Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zuhdi Hajzeri:Islami burim paqeje dhe jo frymëzim terrorizmi

Shko poshtë

Zuhdi Hajzeri:Islami burim paqeje dhe jo frymëzim terrorizmi Empty Zuhdi Hajzeri:Islami burim paqeje dhe jo frymëzim terrorizmi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 10, 2014 12:12 am

Zuhdi Hajzeri:Islami burim paqeje dhe jo frymëzim terrorizmi 1794679_689152601128947_145471546_n


Islami burim paqeje dhe jo frymëzim terrorizmi


Zuhdi Hajzeri


Termi “islam” e ka rrënjën te fjala arabe “selam” që do të thotë paqe dhe shpëtim. Myslimanët përshëndeten me shprehjen “paja qoftë me ju” , që nënkupton se islami është feja e sigurisë dhe paqes.
Feja islame duhet të kërkohet tek burimet e saja dhe përfaqësuesit e vërtetë gjatë historisë, jo përmes veprave të një minoriteti të vogël që e shtrembëron atë. E vërteta është që në islam nuk ka fanatizëm apo detyrim. Islami është fe e cila është plote mirëkuptim dhe toleranca.
Shkaktar që disa myslimanë apo institucione islame e kuptojnë gabim Islamin, dhe janë përfshirë në sulme terroriste anembanë botës, duhet kërkuar jo në Islam, por te njerëzit, në keqinterpretimin e tyre dhe në faktorë të tjerë. Islami nuk është një fe e terrorizmit, dhe çdo mysliman që e kupton drejt atë, nuk mund të jetë ose të bëhet një terrorist.
Mendimtari Fet-hullah Gylen thotë : “Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur'ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut”.
Muhamedi a.s. gjithmonë tregonte respekt për të tjerët, shkaku që sot njerëzit janë duke thënë që Islami është lëndues për të tjerët, do të thotë që ata nuk kanë kuptuar drejt Profetin. Ne Islam nuk ka asnjë hapësirë për urrejtje ose armiqësi.
Është gabim i tmerrshëm që Islami, i cili është bazuar në parime te paqes, sigurisë, dashurisë dhe respektit te tjerëve te shihet si i njëjtë me terrorizmin. Ky është një gabim i madh historik, nëse një sistem i bazuar në paqen dhe sigurinë barazohet me terrorizmin, kjo tregon që njerëzit akuzojnë pa e njohur thelbin e Islamit
Realiteti është që në Fenë Islame nuk ka fanatizëm apo detyrim. Islami është feja e mirëkuptimit dhe tolerancës.
Islami është i ekuilibruar, i hapur dhe universal, në fushën e të drejtave të njeriut.
Islami i nderon krijesat njerëzore me titullin e "zëvendësit të Zotit." Përveç kësaj, Islami thotë që, nga ligjet e Zotit, çdo gjë në qiell dhe në tokë është e dobishme dhe në të mirë të njerëzimit nëse përdoret në një rrugë legjitime.
Konfliktet e sotme nuk janë luftëra ose konflikte fetare. Por, fatkeqësisht, ato përdorin justifikime fetare. Megjithatë, duhet theksuar se feja në vetvete nuk është shkak për konflikte, por mund të përdoret si një faktor dhe si një simbol në konflikte.
Ata që janë aktivë në kisha, xhami apo vende të tjera të adhurimit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të parandaluar që feja të përdoret për t'i hedhur benzinë zjarrit që mund të shkojë në konflikte të hapura.
Islami i pranon fetë tjera dhe tregon se popujt e krijojnë paqen e Zotit sa herë që përpiqen që të kenë një sjellje morale dhe të ndihmojnë tjetrin. Islami mëson se njeriu duhet të jetë burim i paqes dhe ashtu siç kërkon paqen për veten duhet ta kërkojë edhe për të tjerët.
Profeti Muhamedi a.s. ka thënë : “Duaj për të tjerët atë që do për veten tënde dhe ti atëherë do të jesh një mysliman i mirë”.
Islami e konsideron vrasjen e një personi të vetëm të njëjtë me vrasjen e gjithë njerëzimit, ashtu si një jetë simbolizon jetën e të gjithëve, prandaj, shpëtimi i jetës së një personi të vetëm është i njëjtë me shpëtimin e jetës së të gjithëve.
Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm. ( Fet-hullah Gylen).
Çdo veprim terrorist, nuk ka rëndësi kush e bene ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Islami respekton të drejtat individuale dhe deklaron qartë që asnjeri nuk mund dhunohet, edhe nëse kjo është në interes të komunitetit.


Autori (Master i komentimit te Kur’anit, imam në qytetin e Pejës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi