Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Nikolli:Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj

Shko poshtë

Fatmir Nikolli:Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj Empty Fatmir Nikolli:Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 03, 2013 11:47 am

Fatmir Nikolli:Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj 1005490_752791828080430_1612289265_n
Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë saj

Nga: FATMIRA NIKOLLI

Kadare: Jemi pjesë e Europës, na kanë përndjekur si hebrenjtë, për të na nxjerrë jashtë sajIsmail Kadare është vlerësuar dje në Prishtinë me çmimin ndërkombëtar "Ali Podrimja". Në ceremoninë e drejtuar nga Adi Krasta, për të nderuar shkrimtarin morën pjesë, presidentja Atifete Jahjaga, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Vetë showmeni Krasta, bëri me dije se së bashku me studentët e tij në Prishtinë i kanë dërguar një letër "kërcënuese" Akademisë së Çmimeve Nobel, duke i kërkuar asaj t'i japë çmimin e madh Kadaresë. "Kjo, nuk ka ndodhur në Shqipëri... Shqipëria është vend i mirë, por i vështirë". Nga ana tjetër, shkrimtari në fjalën e mbajtur me këtë rast falenderoi për vlerësimin e bërë, dhe solli në vëmendje miqësinë me Ali Podrimjen, duke e konsideruar atë si një ndër poetët më të mirë të kombit shqiptar. "Ky gëzim vjen së bashku me një hidhërim. Unë po e marr këtë çmim, sepse miku im i mirë Podrimja vdiq. Do doja që të mos e merrja, që ai të ishte gjallë", - tha dje, Kadare. Më tej, i pyetur nga Krasta se çfarë është për të Kosova, shkrimtari i madh u shpreh: "Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë pyetje. Ajo është pjesë e natyrshme e kombit shqiptar. Na është bërë shpesh zakon të themi se jemi popull i pafat, por unë mendoj se kemi pasur telashe e drama, por nuk kemi fat të hidhur. Ka shumë kombe që nuk janë më, e ne jemi".

Shkrimtari tregoi se e ka diskutuar shpesh me dy miqtë e tij që s'janë më, Azem Shkrelin e Ali Podrimjen, për marrëdhënien e letërsisë me shtetin. "Kemi arritur në përfundimin se letërsia nuk i rregullon punët e shtetit, as të partive politike. Popujt kanë nevojë për letërsinë, por ajo nuk duhet përzier në punët e shtetit. Ka pasur raste që ajo ka ndërhyrë në punët e kombit, por kjo ka qenë e nevojshme, si në Rilindje bie fjala", - tha shkrimtari. Nga ana tjetër, ai ceku dhe njëherë çështjen e raportit të Shqipërisë me BE-në. "Janë përpjekur të thonë njerëz të zgjuar por të rrezikshëm se kombi shqiptar ka probleme me Europën. Janë përpjekur ta nxjerrin Shqipërinë nga Europa, ta përndjekin, jo aq sa hebrenjtë, por i ngjan asaj. Më duken absurde këto diskutime - ne jemi pjesë e Europës", - tha Kadare. Shkrimtari shtoi se të diskutuarit nëse kombi ynë është pjesë e Europës, është absurd. "Ka pasur shpërngulje e dëbime të shqiptarëve, siç qe edhe ajo e para 14 viteve, kur u tentua që gjysmën e kombit tonë ta shpërngulin", - tha ai, duke nënkuptuar luftën e Kosovës. Në fund të fjalës së vet, Kadare shtoi se kultura dhe letërsia kanë detyrën të ndihmojnë në sqarimin e këtij keqkuptimi (kombi shqiptar, pjesë e Europës). Nuk është luks të jesh europian.

(e.m/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi