Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:TROPOJANES

Shko poshtë

AGIM GASHI:TROPOJANES Empty AGIM GASHI:TROPOJANES

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 10, 2013 12:08 pm

AGIM GASHI:TROPOJANES 283234_10151367550509077_2093849146_n


Agim Gashi:TROPOJANES

Flladi e maleve lëshoi freskinë 
Erë e bardhë i ra Arbnisë,
Tropojanja ka dalë në koder
I ka dhanë rreze Shqipnisë.

Paska dalë ku ish kufini
Që ishte ba midis Shqipnisë,
Pret nji zemer të plagosun
N´sofer t´shtrueme të dashunisë.

Tropojane, vashë bujare,
Dalëngadalë te ti po vi,
Pritëm me atë fllad të bjeshkës
Ma merr koken e ma qet në gji.

Do t´pushoj në prehnin tand
Në nji trup ne me u shkri,
Bahem zog me pupla t´lehta
E marr ngryk nanën Shqipni.

Ta ndëgjoj frymarrjen tande
Në ata gji si gur t´Shkelzenit,
Të rrjedh gjaku si ujë Valbone
E lëshon aromen poleni.

Bashkojmë zemrat me dashuni
Lulboret çelin prore,
Siq jem ba bashkë unë e ti
Do t´bashkohet toka arbnore.

Rriten vashat e Tropojes
Ma të bukura ska n´vise tjera,
Sa gufojnë sikur qel lulja
Kur na e qet nji sy pranvera.

E duan jeten dhe lirinë
Po si zogjët që e don´ qiellin,
Sa të zjarrta n´dashuni
E mundin Hanën edhe Diellin!!!

Fusha, mali e bjeshka e naltë
O sa shumë ta kanë lakmi,
Je si lule që qel në prill
Je si dega me qershi.

Moj sorkalle tropojane
T´ka lindë nana e të ka rritë,
T´ka ba rreze porsi nuri
N´zemrën time me shëndritë.

Prap do t´vi kur vjen pranvera
Atëherë ma sdo t´ketë kufi,
Bahemi bashkë për jetë e mot
Si do t´bahet nana Arbni!

13 shtator 2010
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:TROPOJANES Empty Re: AGIM GASHI:TROPOJANES

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 10, 2013 12:23 pm

AGIM GASHI:TROPOJANES 480124_10151586697958122_1133183297_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi