Kurtesh Devaja: Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht
Faqja 1 e 1

(Fragment nga dorëshkrimi i Kurtesh Devajës, Fryma atdhetare e shqiptarëve të Rumanisë)
Sipas
Dr. Xhelku Maksutit, shqiptarët e vendosur në Rumani gjatë shekujve të
fundit, pavarësisht nga përkatësia fetare, nga vendet nga kanë ardhur
në veri të Danubit, nga aftësia profesionale apo përkatësia politike,
kanë patur përkrahjen rumune dhe i kanë ruajtur dhe kultivuar mes tyre
marrëdhënjet e përzemërta që u kanë ndihmuar në mënyrë efektive për të
ngritur zërin për çështjen kombëtare, njëkohësisht duke qenë lojalë
ndaj vendit që u ka ofruar strehim dhe kushte për ekzistencë. Në radhët
e tyre u ngritën dhe aftësuan një numër përsonalitetesh në fusha të
ndryshme të artit, shkencës dhe të kulturës, madje edhe në
administratën publike, industri, tregëti e në sfera të tjera. Po i
përmendim vetëm disa: Naum Veqilharxhi, Dora D’Istria (Elena Gjika),
Nikolla Naço, Asdreni, Aleko Vançi, Visar Dodani, Lasgush Poradeci,
Mitrush Kuteli, Viktor Eftimiu, Niku Konstantin, Luan Topçiu, Baki
Ymeri etj.
Që
nga themelimi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë në maj
të vitit 1990, fill pas Revolucionit antikomunist të dhjetorot (1989),
në cilësinë e vazhdueses së traditave të shoqatave shqiptare që kanë
vepruar në këtë vend, duke filluar nga viti 1884 e deri në Luftën e
Dytë Botërore, është shtruar problemi i njohjes më të mirë të etnisë
shqiptare, si nga popullata mazhoritare, poashtu edhe nga minoritetet
tjera nacionale në Rumani, madje edhe nga forumet ndërkombëtare. Kjo
gjë u bë e mundur përmes botimit të librave, dhe veçanërisht përmes
botimit të revistës Shqiptari, me një përhapje të gjerë
në vend dhe jashtë tij. Shqiptarët e Bukureshtit, por edhe shkrimtarët
rumunë, thonë se në ditët tona ka lindur dhe jeton edhe një Asdren i
ri. Emri dhe mbiemri i tij është Baki Ymeri, shqiptar përnga babai dhe
rumun përnga mamaja, bubullimë dhe vetëtimë që e shoqëroi ekipin tonë
gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Rumani. Miqët, kolegët dhe
komuniteti shqiptar, madje edhe rumunët, flasin me admirim, dhe kur i
pyet për këtë shkrimtar dhe atdhetar të devotshëm, na përgjigjen
atypëraty: “Po kush nuk e njeh këtë njeri që është duke e shkrirë
jetën për çështjen shqiptare dhe afirmimin e saj në botë! Për këtë
flasin vlerat, veprat dhe faktet që Bakiu për çdo ditë është duke i
lënë pas vetes, sidomos kur vjen fjala për afirmimin Kosovës dhe
vlerave shqiptare në gjuhën rumune.”
Xhirimet në banesën e Bakiut
Përpjekjet
tona për identifikimin e gjurmëve shqiptare në metropolen rumune, na
çuan edhe në banesën e zotit Baki Ymeri ku njëherit funksionon edhe
redaksia e revistës Shqiptari, një garsonierë simpatike e cila
është shëndrruar në qendër të shqiptarizmës me vlera të lashta
dako/dardane. Që nga koha e Naços, kjo revistë, ka luajtur një rol të
rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në ndërgjegjësimin e të
gjithë atyre që kishin rrënjët në trungun shqiptar, për ta ruajtur
gjuhën, traditën, zakonet dhe mbi të gjitha ambientin ku jetonin e
vepronin shqiptarët e Rumanisë, por edhe ata të kolonive tjera
shqiptare, në vende të ndryshme të botës. Kryeredaktori aktual i
revistës Shqiptari, Baki Ymeri thot për Televizionin e Kosovës se “Misioni i botimit të Shqiptarit
është nevoja për të komunikuar më lehtë me bashkëatdhetarët tanë në
Rumani dhe tejmatanë kufinjve të saj. Qëllimi është që bashkatdhetarët
tanë të njihen me projektet dhe angazhimet e komunitetit shqiptar të
këtij vendi, duke i tubuar rreth nesh të gjithë ata që e ndjejnë veten
shqiptarë, madje edhe dashamirët tanë me përkatësi rumune, hebreje,
armene, turke, hungareze etj. Dëshira jonë është që kjo gazetë të
shëndrrohet në një tribunë vlerash publicistike, ku gërshetohen të
gjitha aspiratat tona, duke i afirmuar ato dhe duke i përhapur vlerat
tona kulturore, letrare, artistike, historike e kombëtare, jo vetëm në
mjediset shqiptare, por edhe më gjerë, aq më shumë kur kemi parasyshë
faktin se i përkasim njërit ndër kombet më të lashta të Evropës.”
Redaksia e revistës “Shqiptari” dhe kryeredaktori i saj
Baki
Ymeri ka përkthyer në gjuhën rumune mbi 50 autorë shqiptarë (disa në
revista letrare, disa në antologji, disa në vëllime vlerash antologjie.
Njëherit, që nga viti 1971, ai ka rikënduar në gjuhën shqipe veprat e
mbi 50 poetëve, prozatorëve dhe eseistëve rumunë. Libri i tij, Lumina Dardaniei / Drita e Dardanisë
(Editura Muzeu i Letërsisë Rumune), është një vëllim me poezi dashurie
që buron nga një shpirt i zjarrtë e i vrullshëm, një temperament
ilirian i joshur nga butësia e femrës, i kapshëm nga magjia e saj, por
edhe i rrëmbyer nga bukuria e natyrës ku shungullojnë jehonat e një
historie të gërshetuar me elemente pitoreske dhe dramatike. Dardania,
në librin e tij, një ish/provincë iliriane e banuar në lashtësi me
dardanë (Kosova e sotme), konfigurohet si një hapsirë e mbrujtur me një
shenjtëri të veçantë, të cilën poeti i Shipkovicës e pikturon dhe
konzervon nën aspektin e një lirizmi të dridhshëm. Sipas eseistëve
rumunë, magjia e poezisë së Baki Ymerit na vjen si një dhunti e veçantë
e shprehjes me një çiltërsi të hijshme, të hapur e transparente, dhe
assesi si një “eksploatim” semantik i mbyllur.
Me komunitetin shqiptar të Rumanisë jemi ndërlidhur qysh në moshë të
studentërisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, dhe atë falë
profesorit tonë të ndjerë, Dr. Latif Berishës, i cili na rekomandoi të
hartojmë një seminar me titullin Bukureshti si qendër e kulturës dhe letërsisë shqipe.
Ishte janar i vitit 1971 kur erdha për herë të parë në këtë metropolë
të bijve dhe bijave të rilindësve tanë, thotë Baki Ymeri dhe vazhdon:
“Falë prof. Xhelku Maksutit, kemi patur nderin të njohim konzullin e
Shqipërisë në Bukuresht, Nik Pema. Nik Pema ishte korçari bukureshtar
që e mbante mend tribunin e atdhedashuris shqiptare, Nikolla Naçon.
Ishte 80 vjeçar dhe jetonte me Elenën e tij në zemër të kryeqendrës, në
Strada Mihai Voda nr. 9, në të njëjtën godinë të vjetër ku kishte
banuar edhe Asdreni disa vjet. Nik pema kishte qenë funksionar i
konzullatës shqiptare në kohën e Zogut. Në nr. 87 të Shqipërisë së Re gjejmë burime për të si “gazetar përparimtar që mbron të gjitha përpjekjet e Nolit ndaj atdheut”.
Revista Shqiptari e Bukureshtit është e
admiruar në diasporën shqiptare. Atë e kanë themeluar dhe botuar
Nikolla Naço (1888-1903), e ka rithemeluar Dr. Xhelku Maksuti më 1993,
duke e botuar rregullisht deri më 2001. Kontribut për botimin e serisë
së re të kësaj reviste saj ka dhënë Qeveria rumune (1993-2001), Xhemile
Alia-Susliu (2001-2005) dhe ambasada e Shqipërisë, që nga viti 2006,
duke e sponsorizuar botimin një herë në vit, me rastin e Ditës së
Flamurit. Shqiptarin e Bukureshtit, ndërmjet vitit 2001 dhe
2005 e ka udhëhequr dr. Luan Topçiu, por, siç na thot Dr. Xhelku
Maksuti, „sot revista nuk ka kurrfarë përkrahjeje finansiare si pasojë
e faktit se fondi qeveritar i komunitetit shqiptar derdhet në adresën e
një Lige të ligë, një ligë antishqiptare e udhëhequr nga një deputete
joshqiptare (Oana Manolesku), e cila, nuk ka bërë asgjë për Kosovën,
duke e bojkotuar madje edhe kërkesën e Parlamentit rumun në favor të
NATO-s (1999).” Kosova është ishulli i pavdekësisë, ndërsa Ishulli i pavdekësisë
është antologjia e parë e Kosovës, që pa dritën e botimit në atdheun e
Mihai Emineskut, thekson zjarri i Shipkovicës në Bukuresht, miku ynë
trim dhe besnik, Baki Ymeri, poet dhe patriot, kryeredaktor i revistës Shqiptari dhe drejtor i revistës Kosova,
shqiptari që me punën dhe angazhimin e tij të palodhëshëm për çështjen
kombëtare, din të mbajë gjallë shpirtin shqiptar, jo vetëm në Rumani,
por edhe më gjerë. Në kuadrin e xhirimeve në bibliotekën e B. Ymerit,
patëm nderin të njihemi edhe me një mik të madh të kombit shqiptar,
Tiberius Puiu, i cili na thot:
Respekti im ndaj shqiptarëve të Kosovës është i hatashëm
„Bashkëveproj me Baki Ymerin dhe jam
i lumtur që kam shkruar edhe unë për Kosovën dhe aspiratat e saj për
çrobërim dhe liri. Është një kënaqësi e madhe të takoj përfaqësuesit e
televizionit të Kosovës në Bukuresht. Kam respekt të hatashëm ndaj
shqiptarëve të Kosovës të cilët e flakën me luftë të armatosur, me
përkrahjen e NATO-s dhe me mençurinë diplomatike të Ibrahim Rugovës,
kolonializmin serb. Kosova pas shpalljes së pavarësisë po përjeton një
jetë të re dhe një liri të vërtetë, për të cilën kanë luftuar aq shumë
gjenerata. Kjo më kënaq edhe mua ngase unë, me fuqinë time, kam
prezentuar në shtypin e Bukureshtit, tragjedinë që kanë përjetuar
shqiptarët si pasojë e sundimit serb. Prandaj, jam i lumtur që gjendja
në Kosovë, në një pjesë të shtypit rumun është prezantuar në dritën
objektive, sidomos në kohën e presidentit Emil Konstantinesku, kur
Parlamenti rumun ia dha vizën jeshile NATO-s për bombardimin e
infrastrukturës ushtarake të terrorizmit serb. Ekzistojnë ngjashmëri të
panumërta ndërmjet nesh, ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, kështuqë
edhe fqinjët, nuk di si mendojnë për ne, mirëpo ne nuk kemi pikur nga
qielli, por realiteti ynë është se në gjuhët tona ka ngjashmëri që
dëshmojnë se dikur kemi qenë fqinj dhe kemi shumë gjëra të njejta në
origjinën tonë, të cilat mund të na bashkojnë edhe sot. Do
të dëshiroja që vizita juaj të na mobilizonte, që të ndërtojmë aso
relacionesh çfarë i ka Rumania me Shqipërinë, t’i ketë një ditë edhe me
Kosovën, sepse kështu do të ishim shpitërisht më të lidhur në këtë
rajon. Po shtoj me këtë rast se Rumania nuk punon asnjëherë kundër
interesave shqiptare, prandaj pse të mos ketë raporte edhe më të mira
me Kosovën”.
Bakiu, Xhelku, Spahiu dhe Kristia Maksuti |

Dr. Xhelku Maksuti me ekipin e TV te Kosoves ne Bukuresht (2009) |
Biblioteka e B. Ymerit në Bukuresht |
Ballina e Shqiptarit kushtuar Ditës së Flamurit (2009) |
Tiberius Puiu (poshte), i dyti nga e majta, ne faqet e revistës Kosova |
B. Ymeri me flamurin e Rumanise ne balle duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
» Riza Lahi (Tiranë):SHQIPONJA E SHIPKOVICËS
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Kurtesh Veliu: Kremte e madhe në bletishtë
» Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi