kontrollit ushtarët gjerman vrisnin të gjithë anëtarët e familjeve që strehonin izraelitë. Edhe pse lagja ishte në dijeni, askush nuk tregonte. Kur morrëm vesh se në lagje filloi kontrolli nga ushtarët e gestapos, me shpejtësi e larguam familjen për t’i fshehur në një kasolle bagëtish tek livadhet, 700 metra larg shtëpisë. Asnjë izraelit në Shqipëri nuk u denoncua te nazistët as nga qytetarët shqiptar e as nga qeveria shqiptare – një dashamirësi dhe humanizëm i madh që tregon integritetin dhe karakterin e fortë të popullit shqiptar.
Pas tre muajsh, djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta, i paisi me dokumenta dhe familja izraelite kaluan Adreatikun. Ndarja qe tepër emocionuse me përqafime dhe lot në sy, i puthnin duart babait dhe nënës time. E konsideronim familjen hebreje si familjen tonë.
Mihal Lajkatari për këtë akt heroik që kreu me Mehmet Babamustën (djali i xhaxhait tim), duke shpëtuar qindra jetë izraelite në shenjë nderimi dhe mirnjohje u thirr nga qeveria izraelite në Tel Aviv. Atij iu dhurua dekorata e mirnjohjes dhe emri ndodhet i shënuar në përkujtimoren e Muzeumit Historik në Tel Aviv.
Po aq mbresa të thella më ka lënë strehimi i 6 ushtarëve Italian, që kishin desertuar nga fronti i luftës (8 shtator 1943). Gjermania, pas kapitullimit të Italisë, kërkonte ushtarët Italian për t’i rekurtuar në ushtrinë gjermane. I strehuam ushtarët tek depoja e bereqetit, dhe natën flinin në një dhomë, tek bodrumi i shtëpisë.
Më kujtohet se ne fëmijët (unë rreth 7-8 vjeç), bashkë me ushtarët Italian qëronim misër te hauri (magazina), vendi i strehimit. Për t’ia hekur mërzitjen, babai i mbante me shaka duke komunikuar në gjuhën italiane dhe i jepte shpresën me fjalë zemre se së shpejti do të riktheheshin në familjet e tyre.
Më i riu nga ushtarët, Xhuzepe, me lot në sy përqafonte nënën: “Mia Mama – a do shkojmë gjallë në shtëpi te prindërit tanë?”
- “Po,” – i përqafonte nëna, “së shpejti do ndodheni pranë familjes tuaj.”
Mbas 2 muajsh qëndrimi, si u pajisën me dokumenta, 6 ushtarët u rikthyen në vendlindje. Pasi arritën, na sollën përgëzime të zemrës sepse shpëtuan pa u kapur nga gestapoja.
Ermira Babamusta: Babai më tregon që familja izraelite ishte një familje e mrekullueshme dhe se u trajtuan si mysafirë të nderuar në shtëpinë tonë. Familja arriti të arratisej para deportimit në kampet e përqendrimit dhe në emër të Besës shqiptare u strehuan tek ne, gjë që edhe shumë familje të tjera shqiptare dhanë fjalën e nderit për të mbrojtur mysafirin me jetën e tyre. Krenohem më këtë traditë të veçantë shqiptare, një normë e lashtë kulturore-morale që e kanë vetëm shqiptarët dhe sot akoma vazhdon. Është një kod moral që tregon vlera të jashtëzakonshme të një populli kaq dashamirës, bujar, besnik, të drejtë dhe human si shqiptarët.
Gjatë punës time si këshilltare në Këshillin e Kongresit Amerikan të Drejtimit Rinor (Congressional Youth Leadership Council) kam dërguar mijëra studentë nga bota tek Muzeumi i Holokaustit në Washington D.C., për të kujtuar viktimat dhe barbarinë treguar ndaj hebrejve. Vlerësoj dashurinë e popullit shqiptar ndaj popullit hebrej dhe rolin e tyre për mbrojtjen e izraelitëve nga nazistët.
Ermira me grupin e saj 400 studentë internacional të Këshillit të Kongresit Amerikan(GYLC)te shkallët e Memorialit te Lincoln, Washington DC, ku Presidenti Obama dha fjalimin për memorialin 50-vjetor të Martin Luther King
Raimonda Moisiu: Dy fiset Babamusta dhe Cani janë vlerë kombëtare e historike, kjo falë kontributit të tyre të çmuar e të njohur për patriotizëm, atdhetari, demokraci , paqe dhe bujari, ku familjarisht keni pritur dhe përcjellur shumë figura historike shqiptare dhe ndërkombëtare. Na tregoni më shumë për disa nga personalitetet që keni bashkëpunuar dhe mikpritur?
Neki Babamusta: Koha i bashkon ose i largon njerëzit. Në Peqin, në pjesën perëndimore të qytetit, në afërsi të lumit Shkumbin ndodhet një godinë – kullë dy katëshe (ndërtuar nga Ramazan Cani, gjyshi i gruas, Suzanës) ku në dy pjesë ballore janë skalitur në gur dy shqiponja, simbol i vatrës patrioke. Te kulla e Ramazan Canit mblidheshin udhëheqja e partizanëve për problemet e luftës nacional çlirimtare, që nga fillimi i viteve 1942-44 (më pas u lidhën me Frontin e Rezistencës).
Në qershor 1972 , rastësisht erdhi për vizitë një mik i hershëm i Fisit “Cani”, z. Rexhep Muzhaqi, (mosha 85 vjeçare), bashkëluftëtar me patriotin Ramazan Cani. Unë isha për vizitë te krushqia, te shtëpia e të fejuarës në Peqin. Z. Rexhep më shikoi me habi dhe më pyeti: “Nga ç’fis jeni në Kavajë?”
Pasi i tregova prejardhjen, me lot ndër sy, u ngrit dhe më përqafoi dhe më tha: “Punët e Zotit!?…Si bashkohen njerëzit!”
Ky plak, me fisnikëri burrërore prej shqiptari, më tregoi lidhjen e dy fiseve, miqësi luftarake dhe bashkëpunimin në tregëti. Fliste tepër i emocionuar dhe filloi të më tregoi ngjarje reale historike nga veprimtaria e çetës kryengritëse të Ramazan Canit, i cili ishte vetë pjesëtar i çetës së tij. Çeta e Ramazan Canit luftonte për lirinë e kombit kundër turqëve dhe sërbëve, për mbrojten e vegjelisë kundër feudalëve edhe për hapjen e shkollave shqipe. Ai krenohej me Ramazanin sepse familja dhe fisi i tij e kishte shpëtuar prej hasmit.
(Ismail Qemali dhe Isa Boletini në dhjetor 1912, mysafir të familjes Babamusta. Foto e botuar ne Il Giornale d’Italia)
Në dhomat e miqëve të dy fiseve kanë pritur me bujari dhe krenari patriotët e Kombit: Ismail Qemali, Bajram Curri, Avdi Bej Toptani, Aqif Pasha Elbasani, vëllezërit Myslim dhe Shqyqyri Peza, vëllezërit Biçaku, Avni Rustemi, Mustafa Gjinishi, Dr. Must Cara, Hamdi Frashëri, vëllezërit Bajram e Qamil Xhani. Gjatë Luftës Çlirimtare (1941-44) janë pritur partizanë, oficerë të Mbretërisë Angleze, personalitete politike dhe fetare nga Europa dhe Sh.B.A.-ja, ambasadori i Anglisë Dr. David Landsman me të shoqen, (me 11 prill 2003), atasheu ushtarak i Mbretërisë Angleze pranë ambasadës angleze në Tiranë, Mark D. Vickers (2003 & 2004), etj.
Atasheu anglez Mark D. Vickers, gjatë vizitës në Shqipëri
Me fillimin e proçese demokratike në vitet 90-të, dyert e dy fiseve u rihapën për të persekutuarit nga diktatura dhe patriotët, për qytetarë të thjeshtë, me të cilët na bashkonte ideali i Demokracisë. Kemi shërbyer si familje strehëdhënëse për shumë studentë amerikanë, zvicerianë, gjermanë, italian, etj, që vinin me programe kulturore ose fetare në Shqipëri.
Raimonda Moisiu: Në 15 mars 1992 Ambasadori i parë amerikan Ryerson me të shoqen erdhën për një miting madhështor në Kavajë, i shoqëruar nga z. Sali Berisha, në hapjen e mitingut për fillimet e demokracisë. Si arritët ju të organizoni pritjen e tyre në Shoqatën tuaj patriotike “Bajram Xhani”. Çfarë biseduat aty?
Neki Babamusta: 4 dhjetor 1922 – 4 dhjetor 2012 është 90 vjetori i Lidhjeve Diplomatike Shqipëri-Amerikë. Në datën 20 dhjetor 2012, tek Zëri i Amerikës me rastin e 90-të vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike midis ky kombeve, ish-ambasadori amerikan z. William Ryerson ritheksoi përforcimin e demokracisë: “Nëse s’doni që historia të përsëritet, mos e lejoni të përsëritet.”
Lajmi i ardhjes së ambasadorit të parë amerikan z. Ryerson në Kavajë për një miting në qytetin anti-komunist me 15 mars 1992, shoqëruar nga ish-shefi i opozitës, Z. Sali Berisha, u komunikua para 4 ditësh dhe u përhap me shpejtësi.
Nga Tirana erdhën njoftime që të bëhej kujdes për sigurinë e diplomatit të lartë amerikan dhe që mitingu të bëhej madhështor. Morëm lajm se nga forcat komuniste kishte plane për sabotimin e mitingut dhe rrezik jete të personaliteteve te ftuara. Për siguri shoqta “Bajram Xhani” propozi që mitingu të mos organizohej tek qendra e qytetit ku ishte ngritur podium për evenimentin, por të zhvillohej tek ballkoni i poliklinikës së qytetit.
z. Sali Berisha dhe Ambassador William Reyerson
Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” mori masa paraprake për të forcuar sigurinë dhe suksesin e mitingut, duke angazhuar 100 të persekutuar politik, patriotë, anëtarë të shoqatës dhe vullnetarë nga populli. U pregaditën 1000 flamuj të vegjël shqiptar dhe amerikan. Shoqata vendosi roje me turne brenda 24 orëve tek sheshi i qytetit dhe përpara poliklinikës për të ruajtur objektin dhe parandaluar incidente. Mitingu u realizua me sukses dhe komploti komunist dështoi.
Mitingu me 20,000 pjesmarrës nga qyteti dhe fshatërat e Kavajës u bë madhështor me parrudhën: “E duam Shqipërinë si Amerika”. Sheshit qëndror të Kavajës, me propozim të shoqatës patriotike “Bajram Xhani” iu vu emri “Sheshi Amerika”.
Vajza ime i uroi ambasadorit z. Ryerson mirseardhjen dhe i dhuroi historikun e Shkollës Amerikane, një vazo të madhe artistike shqiptare prej bakri dhe një buqetë me lule.
Ambasadori Ryerson si falenderoi familjen dhe vajzën me buzëqeshje të ëmbël iu përgjigj: “Fëmijëve të Shqipërisë me fitoren e Demokracisë do u happen rrugët e dijes dhe shkollimit drejt Sh.B.A.-së.”
Pas mitingut, u realizua pritja e ambasadorit në Bashkinë e qytetit, ku ishim të ftuar, bashkë me të persekutuar dhe patriot të tjerë. Dill Cani, (xhaxhai i gruas, ish-nënkryetar i Frontit të Rezistencës, i persekutuar politik, dënuar 101 vjet burgim) pasi mbaroi mitingu, u takua me ambasadorin dhe i tha këto fjalë me lot në sy: “Mbetëm në duart e xhelatit pa përkrahje. Kurrë nuk kam për t’i harruar torturat e tmerrshme të diktaturës gjatë burgimit tim. Kjo për arsye sepse unë me kushërinjtë e mi, me miq e patriot në shumë anë të Shqipërisë lidhëm besën për rrëzimin e komunizmit në bashkëpunim me zbulimin anglo-amerikan.”
Gjatë viteve 1991-96 Uashingtoni i dhuroi Shqipërisë $236 milion ndihmë ekonomike, duke e bërë donatorin e dytë më të madh ekonomik për Shqipërinë, pas Italisë.
Raimonda Moisiu: Në shtëpinë tuaj me 11 prill 2003 ka ardhur për vizitë miqësore ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. David Landsman bashkë me të shoqen. Cili ishte mesazhi i përbashkët i kësaj experiencë miqësore e mbresëlënëse?
Neki Babamusta: Në mes të marsit 2003 ambasadori Landsman u thirr për një bashkëbisedim në emisionin TV shqiptar. Ambasadori anglez ndër të tjera përgëzoi familjen Babamusta në emër të qeverisë angleze për miqësinë dhe vazhdimësinë e mbështetjes midis dy kombeve tona.
Me 11 prill 2003 ambasadori anglez bashkë me të shoqen na nderoi me një vizitë të veçantë miqësie tek shtëpia jonë. Ambasadori na komunikoi mesazhin e urimit në emër të qeverisë angleze për vazhdimësinë dhe forcimin e marrëdhënive prej një kohe të gjatë midis Angli-Shqipëri.
Ambasadori David Landsman
Pritja me bujari, siç e kemi zakon ne shqiptarët i bëri shumë përshtypje ambasadorit dhe gruas së tij. Gjatë bisedës folëm për mundësinë e turizmit dhe investimit në Shqipëri nga qeveria angleze në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Gjithashtu i shfaqa mendimin ambasadorit për bashkëpunim, për të binjakëzuar Kavajën me Londrën. Ambasadori shprehu dëshirën dhe interesin për të restauruar kalanë e hershme të Turrës, pranë fshashit ‘Domën’, buzë Adriatikut.
Raimonda Moisiu: Gjatë luftës nacional çlirimtare cili ka qenë kontributi i familjeve tuaja? Cili qe qëllimi i shoqatës patriotike kombëtare “Bajram Xhani” themeluar në 1991?
Neki Babamusta: Luftën kundër pushtuesve italo-gjerman Kavaja, si gjithë populli shqiptar e pagoi shtrenjtë. Në zonën e Kavajës, (Pezë) vepronte Brigada 22.S, me komandant Sali Verdha, me mbi 1,000 forca partizane. Pas çlirimit të Shqipërisë kjo Brigada 22.S mori pjesë edhe në çlirimin e Kosovës nga nazistët gjerman duke iu kundërvunë edhe manovrave dredharake të pushtuesve serb (janar deri në vjeshtën e v. 1945).
Për lirine e kombit Kavaja dha 88 dëshmorë dhe 14 luftëtarë u zhdukën në kombet e përqendrimit. Njëkohësisht në Kavajë vepronin edhe çetat nacionaliste të komandura nga Mehmet dhe Nazim Olltuni, Alush Gjoci, Ram Habili, etj, me afro 900 luftëtarë (1941-44). Çetat e Kavajës kordinonin veprimet luftarake me udhëheqësit e nacionlizmit shqiptar si Mithat Frashëri (kryetar/themelues i Ballit Kombëtar) dhe Abaz Ermeni (udhëheqës), dhe me çetat e Safet Butka, Nano Gjoni (Balli Kombëtar), etj, dhe në veri me çetën lutarake të Abaz Kupit (Legalitetit). Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin partitë e para nacionaliste që me 2 gusht 1943, në Konferencën e Mukjes u tradhtuan nga Partia Komuniste, duke prishur Frontin Nacional Çlirimtar (Fronti u nënshkrua në 16 shtator 1942 në Konferencën e Pezës).
Në zonën e Kavajës diktatura komuniste pushkatoi 50 nacionalistë, si dhe provuan burgjet dhe u tortuan 153 nacionalistë.
Qëllimi i Shoqatës Patriotike “Bajram Xhani”- Kavajë: Shoqata Patriotike “Bajram Xhani” u themelua në Kavajë në fund të vitit 1991. Bashkërisht themeluam shoqatën me një grup shokësh, të persekutuarish dhe patriotësh si Bashkim Kadiu, Must Cara, Bardh Cara, Ramazan Babamusta, Sami Karkini, Fiqeret Hylviu, Dash dhe Fatos Xhani, Tim Gjoci, Ramazan Hushi, Harallam Bidoshi, etj.
Shoqata, në programin e saj kishte këto qëllime kryesore: demaskimin nëpërmjet fakteve të periudhës së egër të komunizmit; hulumtimin dhe rivlerësimin e figurave patriotike, të lëna në harresë nga diktatura; vlerësimin e të persekutuarve politik dhe plotësimin e kërkesave të tyre legjitime; vlerësimin e figurave demokratike në krye të protestave anti-komuniste; vlerësimin e figurave në tërë fusha të jetës mohuar nga diktatura; sensibilizimi dhe përkrahjen për luftën heroike të Kosovës dhe mbrojten e të drejtave të gjithë shqiptarëve që banonin në trojet e tyre shekullore; vlerësimin e figurave patriotike për arsimin tone kombëtar; ngjarje dhe fakte të reja për momente kulmore të histories sonë kombëtare duke përfshirë dhe luftën çlirimtare; forcimin e miqësisë me perëndimin, në rradhë të parë me Sh.B.A.-në, Angli, Gjermani, etj.
Nëpërmjet simpoziumeve historike organizuar nga shoqata “Bajram Xhani” u evidentuan ngjarje të rëndësishme historike, figura kombëtare dhe vlerat e larta progesiste të partive të vjetra me platformë kombëtare si “Balli Kombëtar”, “Legaliteti”. Veprimtaria e shoqatës “Bajram Xhani” vazhdoi nga 1991-2004.
Raimonda Moisiu: Cili është bashkëpunimi juaj me Diasporën shqiptare? Cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vëndin tonë?
Neki Babamusta: Në vitin 1999 dhe 2003 vazhduam punën në Sh.B.A. Në Amerikë, si familje patëm përkrahje të jashtëzakonshme nga populli amerikan, nga kongresmenë dhe senatorë të Sh.B.A.-së, si senator Tom Harkin, kongresmeni John Kline, etj. Vlerat tepër të larta të demokracisë amerikane, qenë motiv për vazhdimin e punës tonë.
Mikpritja e familjes Babamusta në Senatin amerikan, te zyra e senator Tom Harkin, verë 2003, Washington dc
Në Detroit, Sh.B.A., ku jetuam për një vit familjarisht, u lidhëm me radion shqiptare-amerikane Alba (1999). Nëpërmjet radios përhapëm vlerat demokratike të kombit tonë, të martirëve të Demokracisë, për luftën heroike të vëllezërve të Kosovës ndaj genocidit serb. Në Shtetet e Bashkuara ne mësuam solidaritetin ndaj kombit shqiptar dhe ndihmën që populli amerikan i ka dhënë dhe vazhdon t’i japi atij.
Me përkrahjen direkte të Sh.B.A.-së, të ish-presidentit Geroge Bush, si pasojë e ndryshimeve positive Shqipëria u fut në Nato, u hoqën viza, etj. Gjatë viteve të tranzicionit, klasa politike shqiptare dhe populli shiqptar me mençurinë dhe kulturën e tij demokratike ka hapur rrugën shumë shpejt për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo sepse me burimet ekonomike dhe vlerat politike meriton të futet në BE sa më shpejt.
Neki dhe Suzana Babamusta, pranë Shtëpia e Bardhë, verë 2003, Washington DC
Raimonda Moisiu: Mesazhi juaj për ardhmërinë e Kosovës, Çamërisë dhe kombit shqiptar.
Neki Babamusta: Populli heroik dhe liridashës i Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi, brenda një periudhe të shkurtër eleminoi plagat e luftës dhe ekonomia është futur në rrugën e progresit. Për këto merita Bashkimi Evropian duhet që Kosovës t’ia heqi vizat për dalje të lirë në Evropë dhe të hapë sa më shpejt dritën jeshile për integrimin në BE.
Marrëveshja e 19 prillit 2013 klasa politike e Kosovës, populli dhe qeveria e saj i treguan botës dhe Perëndimit se shqiptarët e Kosovës, ndonëse viktima e agresionit serb, dijnë të falin për hir të paqes dhe fqinjësisë së mirë midis Serbisë, Kosovës dhe rajonit.
Homazhi tek varri i Presidentit Rugova, Prishtine, 2007, Neki dhe Ermira Babamusta
Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Maqedoni, të bashkuar, duhet të këmbëngulin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (gusht 2001) dhe të ndihen të zotët e vatrave të tyre.
Për shqiptarët e Çamërisë (krahinë etnike e kombit shqiptar), t’u njihen ndërkombtarisht të drejtat e tyre njerëzore dhe humane, t’u rikthehet pasuria e të parëve, ti jepet e drejta për të vizituar trojet e tyre stërgjyshore.
Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare shqiptarët në Mal të Zi dhe në luginën e Preshevës duhet t’u jepen të gjitha të drejtat, ashtu siç iu është dhëna pakicave serbe në Mitrovicë.
Kombi shqiptar duhet të ndjeki rrugën e Rilindasve për të ruajtuar gjuhën, zakonet, traditat, identitetin kombëtar, që të mos asimilohemi. Sot në trojet shqiptare jetojnë mbi 10-12 milion shqiptarë. Luftërat na vranë, na çfarosën – duhet të ishim sot një komb me populli pres 30 milionësh.
Duhet që klasa politike e kombit tonë të punojë për një zhvillim sa më të shpejtë ekonomik që të zhdukë një herë e përgjithmonë plagën e emigracionit, sepse sot në botë nga 45 milion refugjatë, 3 milion janë shqiptarë.
Bashkimi kombëtar kjo ëndërr e Rilindasve duhet të futet në gjakun e çdo shqiptari. Sot kushtet e brendshme dhe ndërkombëtare nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë sepse rrezikon prishjen e ekuilibrit në Ballkan. Parim madhor për kombin tonë është integrimi për në Bashkimin Evropian.
Bisedoi: Raimonda MOISIU
(Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta gjatë punës së saj në zyrën e kongresmenit, 2004 – Kongresi Amerikan, Washington DC)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Raimonda Moisiu:Një vizitë shumë e suksesshme e Akademikut, Prof.Dr.Nexhat Daci, Kryetar i lidhjes Demokratike të Dardanisë, në SHBA-ës.
» Nga Raimonda Moisiu:Une e Dua Eren!
» Prezentim:Raimonda Moisiu
» Mos dhunoni brshtesine-poezi -nga Raimonda Moisiu
» Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!
» Nga Raimonda Moisiu:Une e Dua Eren!
» Prezentim:Raimonda Moisiu
» Mos dhunoni brshtesine-poezi -nga Raimonda Moisiu
» Raimonda Moisiu:SONTE VETËM PUTHJE DUA!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi