Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofra politike

Shko poshtë

Sofra politike Empty Sofra politike

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 8:56 pm

Sofra politike

Sofra politike C,_preje-490x320

Përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë vlerësojnë se dreka mes Presidentit Sejdiu dhe Familjes Rugova ka karakter politik, disa muaj përpara se kosovarët t’u drejtohen kutive të votimit. Naser Rugova i quan të pamoralshme tendencat që krizat në LDK të mbulohen me emrin e Presidentit Rugova. Astrit Haraqija thotë se dreka nuk ishte politike, ndërsa lutet që ajo të përsëritet shpesh.

Nga Leonard Kerquki

Pakkush i beson pretendimit të Presidencës së Kosovës që dreken e së shtunës mes Familjes Rugova dhe asaj Sejdiu ta paraqesë thjesht si një ngjarje që reflekton miqësinë mes këtyre familjeve të rëndësishme ose obligimin institucional të përkujdesjes.

Përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë konsiderojnë se prapa ftesës së Presidentit aktual fshihet tendenca e përdorimit të figurës së Presidentit të ndjerë, tash kur zgjedhjet lokale po afrojnë.

Naser Rugova, deputet i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, këto pretendime i cilëson si të pamoralshme.

“Tendencat që krizat e thella që kanë kaluar LDK-në, të mbulohen me emrin e Presidentit Rugova, me varrin e tij, me familjen e tij, konsideroj se janë të pamoralshme”, ka thënë Rugova për Express, të dielën.

Sipas tij, është obligim moral dhe institucional i Presidentit Sejdiu që të përkujdeset për Familjen e Presidentit të ndjerë, por ai është i bindur se dreka e djeshme nuk kishte këtë qëllim.

“Këtë drekë unë e konsideroj gjë normale. Por, duke i parë zhvillimet në partinë që e udhëheq Presidenti aktual, shihet që elemente të caktuara pretendojnë të fshihen prapa figurës së Presidentit Rugova”, ka thënë Naser Rugova, duke shtuar se tendenca të tilla u shfaqen edhe në zgjedhjet e 2007, por që nuk patën sukses.

Deklaratat e Naser Rugovës kundërshtohen fuqishëm nga Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

“Ishalla e bëjnë traditë edhe më shpesh të drekojnë së bashku. Megjithatë, unë e di se ata edhe më përpara kanë drekuar së bashku”, ka thënë Haraqija, për Express, të dielën.
Ai ka përjashtuar çdo kontekst politik të kësaj dreke.

“Jo, s’do të thosha. Unë them se është mirë që Presidenti Sejdiu po e respekton Familjen Rugova. Ne e kemi pasur afrinë gjithmonë, e jo vetëm sot. Ne kemi pasur kontakte të çdoditshme me Familjen Rugova. Unë përjashtoj çdo kontekst politik të kësaj dreke”, ka thënë Haraqija.

Analisti Mufail Limani konsideron se dreka e djeshme mes Familjes Rugova dhe asaj Sejdiu ka karakter të pastër politik.

“Kjo patjetër që ka një relevancë politike dhe nuk mund të kuptohet në asnjë mënyrë si ngjarje private. Kjo për faktin se figura e Presidentit Rugova ende ka një relevancë te elektorati i dikurshëm i LDK-së”, thotë Limani.

Pasardhësit politikë të Ibrahim Rugovës nuk kanë pushuar së përdoruri emrin e tij, me qëllim të përfitimit të votave. LDK-ja dhe LDD-ja vazhdimisht janë thirrur në emrin e tij. E madje, në zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2007, LDK-ja kishte nxjerrë në pano portretin e Presidentit të ndjerë.

Megjithëkëtë, kjo nuk i pat ndihmuar LDK-së.

Analisti Mufail Limani mendon se LDK-ja duhet të paraqesë para elektoratit ofertë të mirë politike dhe të mos jetë më peng i së shkuarës.
“Njeriu ka vdekur, jeta ka shkuar tutje, por LDK-ja ka mbetur peng i një kohe të shkuar”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi