Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 17, 2014 9:05 pm

 VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n

VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi



Nga vëllimi poetik “BUKË E HIDHUR”

Supet na kafshuan çatajtë e çastit pa emër,
Kur padashur u prekën në mesditë,
Na shtynë, na larguan bulevardit sy verbër.
Dy neonet shikimin kryqëzuan pas nesh,
Dy degë të thara peme kuisën e u këputën mbëdhé.
 
Ti, drejt lindjes. Drejt perëndimit unë,
Në periferinë e zymtë dhe kazanët e mbushur me heshtje,
Shqyer nga qentë e bashkisë që angullijnë përvajshëm.
 
Unë qëndroj buzë besës e numëroj milingonat përdhese,
Vargan duke shtyrë me nofull, të pambrojtura, bukën e tyre,
Kur, vetmisht vras natën e lutem të lindë mëngjese.
 
Me ç’emër e pagëzove “çastin” tonë?
Nuk ma the.
Unë vazhdoj të kërkoj “urën.”
 
E diel 8 dhjetor 2013 ora 21:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – ÇAST PA EMËR DHE URË – Poezi 154483_768166693210845_589933249_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi