Enver Robelli:Polarizimi primitiv e çon LDK-në drejt shkatërrimit të sërishëm
Faqja 1 e 1

Polarizimi primitiv e çon LDK-në drejt shkatërrimit të sërishëm
Enver Robelli
Artikujt tjerë
Publikuar: 10.01.2014
Me ambiciet e tij idhnake, hakmarrëse dhe absurde ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, po i fyen rëndë të gjithë votuesit dhe mbështetësit e kësaj partie. Ai po i quan puçistë 234 delegatë që zgjodhën Isa Mustafën kryetar të LDK-së. Misioni privat i Sejdiut flet shumë për kulturën meskine politike të klubit të senilëve në LDK, të cilët duan ta marrin partinë me vete diku pas “Dragodanit”
1.
Tri lajme i ka prodhuar kohëve të fundit ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Lajmi i parë: “Persona të panjohur” hapën zjarr kundër të birit të tij, në lagjen ku banon edhe Sejdiu – në “Taslixhe”. Si në shumë raste të tjera kur bëhet fjalë për skandale politikanësh apo familjarësh të tyre edhe me këtë rast Policia e Kosovës nuk e sheh të udhës të njoftojë opinionin për rezultatet e hetimeve. Lajmi i dytë: Gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet komunale Sejdiu mori pjesë në një aktivitet - ai vajti në Kamenicë për të mbështetur kandidatin e LDK-së dhe bash aty LDK-ja humbi, madje nga një kundërkandidat i PDK-së që gjendej nën hetime. Lajmi i tretë: Parmbrëmë Sejdiu doli sërish në televizion (në “Interaktiv” të KTV-së) dhe me poza prej idhnaku i shau rëndë 234 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i quajtur “puçistë”. Arsyeja: këta në Kuvendin e fundit të LDK-së në vitin 2010 e zgjodhën Isa Mustafën kryetar derisa Sejdiu mori vetëm 124 vota, ndonëse si veteran dhe kryetar i LDK-së kontrollonte gjithë strukturën e partisë. Sejdiu e pranoi humbjen (ndonëse ishte zemërplasur që nuk iu plotësua dëshira të mbajë edhe më tutje peng LDK-në), ai pranoi postin e “Kryetarit të nderit” dhe në këtë mënyrë edhe pensionimin e tij politik. Sa është serioz një politikan që delegatët e partisë së tij i quan “puçistë” vetëm përse këta në një proces demokratik votuan për rivalin e tij brendapartiak? Aspak nuk mund të quhet serioz një politikan i tillë, më së buti mund të quhet joserioz që për interesa të ngushta, private e meskine edhe njëherë dëshiron të shkatërrojë LDK-në, në mënyrë që mbështetja për këtë parti të bjerë nën 20 për qind dhe të barazohet me AAK-në apo me VV-në. Bashkautor me Nexhat Dacin në shkatërrimin e LDK-së në “kuvendin e karrigeve dhe alltive” në vitin 2006 ka qenë pikërisht Fatmir Sejdiu. Këtë nuk duhet ta harrojnë mbështetësit e LDK-së.
2.
Kuvendi i LDK-së i vitit 2010 ishte, ndërkaq, një lëvizje cilësore në krahasim me atë të vitit 2006. Dy kandidatë garuan, njëri fitoi, siç nuk mund të jetë ndryshe në partitë demokratike. Këtu LDK-ja fatmirësisht dalloi nga PDK-ja, e cila sa i përket demokracisë së brendshme lirisht mund të krahasohet me partinë-shtet në Korenë e Veriut. Tani vokabulari politik i Fatmir Sejdiut i ngjan atij të regjimit koreanoverior. Tani ai flet për puç dhe ky fjalor i tij e shpalos shumë moralin e tij jo vetëm politik. Nuk është moral politik me të cilin do të duhej të krenohej një profesor universiteti, një burrë i moshuar dhe me përvojë, një ish-kryetar shteti dhe një ish-kryetar partie. Sejdiu i ka krijuar vetes paranojën se të gjithë i kanë faj për dështimet e tij në politikë, andaj ai (ngjashëm si shumë lakej të tij nëpër rrjetet sociale) flet për puç. Thuajse në vitin 2010 kryetari dhe Kryesia e LDK-së u zgjodhën me metoda të ndonjë junte ushtarake latine-amerikane.
3.
Si paraqitej gjendja në vitin 2010? Sejdiu ishte i diskredituar pasi Gjykata Kushtetuese me një vendim të diskutueshëm e shpalli shkelës të Kushtetutës, sepse ai kishte mbajtur dy poste: atë të kryetarit të Kosovës dhe të LDK-së. Sejdiu më vonë është arsyetuar se ka pasur një marrëveshje me “miqtë ndërkombëtarë” dhe me “spektrin politik” se mbajtja e dy posteve nuk paraqiste problem. Kjo tregon edhe mentalitetin e mjerë politik që mbretëron në Kosovë prej vitesh: më shumë u besohet pakteve që lidhen në kthina me “miqtë ndërkombëtarë” sesa ligjit. Edhe Sejdiu me gjasë më shumë i ka besuar ndonjë ambasadori që mund t’ia ketë rrahur supet sesa Kushtetutës së shtetit të tij, të cilën duhej ta mbronte dhe jo ta shkelte. Në këtë situatë LDK-ja s’kishte zgjidhje tjetër përveçse të kërkonte alternativa të reja politike, duke filluar nga kreu. Vazhdimi me të vjetrën, me Sejdiun, do ta kishte çuar LDK-në drejt rrënimit të mëtutjeshëm.
4.
Duke qenë se me vite të tëra LDK-ja nën Ibrahim Rugovën dhe sidomos nën Fatmir Sejdiun, për fat të keq, ishte shquar jo për mobilizim dhe afrim të njerëzve, por për përzënien e tyre (për këtë mjafton të shihet sa funksionarë të LDK-së kanë shkuar në AAK), Kuvendi i vitit 2010 ia la partinë në dorë Isa Mustafës si figurë kalimtare dhe me shpresën se do të mund të bënte diçka për ta zgjuar dinozaurin politik LDK nga kllapia e thellë politike. I ngathtë në veprime politike dhe jo aq kreativ në ngritjen e entuziazmit për ndryshime në parti Isa Mustafa vazhdoi për një kohë të gjatë vetëm me administrimin e status-quos në LDK. Ai sikur linte përshtypjen se kundër vullnetit të tij ishte futur në kabinën e kapitenit të anijes dhe duhej të shikonte në dy drejtime: në çfarë ujërash po ecte partia përpara dhe ç’po bëjnë marinarët në bord, me çfarë intrigash po merren? Megjithatë, dy-tri deklarata e veprime të tij i dhanë njëfarë hovi LDK-së: Mustafa premtoi se asnjë nga ministrat e deritanishëm të LDK-së (kryesisht figura me profil të ulët politik dhe ndonjëri i përfolur edhe për korrupsion) nuk do të marrin më poste qeveritare. Kjo u prit me gëzim jo vetëm nga anëtarësia dhe mbështetësit e LDK-së, por edhe nga shoqëria civile dhe nga opinioni publik. Pastaj në disa komuna Mustafa e nuhati relativisht mirë situatën politike dhe mbështeti kandidatët me gjasa më të mëdha për fitore. Në zgjedhjet e fundit elektorale LDK-ja triumfoi në Pejë e Ferizaj, ku nuk pritej fare, fitoi bindshëm në Gjilan, ngadhënjeu në disa komuna më të vogla, por po ashtu shumë të rëndësishme. Fitorja, natyrisht, nuk ishte meritë vetëm e kandidatëve dhe e Isa Mustafës: elektorati deshi të ndëshkonte qeverisjen e keqe apo shumëvjeçare të PDK-së apo AAK-së në komuna të caktuara. Paralelisht me këto zhvillime të viteve të fundit Sejdiu vazhdoi nga prapaskena të organizojë përçarje brenda degëve. Për shembull: sa herë që mërzitej në “Taslixhe” shkonte në Gjakovë dhe bënte pak zhurmë, ndërkohë që atje Dega e LDK-së me mbështetje të Mustafës kishte prezantuar një kandidat për merak për kryetar të Gjakovës, dr. Luan Golën.
5.
Pasi humbi garën për kryetar të LDK-së më 2010 Sejdiu befas (dhe këtu qëndron pafytyrësia e radhës e tij) nisi në stilin e tij të aludimeve se Mustafa paskësh qenë kundërshtar i Ibrahim Rugovës, manipulues i Fondit të 3-përqindëshit dhe funksionar i dëmshëm i kohës së komunizmit. Këto tri akuza perverse duhet sqaruar këtu, menjëherë.
E para: në vitet 90 ka pasur mosmarrëveshje mes Qeverisë në ekzil të prirë nga Bujar Bukoshi dhe LDK-së në Prishtinë të drejtuar nga Ibrahim Rugova. Ka pasur mendime të ndryshme sa i përket strategjisë që duhet ndjekur në ballafaqim me Serbinë. Në të dy krahët kishte edhe mbështetës të luftës dhe ithtarë të kursit thellësisht paqësor ndaj terrorit serb. Derisa LDK-ja humbte kohë në beteja të kota dhe në inate personale primatin e luftës (së paku në televizion dhe në takime me bashkësinë ndërkombëtare) e mori jo vetëm Hashim Thaçi, por edhe figura deri atëherë të LDK-së si Jakup Krasniqi. Në këtë kapitull të LDK-së në gjysmën e dytë të viteve 90 ka engjëj e djaj në të dy anët: si në Qeverinë në ekzil, si në Kryesinë e atëhershme të LDK-së. Ka edhe sot trutharë që kinse identifikohen me LDK-në dhe janë të mendimit irracional se është sakrilegj të kritikohet Rugova, sepse ai paskësh qenë i pagabueshëm, me një fjalë: personifikim i profetit dhe pejgamberit. Kjo s’është e vërtetë. “Ky fle deri në orën 11:00 dhe nuk thotë gjë tjetër përveçse ‘duam pavarësi’. Ku e ka strategjinë për këtë?”, do të thoshte dhe do të pyeste një politikan gjerman pas takimeve me të në vitet 90. Rugova kishte merita të jashtëzakonshme në orientimin politik të shqiptarëve të Kosovës në fillim të viteve 90 dhe në artikulimin e kërkesave për liri e pavarësi. Të huajve, sidomos amerikanëve dhe gjermanëve, u pëlqente ky intelektual me pamje të Woody Allenit, i cili dallonte aq shumë me dukje dhe me fjalë nga politikanët e etur për luftë si Slobodan Milosheviqi e Franjo Tugjmani. Por, mitizimi i Rugovës, siç e praktikojnë disa në LDK, duke përfshirë edhe Sejdiun, bëhet sot vetëm për luftë të pandershme politike. Kësaj i thonë të bësh politikë postmortale me Rugovën. Sa më parë që ndërpritet nekrofilia politike me Rugovën, aq më mirë për LDK-në. Mbështetësit e vërtetë të LDK-së duhet t’i besojnë analizës së kristaltë të aktivistes së LDK-së, Donika Gërvalla, e cila sa i përket konfliktit mes Bukoshit dhe Rugovës në intervistën e saj të famshme dhënë kryeredaktorit të “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, dhe emetuar në KTV pati deklaruar: “Nuk mund të heshtet se pati fërkime jashtëzakonisht të mëdha dhe pati qëndrime të cilat unë nuk i kam kuptuar nga asnjëra palë, sepse në fund të fundit të dyja palët kishin një qëllim pozitiv dhe të dyja palët punonin për [çdo] ditë për arritjen e atij qëllimi pozitiv dhe me metoda që ishin mjaft të ngjashme, pothuajse identike. (...) Të dy [Rugova dhe Bukoshi] do të duhej të kishin gjetur mundësinë të uleshin dhe të zgjidhnin problemet e tyre, sepse nuk kanë qenë probleme mes Qeverisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai ka qenë problem mes Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit dhe mënyrës jokompatible që ata kanë pasur mes vete në komunikim”.
E dyta: në lidhje me akuzat për manipulim të mjeteve të Fondit të 3-përqindëshit është indikative se kjo Sejdiut i është kujtuar vetëm pasi e humbi garën për kryetar në Kuvendin e LDK-së në vitin 2010. Përse ai nuk kishte asnjë problem që derisa ishte president i Kosovës ta mbante këshilltar për ekonomi këtë “alamet vjedhës” siç na qenkësh Isa Mustafa? Derisa në asnjë fond, qoftë ky i Qeverisë në ekzil, fondi “Vendlindja thërret” apo fondi i Achenit i LDK-së, nuk mund të përjashtohen keqpërdorimet, madje as vjedhjet, e vërteta e madhe është kjo: pas luftës klasa politike e Kosovës ishte tejet e zellshme për të shmangur çdo hetim të fondeve. Këtu të gjithë u bënë bashkë – “krahu i luftës” dhe “krahu i paqes”. Për fondin “Vendlindja thërret” nuk dha askush llogari të bindshme, ndërsa raportin e punës të Fondit të 3-përqindëshit menjëherë pas luftës e miratoi dhe e bekoi Kuvendi i Republikës së Kosovës (i dominuar nga LDK-ja). Fatmir Sejdiu ka qenë deputet në atë Kuvend, i cili në vitet 90 nuk u mblodh kurrë për shkak të “masave okupuese të Serbisë”, siç tingëllonte nganjëherë arsyetimi banal. Në atë kohë, kur Kuvendi e miratoi punën e përgjegjësve të Fondit të 3-përqindëshit, deputeti Sejdiu nuk është dëgjuar të kërkojë hetim të gjerë, as nuk kishte bërë aludime se mund të jenë keqpërdorur mjetet, sepse një akuzë e tillë do të shtronte pyetje shtesë, për shembull: ai i ka menaxhuar si duhet LDK-ja financat në vitet 90? Ky monolog i Sejdiut për fondin e Qeverisë në ekzil, i përkrahur edhe nga ndonjë ahmak nga diaspora dhe nga ndonjë i punësuar prej birit të tij në PTK, ka të bëjë edhe me mungesë sinqeriteti: sikur Isa Mustafa të mos kishte fituar në garën për kryetar të LDK-së, Sejdiut do t’i zihej fryma duke e lavdëruar atë si kuadër të rëndësishëm në fushën e ekonomisë. Po të ishte i sinqertë Sejdiu do të tregonte po ashtu se pas luftës ka qenë Ibrahim Rugova që e ka ftuar në shtëpinë (selinë) e tij Isa Mustafën dhe i ka ofruar drejtimin e Departamentit të financave që në atë kohë funksiononte në bashkëqeverisje me UNMIK-un. Pas luftës Rugova e quante Qeverinë e Bukoshit dhe Mustafës si të vetmen me legjitimitet. Në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 9 gusht 1999 Rugova deklaronte: “Thaçi ka krijuar një Qeveri pa miratimin tonë. (...) Deri në zgjedhje ne, pra Lidhja Demokratike, e përkrahim Qeverinë Bukoshi”. Ndërsa sa i përket kohës kur Isa Mustafa ishte ministër i Financave në Qeverinë Bukoshi, Donika Gërvalla në intervistën e lartpërmendur për KTV-në thoshte: “Unë e mbaj mend Isa Mustafën si një njeri jashtëzakonisht korrekt, me faturat e 3-përqindëshit, me ato punët me të cilat merrej”. Në pyetjen nëse ka pasur keqpërdorime të Fondit, Gërvalla përgjigjet: “Nëse kërkoni përshtypjen time shumë personale, unë them që jo, sepse unë e kam parë se në çfarë forme ka punuar [Isa Mustafa]. Unë nuk e kam përshtypjen që të hollat e Fondit të 3-përqindëshit janë shpërdoruar”. E vetmja gjë që Gërvalla kritikon është se si Bukoshi, ashtu edhe Mustafa nga frika se dikush do t’i akuzonte se mund të ketë pasur shpërdorime të parave ngurruan të financojnë disa aktivitete të rëndësishme. Këtu në radhë të parë mendohet në mbështetjen e atyre që ishin të gatshëm për rezistencë të armatosur kundër Serbisë dhe që vepronin në kuadër të LDK-së. Bukoshi dhe Mustafa po ashtu ngurruan të japin para për krijimin e kuadrove, gjë që më vonë, pas çlirimit të Kosovës, u vërejt si hendikep i madh në radhë të parë i LDK-së. I mbetet opinionit t’u besojë deklaratave të një aktivisteje aq vetëmohuese si Donika Gërvalla apo përrallave të Fatmir Sejdiut dhe pionëve të tij.
E treta: ekziston një fushatë primitive kundër Isa Mustafës me akuza se kinse paskësh qenë “anëtar i Qeverisë së Rrahman Morinës”. Kjo është shpifje dhe gomarllëk astronomik. Rrahman Morina drejtonte Lidhjen e Komunistëve të Kosovës si kuadër i dëgjueshëm i Serbisë. Qeveria e atëhershme e Kosovës, pra Këshilli Ekzekutiv Krahinor, anëtar i të cilit ishte Isa Mustafa, u hoq nga pushteti me dhunë institucionale nga Beogradi. Të shohim këtu se ç’thoshte Ibrahim Rugova për këtë Qeveri: “Qeveria e Kosovës u dëbua nga selia e saj me polici, delegatët dhe anëtarët e Parlamentit tani po ndiqen penalisht, shumica janë arratisur dhe gjenden në ekzil” (cituar nga intervista dhënë gazetës gjermane “tageszeitung” të Berlinit më 22 qershor 1991). Pjesë e së vërtetës mbi të kaluarën është po ashtu se edhe Fatmir Sejdiu ishte anëtar e funksionar me perspektivë i Lidhjes së Komunistëve. Për këtë nuk duhet të gjykohet hiç, sepse për aq sa dihet publikisht ai nuk ka bërë ndonjë mëkat. Fundja, politikanët më cilësorë në Slloveni vijnë nga krahu reformator i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Përveç fushatës se kush çfarë ka qenë në të kaluarën ekziston edhe një “luftë citatesh” se kush çfarë ka thënë, në kontekst të kohës, për Josip Broz Titon. Por, këtë fushatë e bëjnë kryesisht bastardët politikë të Enver Hoxhës në Kosovë, ata që mendojnë se të lavdërosh njërin prej vrasësve më të mëdhenj të kombit shqiptar është punë e moralshme, ndërsa të thuash se Tito së paku pas vitit 1970 nuk e pengoi aktivisht përparimin e Kosovës na qenka kiamet, tradhti kombëtare. Kjo, natyrisht, nuk e amniston Titon nga krimet që regjimi i tij i ka kryer kundër shqiptarëve, duke u nisur nga masakra e Tivarit e këtej. Megjithatë, më i zëshmi në pranimin e meritave të komunizmit jugosllav të Titos në përparimin e Kosovës së fundi është akademik Rexhep Qosja. “Udhëheqja e Kosovës, me më të shquarit e saj, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe Mahmut Bakalli, duke u mbajtur me kroatët e sllovenët, kishte arritur të krijonte rrethanat politike dhe shoqërore për realizimin e atyre të arriturave që përmenda”, i tha Qosja ditë më parë portalit të ish-gazetës së shtypur “Express”. Tito ishte gjysmë kroat, gjysmë slloven. Si arritje të mëdha Qosja përmendi shkollimin në të gjitha nivelet dhe zhvillimin ekonomik, industrial dhe kulturor të shqiptarëve të Kosovës.
6.
Polarizimi primitiv e çon LDK-në drejt shkatërrimit të sërishëm. Ky duket se është edhe interesi i grupit të Fatmir Sejdiut, kuptohet për një copë të vogël pushteti, siç ekzistonte dhe siç e shijonin në kohën e “Zanzibarit”, atëherë kurPDK-ja tallej me LDK-në. Autorët e këtij polarizimi dhe shkatërrimi të LDK-së sorollaten qe 23 vjet nëpër parti (shih rastin e Eqrem Kryeziut që për 23 vjet është padron i Degës së LDK-së në Prizren ose rastin e sundimtarit shumëvjeçar të Prishtinës, Sami Hamiti): këta nuk janë e ardhmja e LDK-së! Këta nuk mund të pajtohen që në LDK rol prijës do të luajnë apo mund të luajnë Donika Gërvalla, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani-Sadriu etj. Por, të gjithë mbështetësit e LDK-së duhet të pajtohen se pas Isa Mustafës LDK-ja mund të mbijetojë politikisht vetëm nëse drejtimin e saj e marrin personalitete të dëshmuara, të përkushtuara dhe përfaqësues të një gjenerate të re, me mendje të hapur dhe kritike, me gatishmëri për beteja të ashpra politike dhe me projekte të bindshme politike dhe ekonomike, që Kosovën e përgatisin për të gjetur vendin mes kombeve të lira e të mira, në Bashkimin Europian. Kjo ka qenë ëndrra e madhe e Ibrahim Rugovës. Këtë ëndërr Rugova ia ka lënë në duar “brezit të pavarësisë”, siç i quante të rinjtë pothuaj në çdo paraqitje publike. Sejdiu dhe grushti i vogël i mbështetësve të tij mund të vazhdojnë të tregojnë legjenda se gjoja Amerika dhe Bashkimi Europian e larguan atë nga posti, sepse paskësh qenë kundër koncesioneve ndaj Serbisë. Por, Sejdiu tha në “Interaktiv” të KTV-së se LDK-ja “ka qenë konstruktive në marrëveshje [me Serbinë] dhe ka bërë mirë, sepse po flitet për vendin tonë dhe për fatin tonë”. Në këtë situatë qesharake të krijuar nga ambiciet absurde të Sejdiut për pushtet personal kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka disa detyra: të reformojë partinë, të mos lejojë që bijtë e tij të imitojnë të bijtë e Sejdiut, të mos japë deklarata absurde (“Prishtinën e fitoj me duar në xhepa”) dhe t’i luftojë të gjithë ata që vajtojnë për rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë - jo pse humbi Isa Mustafa, por pse disa dinozaurë të LDK-së i humbën mundësitë për të vjedhur. Sejdiu i është gëzuar humbjes se Isa Mustafës, por jo edhe humbjes së Komunës së Prishtinës, e cila ka qenë burim për pasurim të shumë zyrtarëve të LDK-së. Mirë që fitoi kandidati i LDK-së, pardon VV-së, Shpend Ahmeti.
robelli@bluewin.ch

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ENVER ROBELLI - Mbrojtësit e kriminelëve në vitin 2015
» Enver Robelli: Të humbur në torishtë
» Enver Robelli:Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët
» Argëtim:Enver Robelli: “Daja Rrah“ dhe “Zeq Uji“
» Enver Robelli:Një fushatë e egër kundër drejtësisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi