AGIM GASHI:KURRKUSHËT
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:KURRKUSHËT
AGIM GASHI:KURRKUSHËT
Po sa keq që e ndjen veten
Kur t´lavdon a t´qesh kurrkushi
Kur t´miklon
Është paturpësi
M'u aty nis të sundojë
Filozofi e kurrkushëve
“Unë si unë, si unë askushi“
i vetëknaqur deri n'marri
Edhe kur fama e tij
tejetej ka shpërthy
As n'kufijtë e mëhallës së tij s'ka mbrri
Dhe as syri hijen në s'ia kap
Kurrkushët formojnë harmoni kolektivitet
Pa rënë dakord me askënd
Digjen pa i parë askush
Imitojnë diktatorët
Nuk duken askund
Por duan të dëgjohen
Kur loja merr fund
Sort mbi sortë
E kurrkush mbi kurrkush
Takon sa të duash
Në tokat e atdheut tonë
Halabak e mahlukat
Me nga dy shkronja në xhep
Renditen si treni i Rezallës
Bëjnë hyxhym si qent e Muqivërrcit
Mbajnë ligjërata si gjelat e Komaranit
Pa ja ditë takatin vetes
Duke u ngulfatë n'hiperinflacionin
E muhabeteve t'veta
Kurrkushët edhe këndojnë
Tallavas me sy mshelë ia thonë
Edhe poezi shkruajnë
Duke mos ditë as ku me ja nisë
E as ku duhet të përfundojë
Dhe ngulin këmbë bylmezat
Se e zbuluan edhe…
As vetë s'e din de
O ti askush e mik i kurrkushit
O ti kalemxhi me dy shkronja në xhep
Kameleon mbi kameleonët
O halabak e përqyrran
Që veç ndër thashetheme jetoni
Prandaj s'dini as të mendoni
Se në Kosovë ende
të zhdukurit nuk u gjeten
Se të varfërit po shtohen
E atdheu përditë me ju humb dritën
II
Pse kështu e si kështu
Miqët e mi të djeshmit e të sotmit
Dikur bënin punën e huaj
Ata të Stalinit ua kthyen shpinën
Këta mbetën stalinista
Edhe ata të Maos i nënçmuan
Këta prap mbetën maoista
Prej kopilave të haremeve shekullore
Kjo tokë kurr të mira nuk priti
Shkëputja nga e kaluara nuk është e lehtë
Çdo gjë na e shtrojnë edhe sot në sofër
Me habitoren nën sqetull
Eh çka neve na la diktatura
Si na e fshiu trurin për së gjalli
Na vdisnin shkrimtarët e kombit
Memzi e përcjellin dyzet veta
Pa ia thënë asnjë fjalë shqip
Te varri vetëm hoxha belbëzin
Disa fjalë në gjuhë të huaj
Që as dreqi s'i kupton
I vetmi popull jemi
Që yndyrën e kombit njeri
I mbysim për së gjalli
I nderojmë për së vdekuri
Ma vonë e mbysim dy herë
Përfundimisht me i harru
Gjakprishurit e kombit në pushtet
Si dikur ashtu edhe sot
Na i shpallin poetët tanë
Fashista e udbash
Dhe mu ka mbushë mendja
Dhashtë Zoti të mos jetë kështu
Se kurrqyshët tanë
Më parë pranojnë të bëhen
Diktator edhe në tualet
Se sa ta nderojnë e t'i heqin kapelën
Një vlere kombëtare
III
Edhe nga mërgimi na doli një bejtexhi
Kalemxhi që shkruante bejte shumë
Kritokonte A.Sh. e shumë të tjerë
Mendonte i shkreti S.K
Se duke kritiku kolosët
Ia rritë vetes namin
A.Sh. më nuk është në mesin tonë
Por kalemxhia vazhdon me ndytësi
Kundër kolosëve
Duke pshurr e dhjerë
Me atë gojën e vet qenef
Vonë e ka ky kalemxhi
Me u bë i madh, por as njeri
Sa kriminel bëhen klandestinët
E në zemër të Kosovës
Kurrkushët me kurrqyshët
I bëjnë prap vend Serbisë
27.01.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Agim Gashi:Ser graves&Agim Gashi:Jetë varri
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Agim Gashi:Ser graves&Agim Gashi:Jetë varri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi