Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - MOS VDIS PËR HYRIA SE SKA

Shko poshtë

AGIM GASHI - MOS VDIS PËR HYRIA SE SKA Empty AGIM GASHI - MOS VDIS PËR HYRIA SE SKA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 07, 2015 8:45 pm

AGIM GASHI


MOS VDIS PËR HYRIA SE SKA
Pak satirë e ma shumë me qajt



AGIM GASHI - MOS VDIS PËR HYRIA SE SKA 12196021_10153261179684077_8651526054194263180_n


Djemt e ri shqiptar, mu sikur magar,
Në xhami lujnë guxha, bashkë me hoxhollar, 
I lshojmë mjekrrat, haj sikur çetnik, 
Luftojna për Shamin, ditë „t´mira“ me prit.

I kemi lane nanat, qyqe vet´ te shpia
Po i ndrrojmë të shkretat, me shtadhet hyria,
Nuk na vyen Kosova, nuk na vyen Shqipnia,
Po na thrret Iraku e na thirr Siria.

Hajde djema hajde, hyrija na pret
Kështu na ka thane o Baca Shefqet, 
Ikim nga kjo botë, kurgja sasht kjo jetë
Haremi me vasha, n´at dynja na prêt.

Na thonë hoxhollaret, xheneti ibadet, 
Se në atë dynja, prap na bajnë synet, 
Na i bin hyrijat, t´zgjedhne me kakall, 
Me shkue vetë në luftë, hoxha s´asht budall.

Nji ditë e takova, hoxhen e Prizrenit, 
Hajde hoxhë mjekrroshi, hajde bajmë Pazar, 
N´këtë dynja ti ama, hoxhë atë nusen tane, 
Te shtatdhetë hyrijat, n´at botë ti kam fal.

U sarrakuq hoxha, xixillonin sytë, 
Po të më zinte, kishte me më mbytë, 
Pse idhnohesh hoxhë, m´ke mashtru sa ska, 
Po ti ep shtadhetë, ti ma ep veç nja.

Nuk e hanger hoxha, se ai mirë e di, 
Smundesh me livrit, kur t´mlon dheu i zi, 
E mashtrojnë rininë, ku i gjejnë të marr´ , 
I kan mbushun arkat, dinar e dollar.

II
O rini shqiptare, o rini plot jetë, 
Nuk shkohet n´dhena t´hueja, atje me vdekë, 
Me ju qa nanat, grate e t`juejat motra,
Baba plak i krrusin, i qorruem te votra.

Rrini në atdhe, lutne Zotin shqip, 
N`dashi me knaq jeten, lezetin me ditë, 
Hiqni ato mjekrra, ndrroja gzofin motit, 
N´daqi ju me pas, bekimin nga Zoti.

Mos shkoni n´xhamija por shqip në ato shkolla,
Të hiqen ferexhet, t´na dalin grat si molla, 
Se kjo tokë e bukur, gjithmonë Iliri, 
Zoti e ka falë, veç për shqiptari.

Në këtë botë na mbolli, vetë Zoti i vërtetë, 
Kësaj tokes t´Arbrit, mi fal gjallni e jetë, 
Në miqësi me të gjithë, t´u ruejt doket tona, 
Të hujen se duem, se apim ç´ashtë e jona.

Ju disa që s´doni, kshilla nga shqiptar, 
Në qaf do t´ju marrin, t´shitunit hoxhollar, 
Ua kan fshi trunin, po jau marrin jeten, 
Ata nuk e folin, asnjiherë t´vërteten.

Zoti ynë ka thanë, e na ka tregu, 
Parajs edhe ferr, n´këtë botë i ka qu, 
Kush e do atdheun dhe kombin e vetë
Parajs do ta ketë, këtë të lumen jetë.

Nëper dhena tjera, kush shkon me luftu, 
Si magar i ngordhun, n´at botë ka me shku, 
Shehit e dëshmor, bjen n`luftë për atdhe, 
N´mbrojte t´ktyne skutave, këtu ku kem le.

07.11.2015
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi