Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje

Shko poshtë

SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje Empty SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 11, 2014 2:21 pm

SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje 1384179_10202100511337196_803659207_n
SHEFQET DIBRANI

Ky shkrim është parathënie e librit "11 MINUTA PARA ORËS '00", botuar në vitin 2011. Libri i ka 570 faqe, mjaftë ilustrime, faksimile e dokumente, 613 fusnota me mbi 700 referenca dhe citime.
Ata që duan ta dinë pse LDK-ja nuk shënoi fitore
 bindse dhe pse humbi në Prishtinë. Që duan t’i dinë fajtorët me emër dhe mbiemër, shkaqet dhe pasojat, po më shumë ata që duan të mësojnë për LDK-në, i këshilloj që ta lexojnë këtë libër.
Shfrytëzoj edhe rastin ti ftoj publikisht gazetat dhe mediat elektronike dhe të shkruara të mos e injorojnë më tutje, pasi që analizat kanë rezoltuar të sakta dhe do t’i ndihmonin edhe tani LDK-së dhe partive të tjera për t’u reformuar!

Autori!

SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje 1000001_10202904263470497_1876380978_n

NË VEND TË NJË PARATHËNIE
(e shkruar më 25 tetor 2010)

Shpresoja se këto shkrime do të shërbenin për reformat demokratike në LDK, pasi ishte planifikuar që ky libër të publikohej në fillim të nëntorit 2010, përkatësisht në prag të Kuvendit VII zgjedhor të LDK-së, i cili për shkak të rrethanave politike që u krijuan në Kosovë u mbajt më 7.11.2010. 
Siç thamë, ngjarjet rrodhën ashtu si rrodhën, kurse libri mbet të publikohej më vonë. Dhe kjo “më vonë?!”, ishte pas përmbylljes së kapitullit “reformues?!” në LDK, veçmas pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 12 dhjetor 2010 .
Libri “11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, është sajuar nga shkrimet, reagimet, analizat dhe komentet që kanë pasur të bëjnë kryesisht me zhvillimet politike brenda LDK-së, që nga viti 1993 e gjerë në vitin 2010. Këto shkrime paraqesin një pjesë të angazhimit tim publik, përkatësisht janë komente e trajtesa që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe reformat partiake. 
Jo rrallë janë shkruar me një ton të ashpër e mjaft kritik, duke shprehur revoltë e mospajtim me kahet e zhvillimit partiak të LDK-së, reforma këto që nuk u bën kurrë, ndonëse rrjedha e keqe brenda LDK-së këtë parti e ka katandisur duke e vënë në buzë të greminës.
Libri deri në një masë qartëson pikëpamjet e mia, ku do të shpreh revoltën qytetare për kursin negativ që ka ndjekur Kryesia Qendrore e LDK-së, sidomos kjo që erdhi në krye të Partisë në një kohë rrëmujë, po veçmas pas instalimit të Fatmir Sejdiut kryetar i saj. 
Që nga shkrimi analitik “A DO TA KAPËRCEJË LDK-ja YLBERIN” , shkruar më 15 maj 2000, (për një tubim të Nëndegës së LDK-së në Bernë, me porosinë e z. Hajdar Sadrija, i cili për një kohë të gjatë ishte edhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër), ku në cilësinë e njohësit të zhvillimeve politike, bëra publike pikëpamjet e mia, duke shprehur papajtuesh-mërinë me mënyrën e udhëheqjes që bënte Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila që pas mbarimit të luftës nuk qe në gjendje të reformohet, dhe të marrë fatin e Kosovës nën udhëheqjen e vet, dhe as të bëjë politikë të mirëfilltë karshi zhvillimeve politike që bëheshin në Kosovë, në kohën kur pritej e besohej se vetëm filozofia politike e LDK-së do ta shpjerë Kosovën në një realitet të ri .
Shkrimi, përkatësisht analiza në fjalë mbetet aktuale jo vetëm sot e kësaj dite, por deri sa të bëhen reformat e njëmendta, dhe gjerë atëherë kur kjo parti të dalë nga kolapsi dhe amullia politike.
Një syth tjetër i kushtohej Presidencës dhe Kryetarit të Partisë z. Fatmir Sejdiu , analiza këto të publikuar vetëm pak muaj para se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të jepte mendimin e saj se Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese . Sepse në kulturën politike shqiptare ekziston një lloj “meritokracie që qëndron në themelet e demokracisë. Meritokracia është një mjet i panjohur tek ne shqiptarët, prandaj ekziston kjo kulturë e përhapur e shkeljes së ligjit, duke u fshehur pas imunitetit” . E fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite Kosova nuk ndërtoi sistemin e një shteti kushtetues. 
Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, kurse më vonë ai do ta humbë edhe postin e kryetarit të LDK-së . Edhe këto shkrime rezultuan të sakta, por që kanë determinuar fajtorin me emër e mbiemër, për dëmin që ua shkaktoi proceseve demokratike, veçmas LDK-së s’ka asnjë dyshim. 
Kapitull më vete janë reagimet dhe trajtesat për sjelljen kontroverse të dr. Bujar Bukoshit dhe të dr. Isa Mustafës. I pari politikani më pa principe që nga themelimi i LDK-së, njeriu më manipulues dhe më përmbysës i të gjitha vlerave demokratike që kultivonte kjo parti në Kosovë. Jo vetëm kaq Bukoshi mbetet personaliteti më i keq, që i ka shkaktuar dëme kolosale LDK-së. Ai është përgjegjësi nr. 1 për përçarjen e Faktorit Ushtarak edhe në kohë lufte. Ndërsa Isa Mustafa është tipi i intelektualit më dinak, i cili mund të transformohet në pesëdhjetë fytyra e në pesëdhjetë mënyra për të arrit qëllimin e tij. Por në rastin e LDK-së, Isa Mustafa mund të llogaritet fajtori më përgjegjës për rikthimin e strukturave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë brenda kësaj partie. 
Sado që mund të supozohet për reforma që do t’i bënte ai, unë për vete jam skeptik, pasi ai tërë jetën e tij, (sidomos për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës), ka qenë krah i djathtë i Bujar Bukoshit me të cilin kanë investuar para e mund për ta dobësuar e shkatërruar LDK-në. Pra, ai është njeriu që ka mundur t’u përshtatet më së miri të gjitha regjimeve pushtuese dhe përsëri ka dalë i paprekshëm, dhe madje i privilegjuar, për të ardhur po aq i paprek-shëm edhe në postin e kryetarit të LDK-së .
Në anën tjetër Bujar Bukoshi mbetet edhe zyrtari më i korruptuar dhe shkelësi më i madh i të gjitha ligjeve dhe rregullave shtetërore e kushtetuese të një vendi. Ai është shpërdoruesi më i madh i buxhetit të shtetit. Ai bashkë me Isa Mustafën kanë privatizuar paratë e shtetit në Fonde Private (UFORK) , ku flitet për disa qindra miliona marka gjermane të cilat nuk kanë qenë pasuri e tyre, por që i kanë investuar sipas tekeve dhe qejfeve, dhe mbase në dëm të LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim. 
Tashmë mund të shtrohet pyetja për lulëzimet e bizneseve të pafundme që kontrollojnë këto dy personalitete, ku i kanë rrënjët?! Por, për t’u bërë paradoksi edhe më tragjik e gjithë kjo ka ndodhur para syve të ndërkombëtarëve, para syve të shtetit, dhe para syve të popullit me të cilin tashmë po tallen këta dy zotërinj.
Në anën tjetër dikush nga ky popull u ka duartrokitur, të tjerë u kanë shkuar prapa dhe disa sish janë bërë pjesë e krimeve ekonomike duke i dobësuar hallkat partiake e shtetërore të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian. 
Sipas kësaj logjike që ka ndjekur binomi Bukoshi& Mustafa, secili kryeministër paska të drejtë buxhetin shtetëror ta shndërroj në Fonde private dhe ato para t’i mbajë për vete dhe të investojë aty ku ua do loçka, aty ku ua merr mendja. 
Nëse kjo logjikë do të praktikohej edhe në shtetet më të mëdha, shtetet më të zhvilluara, buxhetet e tyre shtetërore nuk do të ishin kaq të fuqishme, dhe nuk do të tra-shëgonin gjë, sepse sipas binomit Bukoshi&Mustafa secili kryeministër i Kosovës paska të drejtë tërë buxhetin e shtetit që është grumbulluar gjatë mandatit të tij ta kthejë në fonde private dhe ta administrojnë ashtu siç duan, ashtu siç bënë ata, ashtu siç bëri edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave dr. Isa Mustafa në kohën e Bujar Bukoshit, me paratë e shtetit dhe me djersën e mërgimtarëve.
Një pjesë e këtyre trajtesave kanë të bëjnë me propagandën dhe informimin, hallkë kjo për LDK-në mjaftë e ligsht, anemike dhe jofunksionale. Janë marrë edhe disa shkrime si “Flamuri i Kosovës”, “Futurizmi fetar....”, “QIK-u në...” e tjera që kanë të bëjnë pikërisht me veprime e fenomene ku pjesërisht a tërësisht fajtore është edhe Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila vetëm ka heshtur, është bërë tejet anemike duke lejuar që disa procese të marrin kahe ashtu siç nuk duhej ta merrnin. 
Jam shumë i vetëdijshëm se natyra e këtyre kritikave zakonisht nuk dëshirohen të kuptohen drejt, dhe nuk durohen aq lehtë, përkundrazi në shoqërinë kosovare fjala e drejtpërdrejtë të futë në armiqësi edhe brenda partisë. Ndoshta janë këto arsye pse jam detyruar që një kapitull më vete, të sjellë dëshmi për tagrin që kam paguar për angazhimin tim në LDK , dhe gjithë kjo ka ndodhur në kohë krizash, në kohë të pista që kalonte Kosova dhe Kombi ynë në përgjithësi, atëherë kur pjesa dërmuese e këtyre pasanikëve dhe profiterëve të LDK-së bënin punën e djallit, unë kam folur e kam shkruar aq shumë sa nuk mund të përfshihen ato shkrime me një korpus të tërë të “Librave për LDK-në”, (do të nisin pikërisht me këtë botim), për të pasqyruar më mirë, (së pari) zhvillimet e brendshme partiake, e më pastaj edhe një varg aktivitetesh e veprimtarish që kanë të bëjnë kryesisht me LDK-në dhe me zhvi-llimet politike në Kosovë. 
Për mua si veprimtar i LDK-së dhe si autor publik, çmimi ishte tepër i lartë, dhe fal Zotit i kam përballuar me dinjitet. Por dhuna dhe terrori nuk ishin të njëllojta, të njëtrajtshme, ato nisin që nga nënçmimet e deri te dhuna fizike, veçmas torturat psikike që i bënin kundër meje strukturat parapolitike që pretendonin një lloj integrali-zmi jugosllav, që kishin koncepte antidemokratike dhe që triumfuan në Kosovën e paslufte, veçnërisht ato që shtireshin si institucionaliste të komanduara nga eskorta e dr. Bujar Bukoshit dhe ajo e dr. Isa Mustafës që morën kohëve të fundit “Kalanë e LDK-së nga brenda” , dhe ky “pushtim” ndodhi falë injorantëve dhe lakenjve të cilët që prej vitesh po i dimërojnë dimrat, e po i mrizojnë verat në Kryesinë Qendrore të LDK-së, duke u pasuruar në mënyrë marramendëse dhe duke iu shmangur konceptit nacional dhe paqësor që e ka udhëhequr dr. Ibrahim Rugova. 
Them me përgjegjësi se as dhuna fizike, as humbjet familjare, as shkatërrimet materiale që rënduan për vitet të tëra mbi shpatullat e autorit, as puna e rëndë nga e cila nxirret jeta, as një verg problemesh të tjera, nuk ishin të mjaftueshme për këta sehirxhinj, por do të nisin edhe një inkuizicion juridik të llojit të vet, madje në një gjykatë ndërkombëtare . 
Shkas do të bëhet shkrimi “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR” , kundër palaço gazetarit Enver Robelli i cili duke shkelur mirësinë dhe besën, do të nisë një fushatë të egër diskriminuese, madje duke mos zgjedhur rrugë e as mënyra për të lënduar personalitetin e individit e intelektualit, po më shumë për të cenuar personalitetin e mikut që i ndihmoi në fillimet e tija, vetëm pse ky ishte veprimtar i LDK-së. Me kalimin e kohës ai do të shquhet për të keq, në emër të një kritike, me shkrime denigruese kundër personaliteteve të njohura të politikës kosovare.
Kjo kastë proletarësh duke mos zgjedhur rrugë e as mjete, duke pas kompleksin e deficiteve morale, dhe qe besa edhe të kapaciteteve intelektuale për t’u përballur me të vërtetën, do të iniciojnë një proces gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih të Zvicrës, duke shpresuar se edhe drejtësinë dhe demokracinë zvicerane do ta instrumentalizojnë ashtu siç patën bërë me sistemin e kalbur juridik serb e jugosllav. Ata bën përpjekje të më pengonin në misionin tim fisnik, ku përmes LDK-së e bëja në shërbim të Kosovës. 
Në atë proces të gjatë e maratonik ka qenë drejtpërdrejtë e implikuar kompania “KOHA” e udhëhequr nga Veton Surroi, (atëherë bashkë me Baton Haxhiun) ku patën siguruar deklarata me shkrim nga Baton Haxhiu në emër të kompanisë në fjalë, Agim Mala , drejtor i gazetës “JAVA SHQIPTARE”, Abdullah Zeneli në emër të Shtëpisë Botuese “BUZUKU” në Prishtinë dhe me një deklaratë me shkrim u solidarizua me këtë grup edhe poeti e gazetari mjaftë kontradiktor Shaip Beqiri i cili jeton në Zvicër, të cilët në saje të përkthimit joprofesional dhe me tendencë që e pat bërë Hans Joachim Lanksch bën që ky proces kundër meje të zgjas për plotë 5 vite, dhe falë Zotit dhe njerëzve të mirë autori i këtij libri do të shpëtoj me faqe të bardhë. Por pa arritur ta zbulojë alibinë e heshtjes që bën gazetat dhe mediat e tjera elektronike, si dhe pa diskutuar kurrë Kryesia e LDK-së e cila ishte mirë e informuar.
Libri mbyllet me dy krijime poetike, (njëra elegji e tjetra poemë ), kushtuar dr. Ibrahim Rugovës dhe me dy punime shkencore për të dëshmuar bindjen dhe njohjen e gjithanshme në të mirë të LDK-së, për të dëshmuar njohjet politike dhe njohjen e kultit të sakrificës që e ka ndjekur Lëvizja Paqësore dhe dr. Ibrahim Rugova, lëvizje kjo që i ka sjellë Kosovës më së shumti rezultate. Kurse në anën tjetër lexuesit për t’i shpjeguar “mllefin?!” i cili nuk bëhet nga urrejtja por nga dëshpërimi i thellë për të gjitha devijimet politike që janë bërë në kurrizin dhe konceptin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sado që jam përpjekur, dhe sado që jam munduar që këto shkrime e komente t’i shoqëroj me një vullnet pozitiv, si një lloj protonizmi , nuk jam i sigurt sa ia kam dalur, gjithmonë e kurdoherë, pasi në këtë teori thuhet se: “Protonizëm, në kuptimin më të thjeshtë, do të thotë të shkruash rreth një vepre letrare apo artistike me qëllim pozitiv, i shtyrë nga dashamirësia jo nga vreri” . Në këtë pikë, ndonëse jo si vepër letrare, por diçka edhe më shumë, dhe kjo është tamam një “Vepër Nacionale”, për të cilën kurdoherë jam përpjekur dhe kam pasur një vullnet pozitiv, jo i mbytur nga vreri, por nga vullneti i mirë për t’i shërbyer pozitivisht Kosovës e LDK-së, në mënyrën më të mirë të mundshme. 
Pavarësisht nga të metat që mund t’i shoqërojnë këto komente, mendoj se libri paraqet një kurs politik, një koncept të pandryshuar, që kam ndjekur që nga dita e anëtarësimit në LDK. Ndërsa kritikat përkitazi me zhvillimet e brendshme politike kanë qenë të vazhdueshme, duke ruajtur një vizion të qartë që nga fillimi e gjer më sot.
Pasaktësitë a lëndimet e mundshme kanë të bëjnë më shumë me çastin dhe rastin kur janë shkruar, me mllefin që ka ekzistuar në ato çaste, por jo si një platformë e drejtuar ndaj individit, kushdo që të jetë ai, ndaj shoqërisë sonë që po prosperon drejt së ardhmes së saj demokratike, e ruana Zot të më shoqërojë ndonjë vrer kundër LDK-së në veçanti, dhe Kosovës në përgjithësi. Gjithmonë edhe në politikë jam përpjekur të krijoj një koncept ashtu siç ia kam arritur deri diku edhe në letërsi, tamam siç e ka pote-ncuar për veprën time Flori Bruqi, i cili cilëson se Autori i këtij libri „i prezantohet lexuesit në formë të kompletuar dhe gjithsesi me prirje për një koncept letrar, duke përfshirë mbi 120 vepra letrare, me qindra emra krijuesish e me shumë shënime bibliografike” .
Megjithatë sipas këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK, sipas këtyre devijimeve, dhe duke u bazuar në humbjet e njëpasnjëshme që ka pësuar LDK-ja në disa palë zgjedhje, struktura udhëheqëse e LDK-së duhej të shkonte komplet, dhe Isa Mustafa të mos vinte në kreun e LDK-së. Sepse Kryesia Qendrore e LDK-së duhej të plotësohej me njerëz të mendjes e dijes, e jo me asistentët e Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës dhe të Sabri Hamitit. 
Edhe kësaj radhe LDK-ja, nuk qe në gjendje të dëshmojë se e do Kosovën, nuk qe në gjendje të reformohet dhe të largohet nga bagazhi i së kaluarës, të mos lejojë ikjen e emrave që sado kudo kanë bërë shumë për LDK-në . Përkundrazi LDK-ja shpërbleu humbësit, solli në krye një militant të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë siç është treguar Isa Mustafa qysh në qeverinë e Jusuf Zejnu-llahut dhe ai do ta shkëpus edhe atë fije nervi, atë fije peri, atë pakë shpresë, dhe do ta lëndon, për aq sa do të mundet edhe krenarinë që kishin njerëzit e LDK-së për vijën rugoviane dhe proceset demokratike që po kalonte Kosova. 
Isa Mustafa është instaluar si një despot për t’i mbrojtur pikëpamjet komuniste dhe interesat e një grupi që tashmë e kanë rënduar zullumin ekonomik mbi Kosovën. Pa asnjë dyshim Isa Mustafa do t’ia prishë palcën kurrizore veprimit demokratik të LDK-së, dhe kemi droje në të se do të instalon sojin e tij në institucionet e brishta demo-kratike të Prishtinës, dhe përgjithësisht edhe të Kosovës.
Vetëm “Partitë e shëndosha”, munden të prodhojnë një udhëheqje të shëndoshë dhe të aftë për t’i drejtuar institucionet shtetërore, dhe për ta zhvilluar Kosovën ashtu si duhet, ashtu si ajo e meriton, jo klanet e grupet e involvuara në krimin ekonomik dhe krimin njerëzor . 
Por LDK-ja as kësaj radhe nuk u dëshmua se është e zonja që t’i zhvillojë proceset e brendshme partiake, pa le ato të nivelit shtetëror, për çka ka nevojë Kosova, dhe e ardhmja e saj.
E këtë mendim më së mirë e tregoi edhe verdikti i popullit i cili nuk u mashtrua nga reformat e rrejshme që i inskenuan dr. Fatmir Sejdiu me klanin e tij, dhe natyrisht edhe me ndikimin e akademik Sabri Hamiti, të cilët, sikur ia qitën pelikorin e vdekjes “Frymës Rugoviane” në LDK.

Zvicër, 25 tetor 2010.


SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje 1468700_10202763768958222_153844979_n
SHEFQET DIBRANI:"11 MINUTA PARA ORËS '00"-Parathënje 1463519_10202593705426740_240894766_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi