Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren-NJOFTIM PËR MEDIA

Shko poshtë

Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren-NJOFTIM PËR MEDIA Empty Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren-NJOFTIM PËR MEDIA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 04, 2013 9:22 am

Pse nuk pranova të jem pjesë e ekipit të LDK në Prizren, kandidat për Keshilltar për zgjedhjet e ardhshme lokale 2013…!

Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren-NJOFTIM PËR MEDIA RidvanHoxha

 Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren-NJOFTIM PËR MEDIA

   Duke e vlerësuar se LDK – ja në Prizren, me Eqrem Kryeziun dhe disa mbështetës të tij nuk duan të reflektojnë pozitivisht në prag të Zgjedhjeve Lokale të 3 nëntorit 2013, deklarojë publikisht pse nuk  kam pranuar  të bëhem pjesë e listës së kandidatëve të LDK – së për zgjedhjet në fjalë.

Nuk mund të rreshtohem në të njejtën listë e cila përmban emra kandidatësh me të kaluar të dyshimt publike – politike, të cilët kanë qenë të involvuar dhe i kan shërbyer aferave  korruptive, abuzive të qeverisjes së keqe  pa asnjë hezitim në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Duke vlersuar se të tillë kandidat nuk përfaqësojnë vlerat e LDK-së, përkundrazi i njollosin deri në pafundësi ato, duke përfshirë këtu edhe vetë lidershipin aktual të LDK në Prizren. Me ri kandidimin e  njerëzve        që i shërbyen  pushtetit aktual, lidershipi dhe kryesia e LDK-së  në Prizren, me apo pa dashje,  po e rrezikon fitorën e sigurte të LDK-së  në këto zgjedhje lokale .
   Edhe pse me vet dëshirë nuk jam pjesë e kësaj liste,  për hirë të idealeve të vetë LDK -së,  anëtarësisë së ndershme  dhe gjithë qytetareve të Prizrenit, urojë që me 3 nëntor parashikimet e mija mos të dalin të sakta. Por, nga përvoja e herave të tjera  ( 2007, 2009, 2010 ) kam frikë se kështu do të ndodhë .!
Përndryshe, personalisht si një zyrtar i lartë i LDK në Prizren prej vitit 2000 e këndej, në të gjitha pozicionet partiake – politike dhe publike kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim, konform etikës, vlerave dhe  virtyteve morale personale, në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK – së, me bindje të plot se jam në rrugë të drejtë, në mbrojtje të vlerave të qytetit të Prizrenit në përgjithësi dhe të qytetarëve të tij. Gjithmonë mendimet e mija për çeshtje të ndryshme politike dhe publike,  sidomos në luftimin e dukurive devijante sikurse janë nepotizmi, korrupcioni, kriminaliteti ekonomik, abuzimi me pushtetin etj.  i kam shfaqur pa hezitim, hapur dhe në mënyrë të guximshme, si në seancat e Kuvendit Komunal dhe komisionet e tij dhe përmes mediave të shkruara dhe elektorike edhe në rastet kur kanë qenë në pyetje edhe  vetë krerët e komunës apo  bashkë partiaket e mij. Premtoj se i tillë do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çmimin politik.
 Për fat të keq, një pjesë e LDK – së në Prizren , duke përfshir edhe  lidershipin, nuk i kanë çmuar këto kontribute, përkundarzi me veprimet dhe mosveprimet e tyre politike – publike jane bërë pjesë e së keqës, duke e përkrahur keqë qeverisjen dhe abuzimet e shumta të pushtetarëve aktual, konkretisht të Ramadan Mujës dhe parisë së tij politike. Falë “bashkëpunimit “ të msheftë , të vazhdueshem të disa kuvendarëve aktual të LDK-së, e që sot janë të ri kandiduar, Muja me parinë e tij ka arritur  në mandatin 2009-2013  të sundojë  me komoditet Prizrenin, duke i sjellur vetëm të kqija kësaj komune dhe duke u bërë pjesë e  historisë më abuzive qeverisëse që njeh Prizreni.
Unë i falemnderojë qytetarët për mbështetjen e vazhdueshm e që kam pas dhe kam prej tyre,jam i lumtur që u shërbeva me nderë . Do të vazhdojë të jem krah i tyre.Ky mesazh është vetëm një kontribut i vogël i imi në luftimin e së keqës.


3.09.2013 Prizren                                      Ridvan Hoxha,Kuvendar i LDK –së në KK. Prizren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi