Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve!

Shko poshtë

Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve! Empty Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 21, 2013 8:17 pm

Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve! 403x3021429811504095_616202538417657_492860949_n
Komandantët e hoteleve, rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes eshtrave të shqiptarëve!

Nga Kimete Berisha


Të pafalshmit!'U hodh gur e asfalt' mbi trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga shteti serb, në varrezën masive që u zbulua në Rashkë të Serbisë. 

Dhe atë rrugë serbët e pagëzuan 'Kosmetski put'. 
Pra, në Kosovë serbët kthehen vetëm duke shkelur nëpër trupat e vrarë e të masakruar të shqiptarëve! 
Por, ende pa u kthyer viktimat shqiptare për t'u varrosur në Kosovë, në Kosovë u kthye Serbia!
Përpara viktimave shqiptare, në Kosovë u kthye Serbia!
Njejtë ia bën Isa Boletinit. 
E hodhën në një gropë mbi të cilën ndërtuan parking e pas parkingut ndërtuan luna-park për fëmijë!

Dhe, përsëri shqiptarët nuk mundën pa Serbi!

Përsëri në Kosovë u kthye Serbia!
Komandantët e hoteleve shqiptare, e kthyen Serbinë në Kosovë, pa asnjë kusht! 
Serbia, as nuk shprehu keqardhje formalisht, as Hajredin Kuçi me kryeministrin e tij, Serbinë nuk e paditën për krime kundër njerëzimit!
Pra, e falën Serbinë! 
E pse e falën Serbinë me kaq lehtësi dhe ia plotësuan të gjitha dëshirat, në fund ia rehabilituan vrasësit, paramilitarët, kriminelët më të tmerrshëm!
Sepse, punëtorë të Serbisë janë vetë!
A është e rastit! 
Pse për mbi dhjetëmijë shqiptarë të vrarë nga Serbia, u akuzuan vetëm dy serb! 

Për t'u kthyer në Kosovë, për t'u bërë policë të Kosovës e Metohisë policët e paramilitarët serb që vranë e masakruan shqiptarët në luftë, Serbia e 'shiti' informacionin për varrezën masive në Rashkë, informatë që e kanë ditur dhe e kanë fshehur UNMIK-u!
Kosova e Hashim Thaçit me shokë nuk mundet pa Serbi! Përfshirë komandantët e Dukagjinit, që kurrë nuk i kanë thënë JO tradhtive kombëtare të kompanisë Thaçi!
Kush ka luftuar? 
Këta kanë luftuar?
Ne i kemi parë vetëm duke luftuar me mish me shpirt për ta kthyer shtetin serb në Kosovë-dhe e kthyen!
Kush ka luftuar-është vrarë!
E, neve asgjë më nuk na ngushëllon!

As idea se një ditë tradhtarët e PDK-së, që në emër të UÇK-së e kthyen Serbinë në Kosovë, s'do ta kenë një varr për vete në Kosovë, siç nuk guxojnë prej Serbisë krejt shqiptaria bashkë ta varrosin Isë Boletinin në vendlindjen e tij! 
Lum ai që nuk ka vdekur për atdheun e Kosovës e Metohisë! 
Tash, që e kthyet Serbinë në Kosovë, vazhdoni e faluni...dhe lutuni pesë vakteve për mëshirë! 
E, Zoti nuk fal! Se, sikur të falte Zoti, nuk do ta kishte krijuar ferrin!/standardi.inf
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi