Kryeministri Kostas Karamanlis në Tiranë
Faqja 1 e 1
Kryeministri Kostas Karamanlis në Tiranë
Kryeministri Kostas Karamanlis në Tiranë | |||||||
Vizita merr një rëndësi të veçantë pikërisht në momentin kur Shqiperia do të dorëzoje aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE dhe gjatë saj zoti Karamanlis pritet të deklarojë mbeshtetjen për këtë hap që po hedh Shqipëria. Në materialin që vijon u hedhim një vështrim marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat në dy dekadat e fundit, krahas zhvillimit impresionues, kanë njohur edhe periudha tensionimesh. Në janar të vitit 1991, kur Shqipëria po hidhte hapat e parë në rrugën e përmbysjes së regjimit komunist, kryeministri i atëhershëm grek, Konstandinos Micotaqis, ishte i pari shef qeverie i një vendi të bllokut perëndimor që vizitonte Tiranën. Në të njëjtën kohë, mijëra shqiptarë vërshonin në territorin grek, me shpresën se do të gjenin aty tokën e premtuar. Mbështetja që Micotaqis i dha Partisë Demokratike të Shqipërisë që të vinte një vit më vonë në pushtet dhe prania e madhe e refugjatëve shqiptarë në Greqi, ishin dy premisa premtuese për marrëdhëniet dypalëshe, por shumë shpejt ato do të hynin në një rrugë tensionimesh, që do të arrinin kulmin me dy kriza të njëpasnjëshme, në vitet 1993 dhe 1994. Fillimisht ishte deportimi i një prifti gek nga Shqipëia, që u akuzua për veprimtari antishqiptare. Athina zyrtare i ngriu të gjitha kontaktet me Shqipërinë dhe si masë ndëshkuese përzuri rreth 100 mijë shqiptarë, nëpërmjet operacioneve të ashtuquajtura “Fshesa”. Në prill 1994, ndërsa marrëdhëniet po normalizoheshin, një komando paraushtarakësh grekë sulmoi një repart ushtarak shqiptar afër kufirit, me epilog një ushtar dhe një oficer shqiptar të vrarë. Mes akuzave dhe kundërkuzave që vërshonin nga të dy anët e kufirit, qëndronin përsëri emigrantët shqiptarë në Greqi që u përzunë edhe kësaj here në mënyrë masive. Por në mars të vitit 1995 tensioni u kapërcye dhe presidenti i sotëm grek, në atë kohë ministër i Jashtëm, Karolos Papulias, vizitoi Tiranën, ku presidenti shqiptar Sali Berisha, i propozoi nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Traktati u nënshkrua një vit më vonë, në mars 1996, kur Tiranën e vizitoi presidenti i Republikës Helenike, Kostis Stefanopulos. Prej atij momenti, marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës u vunë në një rrugë të qëndrueshme normalizimi, pavarësisht se tensionimet e herëpashershme nuk munguan. Por natyra e tensionimeve nuk ishte e tillë që të rrezikonte ecurinë e marrëdhënieve, të cilat tashmë e kanë konsoliduar trajektoren e tyre pozitive. Nga ana tjetër, tensionimet nuk ndikuan as në vendimin e shpallur si strategjik nga ana e qeverive greke për mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Muajt e fundit u mbyllën disa nga çështjet e mbetura pezull prej vitesh si, një marrëveshje për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë që ranë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, dhe ratifikimi nga ana e parlamentit grek i marrëveshjes së stabilizim asociimit të Shqipërisë me BE-në dhe i protokollit të anëtarësimit në NATO. Një çështje madhore që ende mbetet e pazgjidhur ka të bëjë me pronat e shtetasve në dy vendet respektive, dhe më së shumti të shqiptarëve në Greqi, të sekuestruara si pasojë e ligjit të gjendjes së luftës midis të dy vendeve. Një ligj që, ndonëse është abroguar nga qeveria greke në vitin 1987, ende ruan reminishencat juridike. Një tjetër problem që më së shumti shtrohet në mënyrë mediatike nga pala shqiptare, dhe shumë rrallë nga Tirana zyrtare, është ai i çamëve, të cilin politika greke e quan se nuk ekziston. Athina zyrtare nuk bëri asnjë reagim ndaj vendimit të një gjykate shqiptare, për të dënuar me burg kryetarin e bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht kryetar i organizatës së minoritetit grek, Omonia, Vasil Bollano. Vendimi u shpall vetëm pak ditë para vizitës së kryeministrit Karamanlis në Tiranë. “Në kohë të tjera, një zhvillim i tillë, do të shkaktonte tensionim në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe eventualisht do ta minonte një vizitë në Tiranë të kryeministrit grek”, nënvizonte të dielën gazeta autoritare e qendrës së djathtë Kathimrini. Analistët e shpjegojnë mungesën e reagimit jo thjesht me preokupimin e Athinës për t’u kryer vizita, por më së shumti me faktin se, siç theksojnë, qeveria greke i shtron në një pistë krejt tjetër prioritetet e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në këtë sens, vizita e kryeministrit grek në Tiranë, pritet që t’i zbardhë e t’i konfirmojë këto prioritete. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Karamanlis: Greqia, mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
» Karamanlis, nga Qipro në Shqipëri, pasi Obama u bë i dyti president amerikan që nuk shkon në Athinë pas Ankarasë
» Kastriot Myftaraj: Sa u paguan gjyqtarët e Vlorës nga Bollano, që e dhanë vendimin pesë ditë para ardhjes së Karamanlis
» "Çamëria": Karamanlis refuzoi takimin me ne
» Edhe Kryeministri doktoroi
» Karamanlis, nga Qipro në Shqipëri, pasi Obama u bë i dyti president amerikan që nuk shkon në Athinë pas Ankarasë
» Kastriot Myftaraj: Sa u paguan gjyqtarët e Vlorës nga Bollano, që e dhanë vendimin pesë ditë para ardhjes së Karamanlis
» "Çamëria": Karamanlis refuzoi takimin me ne
» Edhe Kryeministri doktoroi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi