Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb

Shko poshtë

Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb Empty Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:23 am

Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb

Në një tubim me qytetarë në Pfaffenhofen të Gjermanisë
Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb Sh_b



Aktivistët shqiptarë hedhin poshtë akuzat e shoqatës serbe dhe të deputetit gjerman proserb 100%20Pfaffenhofen1
Shqiptarët që jetojnë në Pfaffenhofen të Gjermanisë gjatë një aktiviteti të tyre

Shoqata serbe e Valevës edhe njëherë provoi t´i qesë hi syve popullit gjerman për luftën dhe ndërhyrjen e NATO-s para dhjetë viteve në Kosovë.
Kryesuesi i kësaj shoqate serbe të Valevës në Pfaffenhofen (njëfarë Dushneri) kishte thirrë një tubim për gjermanët e kësaj rrethine mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë ku për naivitetin e tij si gjithherë ai u rrëfeu të pranishmëvese si e kishte vizituar Serbinë në tetor të vitit 1999 dhe kishte parë se si e kishin shkatërruar bombardimet Serbinë. Çfarë ironie e kohës, i qante hallin fabrikave të Valevës, pastaj fabrikën e veturave në Kragujevc e për ne s´ishte fabrikë e veturave por ishte një gjigant i prodhimit të makinerisë shkatërruese dhe vrasëse të popullit shqiptar në Kosovë, pastaj sipas tij Galenikën fabrikë e barnave kurse për ne një gjigant i prodhimit të helmeve vdekjeprurëse për shqiptarët në Kosovë. Ai më tej vazhdoi kinse pak me butësi kur hetoi që në mesin e vendasve gjermanë kishin ardhë edhe të shoqatës kulturore shqiptaro-gjermane "Sali Çekaj" të Pfaffenhofenit.
MT/ Deputet i Bundestagut gjerman Klaus Hartman, vëhet në mbrojtje të serbëve duke sulmuar Aleancën verioatlantike
Ne shkuam aty në koordinim me strukturat komunale gjermane vetëm të pengojmë përhapjen e gënjeshtrave dhe shantazheve të njohura për Kosovën. Ai më tutje vazhdoi duke thënë se NATO përveç që shkatërroi gjithçka në Serbi ajo ishte edhe shkaktarja kryesore e gjithë asaj që ndodhi në Kosovë. Qante hallin e popullit serb se kishte mbetur pa rrymë, pa ujë të pijshëm, pa infrastrukturë dhe të shkëputur nga bota e harronte krejt se Aleanca Veriatatlantike ndërhyri për të ndaluar zhdukjen, shfarosjen, largimin me dhunë, dhunimin, masakrimin, vrasjen e një populli të tërë dy milionësh. Më e keqja ishte se në atë tubim ishte pjesëmarrës nderi i tyre edhe një deputet i Bundestagut gjerman Klaus Hartman, si citoj në gjuhën gjermane "Bundesvorsizender des Freidenkerverbandes si dhe përcjellës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në gjykatën e Hagës gjatë gjykimit të Millosheviqit i cili për ironi të kohës citonte tituj artikujsh të gazetave të ndryshme botërore mbi luftën në Kosovë e në veçanti për masakrën e Reçakut duke anashkaluar qindra masakra të tjera ku sipas tij edhe kjo
masakër nuk paska ekzistuar por janë bartur kufomat e vrara nga gjetiu me preteks për të ndërhyrë Bashkësia Ndërkombtare e në veçanti SHBA-të me qëllime të caktuara interesi, për të dominuar në Ballkan, për kryerjen e punëve të veta nga Turqia drejt detit Adriatik dhe atij Egje pa e penguar askush. Pastaj ai tha se policia serbe kinse ka ndërmarrë aksione vëtëm atëherë kur është kërcënuar nga organizata terroriste siç e quante ai UÇK-në sepse gjatë asaj kohe i vriteshin policë serbë për çdo ditë së paku nga dy pjesëtarë. Ky zotëri pastaj vazhdoi se dita e 24 marsit 1999 ishte ditë tragjike për Serbinë ku shumë aeroplanë luftarakë u nisën nga vendet e ndryshme të Evropes duke harruar masakrat, dhunën, terrorin në Kosovë që e bëri Serbia dhe qante hallin e urave të shkatërruara në Serbi, kishave, shkollave e pastaj shkatërrimin e përkujtimores së 7.000 jugosllavëve të vrarë nga nazistët gjermanë, vrasja e mbi 2.500 njerëzve duke lënë anash mbi 20.000 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë. Për çështjen e Kosovës ky zotëri në vend se të fliste realitetin e ndodhive të më shumë se një shekulli ai tha se është prek sovraniteti i Serbisë dhe se fajtor për gjitha ngjarjet fajsonte Bashkësinë nderkombtare dhe mu për atë edhe janë futur në Kosovë me prapavijë për dominim total të ekonomisë, pasurive natyrore etj. ku edhe sot shihet qeveria e atjeshit është veç si një figurë statike hëpërhë se ata nuk kan çasje në asgjë të rëndësishme në vend siç është Trepça, KEK-u, PTK-ja e shumë e shumë gjera qesharake. Pas këtij debati të pandërgjegjshëm kërkoi fjalën anëtari i kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj", Osman Ferizi i cili iu drejtua me fjalë të shkurta e të qarta duke iu drejtuar Hartmanit dhe Dushnerit:
Ne falënderojmë shtetin gjerman dhe popullin e saj për mikëpritjen që na e kanë bërë dhe për ndihmën që na e dhanë, por ne nuk mund të pajtohemi me këto gjëra që i thoni se ana tjetër e medaljes është krejtësisht ndryshe dhe është shumë e hidhur e këtë ndoshta nuk dëshironi ta ndëgjoni nga ne por ne momentalisht jetojmë në një shtet demokratik dhe kemi të drejt shprehjen e mendimit të lirë dhe duhet edhe ne të na ndëgjoni si ju dëgjuam ne me gënjeshtra e shantazhe.
Në Kosovë u vranë e u masakruan mbi njëzetmijë shqiptarë nga po ky regjim që ju e mbroni, edhe atë burra, gra, femijë, pleq e të rinj e shumë pak luftëtarë të lirisë që ju i quani organizatë terroriste se regjimi serb nuk kishte guximin të luftojë ballë për ballë me ata luftëtarë por i doli punë me masakrimin e popullatës, i përdhunuan me mijëra gara, motra e nëna tona. Ende nuk dihet fati i mbi dymijë kufomave të zhdukura nga faqja e dheut, shumë fëmijë na mbetën bonjakë, shumë prindër pa fëmijë e ju po i qani hallin e urave, shkollave, fabrikave të shkatërruara dhe ende qeveria e Beogradit nuk është dalë t´i kërkojë falje popullit shqiptarë por edhe atij boshnjak dhe nga kjo duhet t´u vijë turp si një qytetar i shtetit gjerman e në veçanti si një deputet i parlamentit të po këtij shteti. Nga këto fjalë të Ferizit, pjesëmarrësit serb u tërbuan u ngritën në këmb filluan të krijonin tollovi edhe pse organizatori i atij tubimi donte t´i qetësonte dhe i luste të uleshin, mirëpo ata u larguan dhe e lëshuan sallën. Pas Osman Ferizit fjalën e mori edhe kryetari i Shoqatës Kulturore "Sali Çekaj" Mustafë Shala i mllefosur iu drejtua Hartmanit: Si keni fytyrë të shkelni mbi gjakun e atyre zogjve të pafajshëm, si mund të thuani se masakra e Reçakut paska qenë e montuar që nuk është e vetmja masakër kur dihet se ka pas edhe shumë e shumë të tjera si Çirezi, Drenasi, Skenderaj, Izbica, Korenica, Meja, Prekazi e shumë e shumë masakra si ajo e Reçakut që ishte e fundit ku plasi durimi i Bashkësisë Ndërkombtare se ishin masakruar para syve të vëzhguesve dhe u ngrit Shala dhe shkoi para tavolinës ku ishin të ulur ata dhe ua përplasi fotografitë e masakrës njerëz pa koka, pa gjymtyrë, pa sy, të shkarravitura me maje bajonete nëper trupat e tyre të pafajshme dhe këto gjëra zotëri asnjë popull në botë nuk ia bën njerëzve të vet kështu e këto janë dokrrat e tua dhe të këtyre që ju kanë sjellë këtu. Një pjesëmarrëse serbe u ngrit në këmbë dhe tha se Kosova është serbe dhe pikë dhe dua të ndëgjoj nga ju si thirret Kosova në gjuhë shqipe se ju duhet të shkoni në Shqipëri se atje është vendi i juaj dhe se ju jeni fundamentalistë islamë.
MT/ Përqarje ndërfetare ndër shqiptarë nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë
Këto fjalë e shtynë edhe anëtarin tjetër të kryesisë Gazmend Dashi të ngritet në këmbë dhe t´i japë disa sqarime rreth disa gjërave që pala kundërshtare i sillte vërdallë. Pasi i përshëndeti të pranishmit iu drejtua zonjës në fjalë duke i thënë se deri para ardhjes së juaj nga Karpatet Kosova quhej Dardani me kryeqytetin Ulpiana që sot e asaj dite ekzistojnë themelet e kryeqytetit pastaj sa i përket fesë, përqarje ndërfetare nuk ka pasë dhe nuk do ketë kurrë se ju me këtë propagandë keni tentuar disa herë për të futur përqarje në popullin shqiptar, se ju jeni ata të cilët i vidhni kultet fetare pra i gllabëroni dhe i përvetësoni edhe atë me dhunë si të parët e juaj carllazarët, cardushanët, nemanjiqët e shumë e shumë masakrues të tjerë që pushtuan tokat tona dhe sa i përket tolerances këtë populli shqiptar e ka dëshmuar me shumë herë edhe pas atij përjetimi nga fqinjët e vet serbë prap se prak popullata serbe në Kosovë nga zemërgjerësia shqiptare ka përfituar më së shumti nga liritë dhe të drejtat njerëzore në krahasim me komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë u shpreh Dashi pastaj vazhdoi e jo siç e përmendët ju z. Hartman pak më heret se në Kosovë fundamentalizmi islam i ka të gjitha gjërat nën kontrolli. Ne jemi shqiptarë dhe i përkasim tri konfesioneve fetare por fundi i fundit jemi të gjithë vëllezër shqiptarë dhe se toleranca jonë tregohet faktike që erdhëm sonte këtu që t´i lëmë gjërat e kaluara pas por mos me i harrua dhe të shikojmë përpara në ardhmërinë e lirë e të qetë të pasardhësve tanë secili në shtet të vetin por me marrëdhënie ndërfqinjësore të mira mes vete e jo të lëshohet tubimi nga serbët vetëm se po u dalin gënjeshtrat e tyre shekullore në fushë dhe kjo i bënë intolerantë, përfundoi Dashi. Nuk duhet harruar se mendimet e tyre i shprehën edhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj“ Pfaffenhofen e cila ka një respekt të veçantë tek popullata vendase e kësaj rrethine si Blerim Cakiqi, Shahin Baliu, Rafet Mehmeti dhe Kadri Gubetini.

Gazmend Dashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi