Në cilin arkiv gjendet dosja e “Grupi i Unitetit”?
Faqja 1 e 1

Ata ishin “unikë” (uniteti i grupit) derisa procedonin mundësitë për implementime zyrtare të Planit të Ahtisarit. Kur ky plan u kushtetutizua dhe u arrit pavarësia e dy sovraniteteve aktuale, grupi u shkapërderdh nëpër parti të ndryshme politike, të cilat janë të konfrontuara papajtueshmërisht midis vete. Pra kjo vlen për të gjitha partitë jashtë koalicionit, që në njëfarë mënyre ndodhi pikërisht me vendosjen e pushtetit aktual. Për çka, pra, u dekonverzua “grupi i unitetit” që ishte meritor për aprovimin e Pakos së Ahtisarit, meritori i aprovimit (bashkë me partitë e koalicionit) të pavarësisë së Kosovës? Kritika e opozitës nuk është parimore pikërisht për një arsye të qartë: ajo nuk është vetëkritike ndaj pjesëmarrjes së vendimit të saj në themelimin e fizionomisë politike që ka Kushtetuta aktuale e Kosovës. Derisa e kritikon pushtetin pse nuk e bashkon Kosovën, kjo nënkupton se ajo është vetëkritike ndaj modelit politik të Pakos për tërësinë territoriale të Kosovës. Por pse atëherë nuk distancohet nga Kushtetuta dhe të kërkojë ndryshimin e saj, e jo brenda kësaj Kushtetute të kërkojë diçka që është aprovuar në Parlament, madje në mënyrë unanime? Opozita kritikon (në fakt vetëm shan e ofendon) pushtetin, por asnjëherë nuk e mban një qëndrim të tillë ndaj modaliteteve të Rikonfigurimit të UNMIK-ut që i mban nën “ombrellë” të gjitha misionet “vëzhguese” të Bashkësisë Evropiane. Qeveria ka mohuar Rikonfigurimin (6 pikat) po ku është “opozita”? Kështu “opozita” përhap intriga politike duke thënë se pushteti nuk bën asgjë pa miratimin e “zyrave” pa pasur asnjë fakt konkret për këtë, por këtë kritikë nuk e bën publikisht dhe zyrtarisht, në konferenca shtypi. Kjo është përpjekje për ta korruptuar aleancën e sinqertë politike që ka sot Kosova, duke mos dashur ta distancojë këtë aleancë nga ajo që quhet grumbull “bashkësi ndërkombëtare”. Pse vepron kështu sot “opozita”? Ajo lëshon intriga ndaj aleatëve të vërtetë të Kosovës, kurse ndaj “ombrellave” të 1244-shit nuk i ndihet zëri, atyre “ombrellave” që tash e cenojnë pikërisht Kushtetutën me anën e Rikonfigurimit duke zbatuar konkretisht 6 pikat e Këshillit të Sigurimit. Nuk e ngre zërin “opozita” kundër “ombrellave”, që ta mbrojë Kushtetutën, të cilën vetë e ka platformizuar kur ishte anëtare e Grupit të Unitetit. Pse vepron kështu, pse sulmon pushtetin e vet (të Kosovës) dhe nuk sulmon ata që konkretisht shkelin Kushtetutën me fenomenin politik të quajtur Rikonfigurim?!? Është shumë e qartë, ata shpresojnë se do të vinë në pushtet me ndihmën e pikërisht këtyre “ombrellave” të Këshillit të Sigurimit, këta nuk i prek me kritikë “opozita”, por asaj i pengon aleanca që “detyruake” Qeverinë të veprojë kështu si vepron, aleanca e cila konkretisht (me veprime dhe jo vetëm me fjalë), e ka ndihmuar Kosovën dhe jo vetëm këtyre dhjetë vjetëve, por historikisht. Do të thotë qëndrimi lojal ndaj atyre që shkelin pavarësinë e Kosovës, tregon dhe dëshmon se “opozitës” nuk i intereson çështja e shkeljes së sovranitetit të tërësisë territoriale të Kosovës, por vetëm aterrimi në rivendosjen e tyre në pushtetin e ardhshëm. Nëse pushteti sot qeveris politikat e tij konform pakos dhe Kushtetutës, ai nuk bën asgjë tjetër pos që implementon ato që “opozita” si anëtare e barabartë në “grupin e unitetit” i ka platformizuar dhe aprovuar. Nuk është vonë për vetëkritikë, sepse politika është shkathtësi e mashtrimit, do të thonë “jemi mashtruar” dhe nuk është turp të dalin e të thonë: ne kemi gabuar! Atëherë kanë të drejtë të thonë, ne kemi gabuar, por pushteti po vazhdon të gabojë. Kështu e kanë shumë lehtë të veprojnë, autokritikën mund ta bëjnë në mënyrë virtuale, mund ta bëjnë me deklarime nëpër konferencat e tyre të medias. Por nuk e bëjnë, as që do ta bëjnë, që të mos i prishin punët me “ombrellat”, të cilat, sipas tyre, mund të jenë faktor të zgjedhjes së ardhshme të pushtetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku: HAFIZ GAGICA - NJERIU I UNITETIT TE LDK-SE
» Fadil Demaku:Partia e Humanizmit Rugovian-Parti e Unitetit
» Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
» Adem Zaplluzha:TË CILIN E DI VETËM TI
» Për cilin anëtar të LDK’së e ka fjalën Eqrem Kryeziu?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi