Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ!

Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ! Empty AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 20, 2013 9:38 pm

AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ!
 AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ! 836679a
Gurgullon sot kohë e shkume 
Glu-glu gjaku n´zemrën time, 
Se ç´më trazojnë nëpër mote
Të paharrume ato kujtime.

Ka shumë kohë, sa nuk e di, 
Kur m´përcolli nana mue, 
Më përqafoi e më tha:
-Bir i nanës, ku je tui shkue?

M’përqafonte e s’muj u ndajke, 
N´vesh ma tha nji porosi:
Bir i nanës, pash atdheun, 
Mos u ndal kurr për liri!

Në fund ma la nji amanet, 
Mu në zemër do ta ruej, 
-O pash gjinin që t’kam dhanë, 
Mos harro ti vendin tuaj!

Eja vdis, bir, në atdhe, 
Se dhe vdekja asht ma e mirë, 
Të qajnë motrat e vllaznija, 
Miqtë vinë me zemër të dlirë.

Këtu e ke vorrin e babës, 
Ndoshta e gjen dhe vorrin tim, 
Eja, bir, na hyr në mes, 
T‘marrim ty në përqafim.

T‘i ledhatojmë faqet me rrudha, 
Ta laj ballin me lot e mi, 
Sa t´ka plakë e sa t´ka mbytë
Qe sa vjet gurbeti i zi.

Shumë e randë vdekja n‘gurbet 
S‘dim as vorret ku i kanë, 
Shumë i djegin e i bajnë hi,
Amanete askund nuk lan.

Jam ngrit n´këmbë e kam bërtitë, 
Ju kam lutë Zotit tim: 
M‘i jep krahët me fluturue 
Të shkoj e të vdes n´atdheun tim.

20.11.13 Düren-
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ! Empty Re: AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 24, 2013 2:12 am

AGIM GASHI:MOS VDIS BIR, NË DHE TË HUJ! 9wUyssVpetmyTxGm-nPrUrav6yhwtrafYzGZ14UkvkjcHazVKN-6-A==
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi