Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë

Shko poshtë

Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë Empty Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 12:03 pm


Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë U1_KurteshVeliu
Kurtesh Veliu
Kurtesh Veliu u lind më 3 shtator 1952 në fshatin Depcë, komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Caravajkë, gjimnazin në Preshevë, kurse Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore, Dega e Gjeografisë, në Universitetin e Prishtinës. Pos profesionit, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese në shkollën ku punon, një përkushtim jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka kultivuar me nxënësit e tij. Ai fuqimisht e ka dëshmuar që atë ditë kur me vetëdëshirë i është bashkangjitur Njisitit Gueril të UÇK-së -Zona Operative e Karadakut.
Kurtesh Veliu e do shumë natyrën e atdheut, prandaj në të i gjenë motivet për krijimtari letrare
Bleta, për të, është simboli i zellit dhe përkushtimit për punë. Kësaj krijese të natyrshme, Kurtesh Veliu, ia ka kushtuar pothuaj tërë krijimtarinë e tij letrare.
Veprat letrare:
“Zgjoje të trazuara”, Prishtinë 1995,
“Koshere të rinuara”, Prishtinë 1999,
“Mjaltë e pelim”, Gjilan 2004.
Me veprat e deritashme, Kurtsh Veliu, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor, duke qenë personazhe të krijimtarisë së tij insektet e ndryshme.
Është përfshirë në “Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2004'' të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën”Hysen Këqikut.
“Kremte e madhe në Mjaltishtë” është vepra e tij e katërt.
Kurtesh Veliu jeton dhe vepron në Gjilan.

KREMTE E MADHE NË BLETISHTË
(Poemë për fëmijë)
1.
Ftoi bletari mysafirë në gosti
Ashtu si ka ditur, si gjithnjë që di,
Me shumë hare me zemërgjerësi
Edhe më i miri për t’ia pasë lakmi.
Ditën e caktuar, ashtu për së mbari
Ftesës iu përgjigjën Kaltrina, Krenari,
E bashkë me ta Blerina e Nektari
Përpara u doli edhe vetë Bletari.
Kishin shkuar edhe Eshka e Eshkani
Që kremten në Bletishtë e kishin zili
Kishin ngrënë hudër ata fatzi
U vinte erë e keqe për neveri...
2.
Bletari fisnik, buzagaz i priti
Dhe në krye të vendit ata i qiti,
U foli i përshëndeti si rregulla e do
Ashtu sikur bletët e kanë zakon.
Aromë lulepemësh – dredhëzash eronte
Shpirti i kënaqej, mendja të pushonte
Dielli nga lart rreze të bukura lëshonte
Gurgullimë e lumit aty afër jehonte.
Mysafirët ndjeheshin të lumtur e të lirë
Bletët punëtore shërbenin si ishte më mirë
Jo shërbim me naze po me zemër të dëlirë
Edhe pse ishin zgjuar ende pa gdhirë.
3.
Nxitonin bletët secila që më parë
Me kofina mjalti si të ishin në garë
Sillnin ato mjaltë hiq pa ia ndal’
Ishin të hareshme lakmi për t’u marrë.

Kremten në Bletishtë e madhëronte
Cicërima e zogjve që e shoqëronte
Fyelli i bariut që përtej jehonte
Kosa e kostarit që afër vringëllonte.
Burimi i ujit në ahishtë gurgullonte
“Lahutën e Malcisë” sikur ta kujtonte
Mikpritja që bëhej asgjë s’e peshonte
Të gjithë shërbenin, askush nuk përtonte.
4.
Na sollën mjaltë, hanim me shije
Degët e lisave na bënin hije,
Atje përtej nesh ndër shpatie
Bariu i binte fyellit në shenjë miqësie.
Ejani me mua Bletari pohoi
Bletët hynin – dilnin si uji nga kroi,
Eshka - eshkani sa shumë u lakmoi
Dhe nga inati shpirti sa s’i lëshoi.
Bletët punëtore nga dita në ditë
Gjithnjë më shumë shtonin miqësitë
Ditë e përditë punonin më shumë
Që të vjelin mjaltë bënin pak gjumë.
5.
Lule mëlule sikur në vallëzim
Që nga agu i ditës deri në perëndim
S’lodheshin fare, punonin me nxitim
Mbledhja e nektarit për to ishte argëtim.
Kur Bletari hyri për t’ i parë kosheret
Se si nektari nga bletët derdhet
Eh, tha Bletari, sa është krenari
Puna me bletë qenka kënaqësi.
Edhe Krenarja e bukur dhe lozonjare
Si gjithmonë që është kureshtare,
Te kosheret me të shpejtë shkoi
Një roje e bletëve pak sa e ndaloi.
6.
Ti Krenare që je lozonjare
Që je e bukur dhe kureshtare,
Ke kujdes se si po vepron
Punën e bletëve mos e pengon.
Blerina e Nektari që ishin përballë
Sapo i dëgjuan ato të bukura fjalë,
Qetas-qetas aty pranë kalojnë
Punën e bletëve të mos e pengojnë.
Sapo u afruan foli Nektari
Puna e bletëve qenka punë si ari,
Pa shih sa shpejt ato punojnë
Punën e tyre të gjithë e lakmojnë.
7.
Motër Blerinë këtej shpesh të kalojmë
Se nga bletët shumë mund të mësojmë,
Sikur edhe ne të mësonim pa përtesë
Në shkollë do të merrnim vetëm nota pesë.
Edhe Eshkani për ne është një mësim
Në sojin e tij të mos kemi besim,
Me atë erë të keqe që i kundërmon
Ku do që shkon rrëmujë shkakton.
Një ditë, ndër bletë, shkaktoi tollovi
I trazoi ato me erën e keqe të tij,
Në atë rrëmujë në ato pështjellime
Disa nga bletët pësuan lëndime.
8.
Kremta, Krenarit i pëlqeu shumë
E mori Krenaren dhe përsëri shkuan,
Me vete morën motrën - Blerinën
Gjatë rrugës e takuan edhe Kaltrinën.
Kur arritën në Bletishtë, i priti Bletari
Me të u përshëndet Krenari i pari,
Më pas Kaltërina, Blerina e Krenarja
Përzemërsisht i përshëndeti edhe Bletarja.
Pasi u përshëndetën si është adet
Bletarja dha mjaltë sa deshën vetë,
Kjo për kaltërinën ishte një habi
-Sa miqësisht Bletari sillej me fëmijë.
9.
Pastaj Bletari mbajti një këshillim
Si duhet vepruar që bletët të kenë besim,
Erën e keqe -u tha, ato s’e durojnë
Sa çel e mbyllë sytë mund të thumbojnë.
Krenari u afrua të një koshere me bletë
E kapi kapakun e ngiti përpjetë,
Sikur do që bletët; t’i përshëndetë
Si një mik që është i vërtetë.
Sjelljet e Krenarit mirë i kuptuan
Hojet me mjaltë bletët i dhuruan,
Edhe Kaltërina po ashtu veproi
Pa asnjë bezdisje aty pranë kaloi.
10.
Por Blerina si Blerina
Që bënë shaka të gjithë e dinë,
Po kësaj radhe bëri gabim
Edhe na solli pak shqetësim.

Një bletë e vogël e mbushur mjaltë
Që ishte lodhur nga rrugë e gjatë,
Në shpinë të Blerinës ishte ndalur
Një përshëndetje për t’ia falur.
S ‘di pse Blerina një rrenë e trilloi
-Ndihmë -tha se bleta më kafshoi,
Dhe dhimbje të mëdha i shkaktoi
Por prapë Bletari atë nuk e qortoi.
11.
Bletari fëmijëve u dha edhe një këshillë
Se me bletët duhet të jenë të dëlirë,
Pastaj ta dini se gjithë është adet
Kur hyn në shtëpi të huaj në derë troket.
Për të hyrë te bletët krenare
Duhet të kesh mbrojtëse apo mos hyn fare,
Ato janë punëtore, nuk duan mahi
Mund të të kafshojnë të bëjnë kërdi.
Ato përcjellin çdo kalimtar
Fare mirë e dinë kë e kanë pronar,
E kanë ekipin për kundërzbulim
Madje edhe gardën për shpëtim.
12.
Pra kurdo që bletët t’i vizitoni
Që më parë duhet t’i lajmëroni,
Ashtu që bletët t’u presin mirë
Të jeni të qetë dhe të hyni të lirë.
Këtë këshillë fëmijët e mësuan
Të nesërmen me paralajmërim shkuan,
U pritën shumë mirë, bletët fort u gëzuan
Pasi u përshëndetën punës ia filluan.

Më pas Kryebleta Krenarit i thotë:
-Shih këto hoje të mbushura plot,
I kemi bërë me punë, s’kemi ndenjur kot
Ne gjithë punojmë si na shihni sot.
13.
Gjithë këtë mjaltë që e sheh me sy
Në radhë të parë e kemi për fëmijë,
Pastaj për pleq, gra e të sëmurë
Hojet tona nuk zbrazen kurrë.
Kaltërina e krenarja me gëzim
Ftuan edhe Blerinën me nxitim,
E mblodhën mjaltin në averim
Që nga bletët e kishin shpërblim.
Pastaj te Bletari nën hije shkuan
Fjalët e tij me vëmendje i dëgjuan,
Puna e bletëve u tha është mrekulli
Po nga ato ka edhe shumë leverdi.
14.
Ditën e tretë prapë te Bletari shkuan
Punën e bletëve gjatë e vëzhguan,
Si bletët shkonin-vinin kurrë pa u ndalë
Sa më shumë t’i mbushin hojet me nektar.
E kuptuan se bletët kishin rend e drejtësi
E shkonin jetën në harmoni,
Atë i kishin vëzhguesit kujdestarë
Që të gjurmojnë ku ka nektar.
Shkonin - vinin me vëzhgues përpara
Kurse Kryebleta u printe e para,
Në rast shtrëngate, kur ka rrezik
Njëra pa tjetrën kurrë nuk ik.

15.
Fëmijët si gjithnjë kureshtarë
I bënë një pyetje zotit Bletar:
-Pronë e bletëve lulet si u bënë
Pronar tjetër lulet vallë a kanë.
Bletët për lule janë bërë pronarë
Ngase prej tyre vjelin nektar,
S’i shkelin e këpusin për asnjë çmim
Prandaj lulet në bletë kanë besim.
Çdo lule bleta e përcjell me kujdes
Kush i shkel lulet në të s’ka besë,
-Ju o fëmijë një gjë mos e harroni
Nëse doni mjaltë lulet kultivoni!
16.
Ato nuk duan mund asnjë ngarkesë
Veç mos i shkelni-për to është ndihmesë,
Kështu fëmijët e kaluan ditën me bletar
Duke i uruar njëri- tjetrit jetë të mbarë.
Lulebora që çel ndër të parat
Gjithë i ftonte bletët punëmbarat,
Lulevjollca dhe manaferra
I ftonin bletët si për hera.
Luledielli që shfaqet më vonë
Bashkë me kulumrijen bletët i fton,
Lule të shumta në livdhe, në arë
I ftojnë bletët të vjelin nektar.
Krenari, Krenarja edhe Blerina
Bashkë me ta edhe Kaltërina,
Që nga ajo ditë morën vendim
Kujdes luleve me bletë bashkëpunim.
17.
Deri sa kremtohej u hap një bisedë
Më mirë të jetosh në fshat a në qytet,
Të gjithë flisnin ashtu si mendonin
Kaltërina e Krenari vetëm dëgjonin.
Blerina që qëndronte aty përballë
I tha Krenarit këta qenkan të marrë,
Njëri lavdëron qytetin tjetri fshatin
Asnjëri as tjetri punët mirë si matin.
Vetëm i marri mund të pohojë
Se në fshat njeriu s’mund të jetojë,
Bukuritë e natyrës, gjithë ai gjelbërim
Janë dhunti e Zotit, s’ka asnjë dyshim.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë Empty Re: Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 12:04 pm

18.
Arat e livadhet duan bujkun punëtor
Pemët kur piqen duan vizitorë,
Të parat piqen dredhëzat – qershitë
I duan vizitorë sa më shumë fëmijët.
Pemë e perime të gjitha sa janë
Dorën e punëtorit e duan pranë,
Livadhi dhe ara që japin bereqet
Do që punëtorin aty ta ketë.
Edhe bleta që jeton në fshat
Do që bletarin ta ketë sa më ngat,
Kur e sheh se njeriu nga fshati ikë
Edhe bleta aty jeton me shumë frikë.
19.
Bleta e pyet veten, vallë pse punoj
Kur nuk shoh askë me mjaltë ta gëzoj!
-Kur i shihja fëmijët duke u larë në lumë
Zelli për punë me shtohej më shumë.

Edhe mollë verorja shumë e vjetër
Ishte mërzitur sa s’bëhej tjetër,
Në lulet e saj në çdo pranverë
Shkonin bletët nektar për të vjelë.
Pastaj në verë frytet i bën gati
Sa të duan fëmijët për të ngrënë,
Tash s’e di nga shkuan ku janë tretur
E lanë të shkretë vetëm ka mbetur.
20.
Edhe mollëkuqja molla vjeshtore
Bashkë me to edhe molla dimërore,
Donin që bletën aty ta kenë prore
Dorën e pemëtarit bletën punëtore.
Molla e bardhë që piqet në verë
I fton bletët si çdo herë,
Molla e ëmbël me frute plotë
Ejani të unë bletëve ju thotë.
Dardha mjalce, dardha bishtagjatë
I fton bletët ditë dhe natë;
Frutat e saj kanë rënë për tokë
Ajo pa bletë s’mund të jetojë dot.
21.
Kështu u ankuan edhe pemët e tjera
Se kanë mbetur shkret dhe të mjera,
Frytet që rrisin u shkojnë kot
Bien nga degët kalben në tokë.
Kah do që ecën kudo që shkon
Toka e lënë shkret qanë e rënkon,
Dora e punëtorit që ta punojë
Zë i fëmijëve që ta gjallërojë.
Edhe qyteti ka kërkesa shumë
Nga fëmijët do mësim punëtorët punë,
Përveç që kërkon punë edhe dituri
Nga të gjithë do më shumë pastërti.
22.
Sepse pa pastërti nuk ka shëndet
Dhe pa shëndet nuk do të ketë jetë,
Kështu thuhet, është thënë që moti
-Është e vërtetë se lanë as topi.
Pra së bashku fshat e qytet
Mund të shkojnë rrugës së drejtë,
Punë e dituri sot kërkon bota
Nuk do rrena as fjalë të kota.
Për t’u arritur ai qëllim
Bujku në arë, nxënësi në mësim,
Edhe studenti në universitet
Gjithëkush në punë të vet.
23.
Ka shërbime për ruajtje të rendit
Ushtri të fortë për mbrojtje të vendit,
Akademi për dije e shkencë
Ku s’mund të hyjë asnjë rrencë.
Bletëza moj bletëza
Punëbardhë, krahëlehta,
Sa mbi lulemollë – luledardhë
Hojet ngjyrëkuqe, ngjyrëbardhë
Se ç’ju adhuroj, se ç’ju dua
Keni mbushur hojet edhe për mua,
Mjalti i juaj s’është veç ushqim
Është ilaç, është për shërim.
Bletëza, moj punëmbarë
Me polen e me nektar,
Kudo që shkoni
Vendin begatoni.
24.
Në ara, livadhe, kudo në gjithësi
Jeni më të mirat, me ju s’është mahi,
Vullneti i juaj për punë si gjithmonë
Kaltrinën – Krenarin sa shumë i gëzon.
Jeni zonjë në punë dhe në shtegtim
Mbushni hojet me mjaltë në averim,
-Ilaç për gra pleq e të rinjë
Mbi të gjitha ushqim për fëmijë.
Lum ai nga ju që merr mësim
Do të bëhet i vyeshëm s’ka diskutim,
E gjithë bota do t’ia ketë lakmi
Vetëm erëkeqët do t’ia kenë zili.
Jeni të shkathëta pa asnjë ves
Fjalën e keni fjalë, besën – besë,
Çdo gjë që arrini, arrini me punë
Pa dredhira dhe pa dhunë.
25.
Kaltërina në një libër kishte lexuar
Se si bletët kanë jetë të organizuar,
Në punë shkojnë bashkë pa dallim
Dhe u prin ekipi për gjurmim.
Ai prin i pari ushqim të gjurmojë
Serish kthehet prapa ato t’i njoftojnë,
Në rast rreziku bletët t’i shpëtojë
Të kthehen prapa më tej të mos shkojnë.
Edhe ndarjen e bëjnë të organizuar
Dhe çdo gjë mirë të planifikuar,
Bletët janë edhe meteorolog të mirë
E dinë kur bie shi, kur merr mot me di’ll

26.
Dita që lëshon bleta, era fryn lehtë
Dielli rrezon, por nuk bënë shumë nxehtë,
E para del kryebleta, niset për në cak
Pas saj shkojnë të tjerat me turr e vrap.
Pasi kryebleta vendoset në një rrem
Shkojnë aty të gjitha dhe bëjnë një errëshem,
Pastaj Bletari u afrohet shumë ngat
Me koshere në dorë i thërret “mat bi mat”.
Në atë rast Blerina aty kishte qëlluar
Te bletari me të shpejtë ishte afruar,
E luti Bletarin kosheren t’ia japë
Që edhe ajo t’i thërriste “mat bi mat”...
27.
Njerëzit ndaj bletës s’kishin qenë korrekt
Atë e kishin konsideruar vetëm një insekt,
Por ndokush që sado pak të ketë lexuar
Gjëra interesante për bletën ka mësuar.
Bleta është e lashtë sa edhe vetë bota
Ajo nuk është marrë me punë të kota,
Ishte e përndjekur gjithë e rrezikuar
Madje edhe në zguer të lisit ka jetuar.
Edhe pse e përndjekur dhe e sulmuar
Punën e shenjt kurrë s’e ka ndaluar,
Ajo në gjithë rruzullin anë e mban
Pa asnjë kompensim ilaçe shpërndanë.
28.
Sikur dielli që rrezet falas lëshon
Edhe bleta gjithë njerëzimin mjekon,
Nuk janë si anzat që vetëm helmojnë
Në kurriz të tjerëve gjithnjë jetojnë.

Lëvizjet e bletëve kanë qenë në pakufi
S’kanë dashur zënka as armiqësi,
S’kanë pasur inate as xhelozi
Bleta ka urrejtur çdo armiqësi.
Mjerisht puna e bletës nuk është çmuar
Anza e grerëza gjithë e kanë rrëmuar,
E kanë plaçkitur e kanë sulmuar
Mundin e saj për ta shfrytëzuar.
29.
Sidomos anzat që shtiren si bletë
I thumbojnë fëmijët dhe ikin shpejt,
Tinëzinë e tyre fëmijët s’e kuptojnë
Dhe për atë bletët i akuzojnë.
Nga ato tinëz bletët kanë pësuar
Për të drejtat e tyre gjithë kanë luftuar,
Shekuj të tërë bletët ishin në robëri
Ato duan të jenë të lira e të ketë drejtësi.
Është diçka e kotë, është diçka kotësi
Që bletë e anza të jetojnë në një bashkësi,
Bleta s’mund të jetojë në atë ambient
Ku erëkeqët bëjnë si të duan vetë.
30.
E kanë të kotë brumbujt kokëthatë
Që me anza e grerëza të bëjnë pakt,
Sepse krimet e tyre të pa kufij janë
Asgjë të përbashkët me bletët s’kanë.
Historia e tyre është veç mjerim
Kudo që kanë shkelur kanë bërë krim,
Kahdo që ishin e kanë ndyrë tokën
Synim i tyre ishte ta pushtojnë botën.
S’mund të jetojnë me anza bleta punëtore
Kur i sheh që ushqehen edhe në nevojtore,
Bleta është alergjike në çdo ndytësi
Ajo nuk hyn fare ku s’ka pastërti.

31.
Pra kushdo që do të merret me bletari
Në radhë të parë duhet ta di’
Që të jetë i pastër sikur flori’
Ndryshe bleta me të nuk rri.
Për këto gjera kishte lexuar
Por një gjë ajo s’e kishte kuptuar,
Pse bleta ik nga disa bletarë
Pse e lë kosheren, strehohet në mal.
Atë që Blerina në libra s’e kish mësuar
Nga i ati bletar ajo e kishte kuptuar,
Në atë familje ku nuk ka harmoni
Kurrën e kurrës bleta aty nuk rri.
32.
Me shumë çka bleta është sprovuar
Nga të gjitha egërsirat është kërcënuar,
Nga ujku, arusha e dhelpra dinake
Shpesh bleta me to ka pasur atake.
Një ditë me mjegull një plan hartojnë:
-Bletët në Bletishtë që t’i sulmojnë,
T’i plaçkitin dhe t’i asgjësojnë,
Me gjithë, çka kanë, t’i shkatërrojnë.
Me atë plan që dhelpra kishte hartuar
Edhe ujkun e arushën i kishte mashtruar,
Dhe pak pa arritur atje te Bletishta
Dhelpra kishte nisur të bëjë bishta.

33.
Më prisni pak –i thotë ujkut e arushës
Në këtë rrëzë mali, m’u përskaj fushës,
Pa e ftuar kush “ohoja” përgjigjet me dredhi
Kinse e thërrasin që ta pagëzojë një fëmij.
Ujku e arusha mbetën për të vëzhguar
Bleta shkon “fëmijën për ta pagëzuar”,
Pasi që ujku e arusha presin bukur gjatë
Nisin të hidhërohen t’u vie shumë inat.
E thërrasin ta din se a e kishte pagëzuar
Dhe pse aq gjatë dhelpra ishte vonuar,
Nisër, u thotë dhelpra, emrin ia kam lënë
Por ndrikulla pa ndenjur ende nuk bën.
34.
Vazhdon dhelpra mjaltë gojën plot
Ujku dhe arusha aty prisnin kot,
E thërrasin për së dyti për ta njohur
Sa qenë e langoj i kishin hetuar.
Prisni se emrin m’u desh për t’ia ndërruar
Tash me emrin Gjysmën e kam pagëzuar,
Ata dredhinë e dhelprës kuptuar s’e kanë
Që gjysmën e mjaltit ajo e kishte ngrënë.
E thërret arusha -eja më, moj kobër,
Prit edhe pak- i thotë - t’ia lë emrin Sosur
Arusha e ujku shumë të nervozuar
E kërcënojnë dhelprën që ishte vonuar.
35.
Shpejtë do kthehen jam në përfundim
Emrin kam për t’ia lënë Rrokullim,
Pasi që mjaltin e kishte sosur
Edhe kosheren e kish praposur.

Plane si ky, me shekuj janë hartuar
Shumë prej tyre edhe janë realizuar,
Hapësira e bletëve dikur quhej Iliri
I përzunë nga molla e Kuqe e Çamëri.
Erëkeq të Karpateve gjithë kanë synuar
Hapësirën bletëve për t’ua ngushtuar,
Por kësaj radhe keq ishin mashtruar
Ashtu si e merituan kanë përfunduar.
36.
Bletarë e bletare me miq kudo që ishin
Edhe nga diaspora me të madhe vinin,
Që Bletën Amë vetëm mos ta linin
Të gjithë si një betejën që ta nisnin.
Bletët me miq nga ajri, bletarët nga toka
Egërsirat shekullore i bënin copa-copa,
Me shumë viktima, me gjak shumë
Erëkeq – Eshkanët nga këtu i përzunë.
Tash bletë e bletarë jetojmë në liri
Ditë e përditë me tjetër histori,
Bletë e bletarë duhet të punojmë
Nga erëkeqët botën ta ndriqojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi